Qyteti i Nju Jorkut legjitimon festat muslimane

43

Nju Yorku është qarku më i madh shkollor në Amerikë i cili tani ka njohur dy festat muslimane në kalendarin e tij zyrtar.

Kryetari i Bashkisë, Bill de Blasio njoftoi se në kalendarin shkollor do të shtohen edhe festa e Kurban Bajramit dhe Fitër Bajramit, duke e quajtur atë një “ndryshim që respekton diversitetin e qytetit tonë.”

“Qindra mijëra familjeve muslimane nuk do të duhet të zgjedhin nëse do të festojnë dhe nderojnë festat e tyre të shenjta apo të ndjekin shkollën,” tha de Blasio në një deklaratë. “Ky është një ndryshim i përbashkët, dhe i atij që e pranon rritjen e komunitetit musliman në mesin tonë dhe që e nderon kontributin e tij në këtë qytet.”

Dy festat do të shtohet në kalendarin shkollor të vitit 2015-16 i cili përfshin disa festat hebraike dhe të krishtera, të tilla si Krishtlindjet, Pashkët, Pashka dhe Roshit Hashanah.

Zyra e kryetarit të bashkisë tha se shkollat do të mbyllen në datën 24 shtator 20145 për festën e Kurban Bajramit (Eid al-Adha). Gjithashtu për këtë rast do të përgatitet një shfaqe në nder të sakrificën së Ibrahamit dhe djalit të tij ndaj Zotit – një histori e gjetur si në Dhiatën e Vjetër të Biblës dhe në Teuratin hebraik.

Fitër Bajrami (Eid al-Fitr), i cili shënon fundin e muajit të madhërishëm të Ramazanit, do të bjerë në pushimet të verës të vitit 2016. Zyra e kryetarit të bashkisë tha se do të caktohet një festë për nxënësit që ndjekin shkollën verore.

 

Rev. Familja, prill 2015