Risi dhe teknologji, (maj -qershor 2015)

48

Nga Armida Plumbi

A dëmton celularin karikimi gjatë natës?

Dilema e karikimit të celularëve në mënyrën e duhur është një ndër më të shpeshtat në teknologji. Shumë njerëz pyesin se a është gjë e mirë lënia e mjeteve teknologjike gjatë gjithë kohës në karikim, kur ato kanë ende bateri. Këto janë disa nga mitet e kohëve bashkëkohore, por në vazhdim do të mundohemi t’ua zbulojmë ato.

  • wpid-bateria-celularLënia e celularit në karikim dëmton baterinë

Shumë njerëz e fusin celularin në karikim edhe pse ai mund të jetë plotësisht i karikuar. Në fakt nuk ka asnjë dëshmi se në këtë mënyrë e dëmtojmë baterinë. Celularët e mençur modern kanë jone litiumi dhe janë aq “të mençur” sa të ndalojnë së marruri energji kur janë karikuar plotësisht.

  • Mos e karikoni celularin nëse bateria nuk ka mbaruar e tëra

Bateritë kanë një numër të caktuar ciklesh karikimi përpara se të humbasin “aftësinë” për të mbajur energjinë. Ky cikël përbëhet nga karikimet e baterisë deri në maksimum kur ajo është tërësisht e zbrazët. Një prej arsyeve pse bie bateria është se tanimë ajo ka shfrytëzuar numër të madh karikimesh dhe jo për atë se ne “e paskemi karikuar kur ajo ka qenë gjysmë e karikuar”.

 

Ju ka humbur telefoni? Kërkojeni tek Google

Google-Gesture-Search“Kam humbur telefonin dhe nuk mund ta gjej dot. Po mendoj të instalojë ndonjë linjë telefonike, kështu mund t’i telefonojë çdo herë që ai humbet.” Por Google po ofron një opsion më të mirë. Shkruani tri fjalë magjike tek kutia e kërkimit dhe do të gjeni pajisjen e humbur.

Shkruani “find my phone” (gjej telefonin tim) tek Google, dhe sigurohu që ke hyrë tek shfletuesi me të njëjtën llogari të Google-it si tek telefoni. Ju menjëherë do të merrni një hartë të vendndodhjes së telefonit, si dhe mund t’i telefononi atij.

Për të marrë konfigurime më serioze, si opsioni për të fshirë të gjithë përmbajtjet në telefon, para se dikush t’i postojë të gjitha në Facebook, do t’ju duhet të instaloni Android Device Manager. Por, nëse e keni humbur telefonin poshtë divanit, gjithçka që ju duhet është një shfletues Google.

 

Youtube vjen dhe në shqip

youtube-appYoutube ka sjellë risinë e re e cila ka shtuar gjuhë të ndryshme të cilat mund të gjenden tek ky aplikacion, mes tyre vëmë re se është renditur dhe gjuha shqipe.

Sipas Youtube, tashmë ai ka bërë të mundur që të përfshijë gjuhë të ndryshme kombëtare për rreth 95 % të përdoruesve të internetit. Tani të gjithë shqiptarët do e kenë më të lehtë që të navigojnë në YouTube.

Në total tani YouTube ofron 76 gjuhë. Mes gjuhëve të shtuara është edhe maqedonishtja.

 

Twitter me dizajn të ri!

Youtube-Twitter-480x331Twitter ka prezantuar dizajnin e ri për ballinën e faqes së saj. Tashmë kur të futeni në rrjetin social do të shihni një listë të temave që shfaqen për t’u lexuar nga përdoruesit.

Dizajni i ri i faqes së Twitter do të shfaqet për përdoruesit që e vizitojnë këtë faqe, por fillimisht pamja e re e rrjetit social do të shfaqet vetëm në SHBA.

Duke filluar nga sot, kur ju vizitoni faqen e twitter.com, ju do të gjeni disa tema interesante për t’i shqyrtuar, duke përfshirë politikën, artistët, pop kulturën dhe madje edhe kafshët e bukura. Kur të klikoni në temë ju do të shihni një grup të cicërimave nga disa prej llogarive më të njohura në këtë temë. “Përmbajtja është e pasuruar në kohë reale”, ka thënë Twitter.

Së shpejti Windows 10, madje pa password

Windows10_1Grupi informatik amerikan “Microsoft” tha se sistemi i ri i operimit Windows 10 do të dalë këtë verë në 190 shtete dhe do të jetë i disponueshëm në 111 gjuhë.

“Vazhdojmë të bëjmë progres të madh dhe ndajmë me ju sot lajmin se “Windows 10” do të jetë i disponueshëm në 190 shtete dhe 111 gjuhë”, tha zëvëndëspresidenti i “Microsoft”-it, Terry Myerson duke theksuar se është krijuar për disa tipe pajisjesh si PC, smartphonedhe pajisje që funksionojnë me anë të internetit.

Data e saktë e daljes nuk është bërë ende e ditur. Grupi amerikan po bashkëpunon edhe me Xiaom-in për të eksperimentuar Windows 10-ën. Ai gjithashtu bëri të ditur partneritetin me kompanitë “Tencent” dhe “Lenovo” për të ndihmuar klientët në Kinë që të kalonin në sistemin Windows 10.

“Microsoft”-i theksoi se sistemi i ardhshëm i operimit do të ofrojë mundësinë e lidhjes pa fjalëkalim duke përdorur metoda teknologjike biometrike si njohja me anë të fytyrës.

 

Rev. Familja, maj -qershor 2015