Pyete fëmijën tënd çdo ditë para gjumit me këto tri pyetje

2802

•Çfarë të gëzoi sot?

•Çfarë të mërziti sot?

•Çfarë gjëje të re mësove sot?

Kjo bisedë e ndihmon fëmijën që të hapë zemrën ty, duke të treguar si e kaloi ditën e tij, ndërsa ti vetëm dëgjoje në heshtje.
Shfaqjen e gëzimit kur tregon për çka atë e ka gëzuar dhe shfaqjen e mërzitjes kur tregon për çka e ka mërzitur dhe ndjenja e krenarisë kur të tregon për ato gjëra që i ka mësuar gjatë ditës së tij.
Kjo bisedë do tu bëjë dobi fëmijëve nga disa anë:
•Do të mësojë si të sillet me të tjerët në mënyrë pozitive.
•Do të ndihmojë ty, të mësosh çka ka kaluar fëmija yt gjatë ditës.
•Do të ja shtosh dashurinë e të mësuarit dhe do ta nxisësh që çdo ditë të mësojë diçka të re.
•Do t’i mësosh fëmijës tënd mënyrën e shprehjes së ndjenjave dhe mendimeve të tij në mënyrë të bukur.
•Rast i përshtatshëm për t’i mësuar fëmijës obligimin e falënderimit ndaj Zotit të Lartësuar për të mirat që na ka dhënë dhe na gëzojnë çdo ditë, gjithashtu e mësojmë si t’i lutemi Atij me përkushtim që të na ruajë dhe të largojë prej nesh çdo gjë që na mërzit.
Përktheu: F.Gurra