Revista “Foleza jeshile”, nr.19

54

Doli në qarkullim numri i ri i revistës për fëmijë ”Foleza Jeshile”, nr. 19

Të dashur fëmijë dhe ju prindër të nderuar, ju ftoj të bëheni pjesë e revistës sonë në çdo numër të saj.

Kjo revistë i vjen në ndihmë të gjithë fëmijëve parashkollorë apo në shkollën fillore.

Revista “Foleza Jeshile” përbëhet nga një staf i kualifikuar, të cilët japin kontributin maksimal në mësimin e fëmijëve në disa drejtime: të shkruajmë saktë gjuhën shqipe, të mësojnë shprehi të reja në komunikim, dhe gjithashtu, duke i frymëzuar të bëhen pjesë e kësaj reviste, nëpërmjet konkurseve të ndryshme që kjo revistë zhvillon.

Objektivat e kësaj reviste janë: edukimi i fëmijëve nëpërmjet përrallave, vjershave si dhe tregimeve; zhvillimi intelektual i fëmijëve nëpërmjet rubrikave mozaik apo lojëra shpejtësie; argëtimi i tyre realizohet nëpërmjet rubrikave zbavitje, në këtë rubrikë fëmijët vizatojnë, zbulojnë labirinte etj.

Redaksia e revistës ”Foleza Jeshile” ju fton të dërgoni fotot, vizatimet, punëdoret, mendimet dhe dëshirat tuaja. Në këtë mënyrë ju do të bëheni jo vetëm lexues të revistës, por edhe bashkëpunëtorë të saj.

Ju mund ta shfletoni numrin 19 të revistës ”Foleza Jeshile” në linkun:

http://online.flipbuilder.com/lrqz/cqdu/