Revista “Familja”, qershor 2016

46

Me rastin e ardhjes së muajit të Bekuar të Ramazanit, vjen për lexuesit shqiptarë një numër special i revistës “Familja”.

Në të mund të lexoni një sërë materialesh interesante nga fusha të ndryshme, shkrime edukuese, sociale dhe informuese, intervista ekskluzive, ku ndër të tjera mund të lexoni:

Editorial – “Ju ka ardhur Ramazani!”

Brenda familjes – “Si ndikon jeta urbane në shëndetin mendor të fëmijëve”

Shëndeti i familjes- “Vajrat bimore, kujdesi i duhur për shëndetin tuaj”

Ta themi hapur – “5 mënyra për të ndërtuar një familje të lumtur”

Koment- “Si ta bëni gati trupin tuaj për Ramazan”

Në gjurmët e frymëzuesit të përjetshëm fetar të popullit – Intervistë ekskluzive me Shejma Ramadanin, mbesa e Mulla Jakup Asipit

Opinion – “Përgjegjësi, karrierë apo konkurim?”

Ndjeshmëri – “Pse agjëroj?!”

Udhëtim- “Elbasani, histori dhe traditë”

Po ashtu mund të lexoni kuriozitete, si dhe informacione interesante nga teknologjia.

Ju ftojmë të shfletoni online numrin më të ri të revistës “Familja”:

https://issuu.com/revistafamilja-familymagazine/docs/revista_familja_qershor_2016

Na ndiqni në websiten revista-familja.com dhe në faqen zyrtare në Facebook!

Lexim të këndshëm!

Revista “Familja”, aty ka familja është në qendër të vëmendjes!