Risi dhe teknologji -prill 2015

47

Nga Armida Plumbi

Zogjtë humbasin orientimin nga pajisjet elektrike

Një studim i ri sugjeron se pajisjet elektrike mund të ndikojnë në migrimin e disa zogjve. Një ekip gjerman ka zbuluar se fushat e dobëta elektromagnetike, të prodhuara nga pajisjet që ushqehen me energji elektrike dhe kanë sinjale të radios AM, mund të ndërhyjnë tek “busulla e brendshme” e kafshëve. Ata besojnë se efektet janë më të mëdha sidomos kur zogjtë janë duke fluturuar në zonat urbane. Studimi është publikuar në revistën “Nature”.

Profesor Henrik Mouritsen, nga Universiteti Oldenburgut në Gjermani, që ka qenë pjesë e këtij studimi, tha: “Në fillim, unë isha skeptik se ky mund të ishte shpjegimi. Ekipi doli në këtë përfundim pas kryerjes së një sërë eksperimentesh. Në fillim janë futur zogjtë në një kafaz. Nga dëshira e madhe për të migruar ata kthehen gjithmonë nga drejtimi të cilin ata duan të fluturojnë. Por nëse vendoset një pajisje elektrike, ata humbasin orientimin, dhe kthehen në anë të kundërt.”

Gjatë shtatë viteve studim, ai dhe ekipi i tij kryen një sërë studimesh për të parë se si fusha e dobët elektromagnetike ndikonte në sjelljen e zogjve të robëruar. Ata zbuluan se zogjtë e ekspozuar ndaj elektromagnetikes “zhurmë” midis 50 kHz dhe 5 MHz humbasin të gjithë orientimin.

Prof. Mouritsen tha se zogjtë shtegtarë që fluturojnë mbi fshatra dhe qytete, ku ka më shumë shtëpi e biznese që përdorin pajisjet elektrike, janë më shumë të prekur, dhe ka shumë mundësi që të humbasin të gjithë drejtimin.

Megjithatë, zogjtë nuk janë krejtësisht të humbur, sepse ata kanë tre busulla të ndryshme: një busull yll, një busull dielli dhe një busull magnetike, dhe këto funksionojnë në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra.

usb-620x330“USB-ja vrasëse” mund t’ju shkatërrojë kompjuterin

Pasi të lexoni këtë artikull, duhet të tregoheni më të kujdesshëm me pajisjet që vendosni tek kompjuteri. Tani nuk duhet të futni në laptop një USB të çfarëdoshme. USB-ët e çfarëdoshme mund të përdoren për të përhapur viruse, apo si bombë. Njihuni me “USB-në vrasëse”. Duket si një USB e zakonshme dhe e parrezikshme, por që mund t’ju shkatërrojë kompjuterin.

Kjo pajisje e rrezikshme është projektuar për të përçuar energji elektrike me tension të lartë nëpërmjet vendit për USB në laptop ose kompjuter, duke shpërthyer pajisjen që ruan të dhënat.

Lajmi mbi këtë “USB vrasëse” u publikua fillimisht nga uebsajti rus Habrahahbr. Kjo USB bombë është krijuar nga një ekspert kinez i teknologjisë, që njihet me pseudonimin Dark Purple.

the-internet-of-sheepDelet do të përdoren edhe si shpërndarës të internetit me valë

Thirreni 802.11baaa! Një grup hulumtuesish po kërkojnë për mënyra të reja për të përdorur delet si shpërndarës të internetit me valë. Sipas “Wales Online”, shkencëtarët tek Universiteti Lancaster kanë siguruar një shumë prej 260 mijë dollarësh për të pajisur delet me qafore digjitale inteligjente. Qëllimi kryesor është që të monitorojnë vendndodhjen e kopeve dhe të shikojnë kushtet mjedisore.

Qaforet do të përdoren gjithashtu për të përhapur internet me valë në zonat rurale. Siç Atlantic thekson, një kope me dele mund të formojë një rrjet që transmeton internet në distanca të mëdha. Nuk duhet të shqetësoheni për sigurinë e deleve, pasi qaforet nuk peshojnë më shumë se 2% e trupit të tyre.

Për momentin është hedhur thjesht si ide, dhe nuk dihet akoma se kur shkencëtarët do të fillojnë ta bëjnë realitet këtë rrjet të supozuar të deles. Edhe nëse nuk do të bëhet realitet, ne përsëri kemi një arsye tjetër përse t’i vlerësojmë delet.

dfc22c42f73dd323d8c61b7ecac99fcaKryhet operacioni i parë mjekësor nga një robot

Një robot mjekësor, i pajisur me disa krahë, ka kryer operacionin e tij të parë në Angli. Kjo shpikje e re teknologjike do të sjellë revolucion në fushën e mjekësisë. Roboti Da Vinci XI mund të bëjë prerje të vogla dhe precize, duke zëvendësuar kështu operacionet tradicionale, të cilat u krijojnë pacientëve plagë të mëdha që duhet kohë të shërohen. Ky robot është përdorur për herë të parë në spitalin ‘Royal Marsden’, në Britani, për të kryer një operacion tek një pacient që kishte tumor.

“Roboti mjekësor vepron si një asistent i kirurgjisë, duke na ndihmuar të kryejmë operacione komplekse, me prerje shumë të vogla. Roboti na mundëson të bëjmë prerje shumë të vogla nëpërmjet kontrollit dhe saktësisë së tij. Kjo do të thotë se pacienti mund të zgjohet nga një ndërhyrje kirurgjikale me pak ose pa asnjë dhimbje, dhe plaga mund të shërohet shumë shpejt,” deklaroi doktori Pardeep Kumar.

Katër krahët e robotit janë përdorur njëherësh gjatë operacionit për të bërë prerje mikroskopike tek një grua 58-vjeçare, ndërsa dy mjekë e kontrollonin atë. Përveç se shkakton më pak dhimbje dhe nuk humb shumë gjak, roboti bën që pacienti të shërohet shumë shpejt.

 Rev. Familja, prill 2015