Psikologjia e Ramazanit

84

Muaji i Ramazanit ngërthen në vetvete një konglomerat vlerash. Në aspektin psikologjik është muaji më frytëdhenës përsa i përket shëndetit mendor. Qetësia që e mbush shpirtin dhe psikikën gjatë këtyre ditëve, duke argjëruar për hir të Zotit, e boshatis mendjen nga dashuria për materialen. Dhikri apo përkujtimi që i bëhet Allahut në këtë periudhë të shenjtë është një formë meditimi shumë e dobishme për çlodhjen dhe ripërtëritjen e qelizave të trurit. Meditimi është koha që një individ shpenzon për të menduar rreth ekzistecës së tij, veçanërisht është një lidhje shpirtërore që buron nga natyra e njeriut për të ndjkur rrjedhën e shpirtit dhe afërsinë e tij me Zotin. E megjithatë në ditët e sotme fasting-in-islam-03ka shumllojshmëri meditimi, të cilat janë zinxhir vijues të meditimit më të rëndësishëm dhe dobiprurës, meditimi që individi bën për fenë, për krijesat, për kuptimin dhe vlerën e tij në kozmos. Të kuptosh arsyen pse ke ardhur në këtë botë dhe cilat janë detyrat e tua si individ ndaj Krijuesit e më pas ndaj familjes e shoqërisë, jo vetëm që e plotësojnë boshësinë e ekzistencës, por e bëjnë njeriun të ndihet një qenie me detyrime dhe përgjegjësi. Janë pikërisht këto ndjesi dhe ky raport me Zotin që e rrisin nivelin personal në një nivel më të lartë në atë të përkatësisë duke u ndierë pjesë e një tërësie jo vetëm nacionale, por globale.

Religjone të ndryshme në botë e praktikojnë meditimin si një disiplinë spirituale dhe formë e zbutur e asketizmit. Markus Aurelius, filozofi grek, ishte një kampion i artit të meditimit. Në fakt ai i la njerëzimit një libër mbi meditimin i përbërë nga dymbëdhjetë volume librash shkruar mbi moralin si çelës i meditimit dhe efketet e tij kuruese në shoqëri. Në politikën domestike Markus Aurelius ishte mbrojtësi i të varfërve për ta ndërtonte shkolla, jetimore, spitale  duke e ulur gjithashtu pagesën e taksave. Si një filozof ai mbahet mend për rëndësinë që i dha jetës meditative mbushur me vlera morale dhe impaktit shërues që morali dhe meditimi kishin mbi shpirtin. Sipas tij qëtesia e njeriut buron vetëm nga një jetë e moralshme e mbushur me urtësi, drejtësi, determinim dhe vetëkontroll (Enkarta Enciklpoedia). Gjatë muajit të Ramazanit njerëzit shtyhen drejt meditimit dhe jetës së morlashme me fuqimisht duke i bërë ata të ndërgjegjshëm për varfërinë e të tjerëve dhe mirësitë që Zoti u ka falur.

foto 1Në ditët kur njeriu lë mënjanë pijen, ushqimin dhe dëshirat seksuale nga mëngjesi deri në aksham, përqëndrimi i tij i përkushtohet tërësisht adhurimit të Krijuesit. Një pastërim si fiziologjik, ashtu edhe psikik thyen monotoninë e përditshmërisë që ka reflektuar në jetën e njeriut për një vit të tërë. Është e vërtetë se ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe thyerja e rutinës së halleve ditore, duke u zëvendësuar me mirënjohjen që besimtari i shpreh Allahut për bukën, ujin, familjen dhe strehën e mbushin njeriun me pozitivitet dhe shpresë. Adrenalina e festës rrit nivelin e serotoninës në gjak duke pasur efekte të menjëhershme tek humori. Serotonina është një neurotrasmetues mesazhesh përmes sinapseve, e cila është përgjegjëse për gjendjen e humorit të njeriut duke u çliruar nga rruazat e kuqe të gjakut me impakt të fort në sistemin nervor.

Mirësitë mjekësore që janë zbuluar nga shkencëtarët rreth meditimit janë të shumta. Shekuj  më pare, e edhe në ditët e sotme, meditimi dhe asketizmi praktihohen si ritule edhe nga fe të tjera botërore, si: Budizmi, brahmanizmi, hinduizmi etj. Disa nga personalitetet historike, të cilët kanë përdorur meditimin në religjonin e tyre, duke aplikuar një formë jetese meditative janë: Xhovani Bokaçio, Antonjet Bourignon, Buda, Mohandas Karamkand Gandi, Al-Gazali, Margeri Kempe, Isak ben Solomon Luria, Filip Jakob Spener, Rudolf Shtainer, Henri David Thoreau, Dōgen, Huineng. Një tjetër aspket gjithëpërfshirës gjatë muajit të Ramazanit është vizita dhe ndarja e gëzimit me familjarët, farefisin dhe shoqërinë, çka në këndvështrimin psikologjik e bën njeriun të ndihet një qenie jo vetëm sociale dhe komunikuese, por edhe bashkëpunuese. Nuk është vetëm euforia pozitive e shprehjes së ndjenjave me njerzit e tu më të dashur, por dhe mendimi së je i mbështetur dhe i përkrahur në rrethin tënd shoqëror. Sado fort të përpiqet një familje me nukleusin e saj të vogël, në ditët modern, për të ngjitur shkallët e zhvillimit nuk mund të forcohet kurrë mjaftueshëm pa kompaktësinë e rrethit farefisnor e shoqëror. Është pikërishit një nga dymbëdhjetë muajt e vitit, i cili ndryshon sipas kalendarit hënor që bashkon zemrat e muslimanëve në të gjithë botën në këtë gëzim sublim për t’u ndierë të barabartë të gjithë me njëri-tjetrin e përpara Zotit shkohet vetëm me veprat e mira të gjithësecilit prej nesh. Fakti se si një i pasur edhe një i varfër duhet të rrinë pa ngrënë e pa pirë për një periudhë të caktuar, i bën të pasurit të mirëkuptojnë të varfërit dhe i bën të varfërit të falënderojnë për aq sa kanë. Edhe falja e teravive në xhami thekson bashkimin e besimtarëve sikur të ishin një trup i vetëm, çka i bën ata të vëllazërohen dhe të duhen edhe më shumë me njëri-tjetrin, duke empatizuar ndienjat e përbashkëta. Gëzimi psikik që ndien një argjërues kur e sheh tavolinën me ushqim, e bën atë ta rivlersojë mirësinë e Allahut ndaj tij dhe ta shijojë ushqimin në një formë krejt tjetër, me respekt më të madh. Është pikërisht ky muaj që i bën njerëzit të ndihen sa në tokë dhe në qiell, pasi mendojnë për veprat që ata kanë përgatitur për Gjykuesin e Ditës së Gjykimit gjatë një viti të tërë. Pra bëhet ky muaj i begatë, një muaj pendese dhe njëkohësisht karikimi me energji pozitive për muajin tjetër, pasi njeriu kur ndërgjegjësohet i premton vetes se do të bëj më shumë vepra të mira vitin e ardhshëm. Shkëputja nga problemet e botës dhe lidhja që individi krijon me Zotin gjatë këtij muaji pendese dhe vetëllogarie e mbush serbatorin e shpirtit me frikë dhe shpresë duke i mundësuar një rishikimin të arsyes se ekzistencës. Individi duke pasur edhe emrin insan, çka nga arabishtja do të thotë harresë, harrohet pas dynjasë dhe harron se ai ka ardhur në këtë botë për të adhuruar Allahun në mënyrën më të përsosur të mundshme.

KORRIK-GUSHT 2013