Ramazani është një projekt fizik e shpirtëror i Krijuesit! Ky muaj është një shkencë më vete, që prek materien fizike dhe atë shpirtërore!
Në këtë muaj hapen dyert që pastrojnë qenien fizike e shpirtërore të njeriut.
Në aspektin fizik-trupor:
- Pastrohet e gjithë materia fizike materiale përmes ngrënies së reduktuar në procesin e agjërimin.
- Hapen dimensionet e shëndetit.
- Rigjenerohen eshtrat, venat, kapilarët e gjakut.
- Rikthehet forca fizike.
Në aspektin shpirtëror:
- Ripërtërihet funksioni i trurit.
- Furnizohet shpirti me dritën hyjnore-Nur.
- Hapen dimensionet e rriskut.
- Mbyllen dyert e sprovave.
E gjitha kjo në traditën hynore, disiplinën, kornizat e meditimit, përçimin e energjisë pozitive, humane, pendimit, durimit, lutjeve dhe recitimit të vargjeve hynore të Kur’anit famëlartë.
Ky është pra muaji i Ramazanit, i cili prek dimensionet e Qiejve që ndërlidhen me krijesat e Tokës dhe atyre të Qiejeve që monitorojnë e vizitojnë Tokën.
Ky është pra muaji i mëshires dhe muaji i furnizimit! Krijesa njeri në këtë muaj i ka të hapura dyert e shumfishimit të rriskut, të shërimit fizik dhe shpirtëror dhe poashtu ka mundësit t’i mbyllë dyert e sprovave me mëshirën e Krijuesit.
Paqja e mëshira e Krijuesit qoftë për të gjithë njerëzimin në këtë kohë të sprovave e sfidave të rënda.
Ju qoftë Agjërimi i pranuar!
Shkumbim Muriqi