Revista “Familja” – (maj-qershor 2015)

109

Lexues të nderuar,

Me rastin e afrimit të muajit të Madhërishëm të Ramazanit, vjen për lexuesin shqiptar një numër special i revistës “Familja”.
Në numrin e ri të tij (maj-qershor 2015) do të mund të lexoni një sërë materialesh interesante nga fusha të ndryshme.
Shkrime edukuese, sociale dhe informuese janë në fokus edhe të këtij numri, ku ndër të tjera mund të lexoni:

Editorial – “Një mysafir i nderuar po vjen”
Opinion -“ Puna në këndvështrimin islam”
Në fokus- “Era e këndshme e Ramazanit”
Brenda familjes – “Si të mos u bërtisni më fëmijëve”
Shëndeti i familjes- “Zbulimi i së vërtetës. Nga se shkaktohet kanceri
dhe si shërohet ai?”
Opinion – “Ndikimi i Ramazanit në jetën e njeriut”
Udhëtim- “Razma, turizëm malor dhe klimë kurative”
Kulturë- Ekspozita e parë në Shqipëri për mrekullitë shkencore të Kuranit.

Po ashtu mund të lexoni ide interesante për arredimin e shtëpisë dhe kuriozitete të larmishme nga teknologjia.

Për më tepër ju ftojmë të shfletoni online numrin më të revistës “Familja”:
http://issuu.com/revistafamilja-familymagazine/docs/revista_familja_-_maj-qershor_2015

Lexim të këndshëm!