Risi dhe teknologji -shkurt 2015

50

Nga Armida Plumbi

Si të ruajmë dokumentin në Outlook.com

Microsoft ka sjellë një veçori të re tek shërbimi Outlook.com, për mënyrën se si të ruajmë dokumentat direkt në OneDrive. Gjatë klikimit në një dokument juve ju dalin tri opsione kryesore si; Shiko në Internet, Ruaj në OneDrive ose Shkarko.
Nëse klikoni tek opsioni OneDrive, do të mund të ruani dokumentin në hapësirën tuaj në re, dhe mund të qaseni tek dokumenti sa herë të doni nëse keni të instaluar aplikacioninOneDrive, transmeton krokodili.al.
Ndërkohë nuk dihet se ky shërbim do të vijë për të gjithë përdoruesit, pasi tani për tani ai po përdoret vetëm tek disa adresa.

WhatsApp vjen dhe në kompjuterinstalar-whatsapp-pc

WhatsApp është aplikacioni më i famshm i dërgimit të mesazheve i cili është blerë nga Facebook vitin e kaluar për afro 22 miliard dollarë Ai ka prezantuar një shërbim të ri për dërgimin emesazheve edhe nga shfletuesi i kompjuterit personal.

WhatsApp, thekson se shërbimi i ri në internet do të jetë një “pasqyrë” dhe do të kërkojë një telefon të lidhur me internet për të punuar.

“Klienti ynë në ueb është thjesht një zgjerim i aplikaiconit që ju e keni në telefonin tuaj: shfaqja nga shfletuesi pasqyron bisedat dhe mesazhet nga pajisja juaj mobile – kjo do të thotë se të gjitha mesazhet tuaja ende jetojnë në telefonin tuaj,” tha WhatsApp në një postim në blogun e saj zyrtar.

Shërbimi i ri i mesazheve aktualisht punon vetëm me shfletuesin Google Chrome.findpassword

Ja fjalëkalimet më të këqija të 2014-ës

‘Splash Data’ si çdo vit ka publikuar listën e fjalëkalimeve më të këqija të përdorura gjatë vitit 2014. Fjalëkalimet që kryesojnë listën janë ‘123456’ dhe ‘password’.

Sulmet e shumta të bëra nga hakerat në sistemet e mëdha, pjesë e të cilëve kanë qenë dhesistemet si; Sony, Apple iCloud dhe të tjerët, ka bërë që të lindë nevoja për të ndryshuar shpesh fjalëkalimet për shkaqe sigurie.

Më poshtë është lista me fjalëkalimet më të këqija të vitit 2014, si:
1. 123456
2. password
3. 12345
4. 12345678
5. qwerty
6. 123456789
7. 1234
8. baseball
9. dragon
10. football
11. Superman
12. 111111

Facebook po punon për fshirjen e lajmeve të rreme

141017-tech-facebook_91fc08a78b3d64eaac1840c2c1b07d6f

Facebook do të bëjë disa ndryshime të tjera në rrjetin e tij, duke bërë të mundur fshirjen e të gjithë lajmeve të rreme.

Inxhinierët e kompanisë shpjegojnë se postimet e padëshirueshme dhe lajmet false që do të raportohen nga disa përdorues, nuk do të shfaqen më në furnizuesin e lajmeve të përdoruesve të tjerë.

Ky është një ndryshim i cili nuk nënkupton fshirjen krejtësisht, por Facebook do të shfaqë një mesazh paralajmërues në këta artikuj, ku do të shkruajë se ata janë raportuar si të rreme nga disa përdorues.

Inxhinierët i kanë marrë parasysh edhe faktin se mund të ketë edhe njerëz që do t’i raportojnë lajmet si të rreme ose të padëshirueshme vetëm sepse nuk janë dakord me to, prandaj po punojnë për të krijuar një sistem sa më të fuqishëm.

 Rev. Familja, shkurt 2015