Risi dhe teknologji -mars 2015

62

Nga Armida Plumbi

Pavarësisht miliarda shikuesve, YouTube nuk ka shumë fitime

YouTube është padyshim një nga websidet më popullore në botë, por edhe pse ka mbi 1 miliard shikues, sajti akoma ka zero pwrfitime. Sipas një raporti të publikuar nga Wall Street Journal, i cili citon burime të afërta me kompaninë, shërbimi gjigand i videove nuk ka shumë fitime pavarësisht 4 miliardë të ardhurave.

YouTube numëron vetëm 6% të shitjeve të reklamave të Google-it. Është paksa e çuditshme, duke marrë parasysh se sa shumë video shihen në YouTube. Kjo ndodh sepse pjesa më e madhe e njerëzve qasen në webside nëpërmjet lidhjeve të shpërndara dhe videove të ngarkuara, në vend që të vizitojnë çdo ditë faqen e saj kryesore, siç bëjnë me Facebook-un dhe Twitter-in.

Në fakt, shumica e përdoruesve janë shikues rastësorë, dhe vetëm 9% e shikuesve numërojnë 85% të shikimeve në sajt. Pjesa më e madhe e këtyre shikuesve të rregullt janë adoleshentët.

Google është përpjekur që të sjellë ndryshime tek sajti, që të marrë më shumë fitime. Kompania ka dhënë bonuse tek krijuesit për të mbajtur talentet dhe ka investuar gjithashtu qindra miliona dollarë në përmbajtjen origjinale. Kompania shpreson gjithashtu se veçoritë e reja, si luajtja vetë e videove do të tërheqin më shumë audiencë.

 

Facebook rivalizon eBay-n

eBayeBay është një ndër sajtet më të suksesshëm për shit-blerjet në internet të gjërave të përdorura. Facebook ka vendosur së fundmi që t’i marrë këtë titull. Miliona njerëz blejnë dhe shesin artikuj duke përdorur grupet zyrtare “For Sale” dhe rrjeti social po krijon mjete të reja për t’i bërë blerjet më të lehta.

Veçoritë e reja do të rregullojnë procesin e shit-blerjeve, kështu blerësit do të kuptojnë se cilat pajisje janë në shitje, sa kushtojnë dhe nga vijnë. Në një postim në blogun e saj, Facebook shkroi: “Duke filluar që sot, Facebook Group do të ketë veçori të reja shumë të mira për të blerë dhe shitur.”

Anëtarët e grupit “For Sale” mund të zgjedhin tani veçorinë “Sell” kur të krijojnë një postim. Ata mund të shtojnë një përshkrim të artikullit që po shesin, duke përfshirë këtu çmimin dhe vendin ku mund të merret artikulli. Shitësit mund t’i shënjojnë postimet si “Në dispozicion” ose “I shitur” dhe mund të krijojnë një katalog me artikujt që kanë shitur më parë.

Këto veçori të reja do të vijnë tek Facebook në muajt në vazhdim, për versionin desktop si dhe për pajisjet IOS dhe Android.  Administratorët e këtyre grupeve duhen të sigurohen gjithashtu se grupi i tyre është në listë, duke plotësuar një formular në internet.

Që në muajin dhjetor është folur se Facebook do të shtojë butonin “Shit diçka”. Duhet të theksojmë se Facebook nuk ka asnjë lidhje me procesin e shit-blerjes, që do të thotë se pagesat do të bëhen direkt tek shitësi dhe për çdo paqartësi duhet ta kontaktoni atë.“Çdo transaksion që bëhet nëpërmjet Facebook Group është ndërmjet jush dhe shitësit,” shpjegoi Facebook.

Telefonat “rëndojnë” 27 kg mbi shpinën tonë

auto_telefonatpesha1416506380Ku e kemi kokën? Sot shpesh e kemi të ulur poshtë, duke kontrolluar postën elektronike, duke shkruajtur mesazhe, duke lundruar në internet apo duke luajtur. Tabletët dhe telefonat inteligjentë janë pjesë e pandarë e pjesës më të madhe të shoqërisë moderne.

Anët pozitive të tyre janë të shumta, i përdorim për punë, për të qenë të lidhur gjithë kohës me miqtë e të afërm e të tjera si këto, por nuk janë të pakta as efektet negative.

Një studim i fundit tregoi se çdo ditë telefoni inteligjent apo tabletët “i rëndojnë” të paktën 10 kilogram më shumë shpinës sonë dhe kjo peshë mund të rritet deri në 27 kilogram, në varësi të pozicionit që mbahet kur jemi duke i përdorur ato.

Në këtë përfundim ka mbërritur një studim i Keneth Hansraj i “Spine Surgery and Rehabilitation Medicine” në Nju Jork, i cili përllogariti “dëmin” që i bëhet shtyllës kurrizore kur mbajmë kokën ulur, nga 15 deri në 60 gradë.

Vetë pesha e kokës në pozicion vertikal shkon nga 4.5 deri në 5.5 kilogram mbi shtyllën kurrizore, por e përkulur përpara 15 gradë e më shumë dhe e ndihmuar nga graviteti, atëherë presioni që ushtrohet mbi shtyllën kurrizore shkon deri në 27 kilogram.

 

Turqia urdhëron Facebook-un që të mbyllë faqet që ofendojnë profetin Muhamed

facebook-pages-offending-prophet-muhammad-to-be-blocked-in-turkey-1422273117-3057Një gjykatë turke ka urdhëruar Facebook-un që të mbyllë disa faqe, të cilat mbajnë përmbajtje fyese nga profetit Muhamed. Gjykata paralajmëroi gjithashtu Fcebook-un se nëse nuk do t’i bindet urdhrave të saj do të bllokojë rrjetin social në këtë shtet. Kompania e Zuckerberg-ut nuk i ka kthyer akoma një përgjigje edhe pse ka marrë një masë të tillë në të kaluarën.

Facebook nuk mund t’u bindet të gjitha ligjeve të shteteve, sidomos kur bëhet fjalë për lirinë e fjalës. Kompania ka fshirë deri tani gati 1900 përmbajtje të tilla. Megjithatë, Facebook është akoma një kompani, dhe nuk është një strategji e mirë për të që të bllokohet nga shtetet e mëdha të botës.

Sa i përket Turqisë, kjo nuk është hera e parë që preket liria e fjalës së njerëzve. Vitin e kaluar, qeveria turke bllokoi Twitter-in, pasi përdoruesit shfaqën një skandal korrupsioni ku ishte përfshirë Kryeministri. Duhet të presim dhe të shohim se çfarë masash do të marrë Facebook këtë radhë.

 Rev. Familja, mars 2015