Respekti për mësuesin, si detyrim moral dhe njerëzor

486

Nga Albana Muja

Ikonat e dikurshme, të mureve të larta, që shërbenin për përgjërime ekleziaztike në botëra besimesh të ndryshme, kanë filluar me kohë të ecin në tokë, të marshojnë, të rrëzohen e të ngrihen sërisht, të forta  deri në  fund të misionit të tyre.

Janë ikonat që ne krijojmë në mendjet tona, kryesisht ato ikona me të cilat njihemi sapo lindim.  Të parat sigurisht, janë ikonat prindërore por sapo rritemi dhe ulemi në bankat shkollore, miti ynë i pathyeshëm është mësuesja, kryesisht mësuesja e klasës së parë.

Shumë prej nesh sot, në pozicionin e  prindit e kupton sa shpejt zëvendësohemi në këtë aspekt.

Jemi zëvendësuar pa e kuptuar dhe kjo nuk na mërzit, dhe as nuk  na çudit, i vetmi zëvendësim  për të cilin nuk hakërrehemi është ky, fëmijët na zëvendësojnë më mësuesit e tyre.

Është e habitshme ngritja e një miti të tillë mbi mësuesin.

o-TEACHER-FOR-AMERICA-facebookKështu, çdonjëri prej nesh përtej melankolizmave të gjërave të para që na ndodhin, siç është çdo hap i klasës së parë, kur vihet të flasë ose të mëndojë për mesuesin, ka shumë gjëra për të thënë, ka shumë kujtime, ka evente të çuditshme, situata të papërsëritshme. Mësuesi ka qenë një stacion shumë i bukur për të, ndaj edhe në stacione të rëndësihme dimë se pse ndalojmë, pse presim, e pse ikim prej tyre për të mbëritur te një tjetër, ku sërish mësojmë. Mësojmë shumë për jetën, me jetën me lëndimet, rrezimet e sfidat tona. Sërish gjatë jetës sonë përballemi me mësues, ata që na orientojnë, na mësojnë diçka që nuk e dinim. Pikërisht kjo dije që nuk e harrojmë kurrë, por përkundrazi na ndjek e na prin, na udhëheq e na orienton kudo ndaj është shumë e veshtirë ta harrosh  dhuruesin e saj.

Në këtë pikë, të gjithë na gjen falëndërues pa fund për këto ikona që ecin nëpër tokë me një mision jetik e human, me një mision madhor.

Kur pyeteshim dikur, kur ishim të vegjël mbi profesionin, e dini pse shumëkush prej nesh dëshirontë të behëj mësuese, sepse ky profesion është i pazëvëndësueshëm nga qenia jonë. Ai është kudo bashkë me ne, është një profesion që afron njerëzit, shton dijen dhe njohjen. Bashkon kulturat, fshin diferencat, ndrit mendjen e arsyen, kalit trurin dhe na qytetëron, na njerëzon deri në detaje, e na bën krenarë ndër të gjitha krijesat, të cilave nuk iu dha dija, arsyeja.

many small light bulbs equal big oneMe këtë mirësi na krijoi Zoti ne njerëzit, na dalloi ndër krijesa të tjera, me llogjikë e arsye. Sot gëzojmë këtë pozicion falë Krijuesit tonë. Madje edhe mësuesit i kemi dhuratë prej Tij, është Ai  mësuesi i parë, i cili udhëzoi profetët, profetët me misionon e tyre  mësuan popujt, e në mbarë popujt  në botë shikon tek dallohen  mësuesit-udhëheqësit.

Është mision profetik, rrjedha logjike që në gjenezën tonë na orienton tek ky profesion profetik, tek  të mësuarit e njerëzve, tek thirrja për në dije të dobishme, për në dritë, tek thirrja për të kaluar nga errësira e injorancës  në  shkëlqimin e dijes e njohurive.

Mësuesit moshojnë, brez pas brezi do vijnë të tjerë që do jenë të gatshëm të dhurojnë dije, të udhëheqin në të mirë e të ndalojnë nga e keqja, e sërish për ta do ketë festë, do ketë falëndërime, buqeta lulesh e dedikime.

Kjo panoramë është e bukur, është njerëzore. Kjo na gëzon kur mendojmë kë duam të bëjmë të lumtur, por nuk do të dëshironim ta donim vetëm një ditë, në një ditë festimi, por të mos reshtnim së dashuri e së dashuruari profesionin e tyre.

Ajo çfarë do të dëshironim për mësuesit është shumë, por në fakt fare pak bëhet për ta në rang më të lartë se sa nxënësit që mësojnë.  Shteti dhe instancat përkatëse, çdo herë kanë ardhur me reforma të reja dhe me risi në fushën e arsimit dhe edukimit, por gjithnjë kanë mbetur në tentativë ndërmarrje të caktuara që do e kristalizonin pozicionin e mësuesit, do e vlerësonin  më shumë, e do e përkrahnin po ashtu, në mënyrë që  misioni i tyre të përkryhet, të gjallojë çdo ditë e të kemi  çfarë të flasim për një botë ndryshe në edukim, arsimim e zhvillim të fëmijëve tanë.

Rev. Familja, mars 2015