Revista Familja Nentor-Dhjetor 2014

76

Revista Familja Nentor - Dhjetor

Lexues të nderuar,
Del në qarkullim numri i ri i revistës “Familja” (nëntor – dhjetor 2014).
Edhe në këtë numër do të mund të lexoni një sërë materialesh interesante nga fusha të ndryshme.
Shkrime edukuese, sociale dhe informuese janë në fokus edhe të këtij numri të ri, ku ndër të tjera mund të lexoni: Në editorialin e këtij numri do të keni mundësi të lexoni shkrimin “Metamorfoza e arsimimit shqiptar”.
Edukimi i fëmijëve është shumë i rëndësishëm dhe një rol tejet të veçantë luajnë edhe mësuesit. Ata duhet të jenë tepër të vëmendshëm dhe duhet të dinë të transmetojnë tek fëmijët jo vetëm dijen por edhe dashurinë dhe përkujdesin ndaj tyre.
“Opinion” është rubrika që do t`ju njohë me një temë tepër të prekshme në vendin tonë. “Mos i diferenconi fëmijët!” është titulli i këtij shkrimi i cili flet për pëlqimet që prindërit kanë në të pasurit një djalë apo vajzë. Dashuria për fëmijën nuk duhet të ketë gjini pasi ata janë dhuratë nga Zoti.
“Islami, vaksinat dhe shëndeti” është artikulli që mund ta gjeni në rubrikën “Ta themi hapur”, i cili ju prezanton shkurtimisht me vaksinat dhe me qëndrimin që mban Islami kundrejt tyre! Nëpërmjet këtij shkrimi do të keni mundësi të njiheni më tepër me përmbajtjen e vaksinave dhe nëse janë vërtet aq të dobishme për shëndetin tonë!!
Në rubrikën “Kulturë” do të njiheni me “Librin e Mbretërve”.
Ky artikull flet për një nga poemat më të gjata të shkruara ndonjëherë, e cila në përmbajtje të saj përshkruan ndër të tjera udhëtimin e Aleksandrit të Madh për në Meken e bekuar.

Të tjera shkrime me interes do t’i gjeni në numrin më të fundit të revistës “Familja”.