Risi dhe teknologji, shtator -tetor 2015

53

Nga Armida Plumbi

A e dini cili telefoni i zgjuar është më i forti?!

Kompania Caterpillar ka prodhuar makineri të fuqishme ndërtimore, për dekada me radhë.

Tani, CAT ka vendosur që të prodhojë edhe telefon të zgjuar, që janë shumë të fortë.

Pajisja S40 do të jetë e siguruar nga uji, pluhuri dhe rënia në beton nga dy metra lartësi.

Telefoni pritet të ketë një lloj “doreze” e cila lejon manipulimin edhe me duar të lagura.

Me këtë telefon, mund të flitet 18 orë pa ndërprerë, e mos t’i shpenzohet bateria.

Kjo pajisje e zgjuar dhe e fortë do të kushtojë 429 euro.

 

Afër 1 miliard telefona mund të hakohen me vetëm një tekst

20150731100237111646Një studiues për sigurinë e celularëve ka zbuluar një të metë të madhe që përfshin 95 për qind të pajisjeve me Android, e që janë afër 1 miliard pajisje që i ekspozohen këtij rreziku.

Lëshimi në siguri, i njohur me nofkën “Stage Fright”, është një nga pikat më të dobëta të sigurisë së Andriodit që është zbuluar deri më sot. Ai prek versionet e Androidit nga 2.2 e më lartë.

Nëse hakeri e posedon numrin tuaj të telefonit, e gjitha çka duhet të bëjë është të ju dërgoj një mesazh me përmbajtjen e aplikacionit keqdashës “Stagefright” dhe mund të ju marrë të gjitha të dhënat tuaja që i posedoni në telefon.

“Këto dobësi janë jashtëzakonisht të rrezikshme, sepse nuk kërkojnë që viktima të ndërmerr ndonjë veprim që hakeri t’i shfrytëzojë të dhënat tuaja, ndryshe nga rastet e tjera kur ju duhet të hapni nja skedarë PDF, ose një lidhje zëri të dërguar nga sulmuesi. Kjo është dobësi aq e madhe sa që edhe kur jeni duke fjetur, të dhënat tuaja mund të merren pa e pasur idenë ju çfarë po ndodh”, ka thënë Joshua Drake, zëvendëspresident në kompaninë “Zimperium zLabs”, për “Forbes.

 

Studim shkencor: Fëmijët nën 10-vjet nuk duhet të përdorin telefon celular

Kids-using-smartphoneHulumtimet e fundit tregojnë se fëmijët duhet të informohen në lidhje me rreziqet e përdorimit të telefonave celularë.

Sipas psikiatrit për fëmijë në spitalin psikiatrik të fëmijëve në Cleveland, Jou Osterman, fëmija duhet të informohet për rreziqet që kanë pajisjet celulare. Ai gjithashtu thekson se është e nevojshme që ti shpjegohet fëmijëve se si të tejkalojnë këtë rrezik dhe të kuptojnë rregullat e përdorimit të duhur të telefonit.

Nga hulumtimi që është kryer rezulton se fëmijët më të vegjël se 10 vjeç nuk duhet të përdorin telefonin celular, raporton AA.

Theksohet se prindërit fillimisht fëmijëve duhet t’ju shpjegojnë pasojat e sjelljes së papërshtatshme dhe t’ju tregojnë shembuj nga jeta reale.

“Gjithmonë u them prindërve që të monitorojnë dhe të jenë të informuar për atë se çka po ndodh me jetën e fëmijës, në mënyrë që të jenë të relaksuar kur të diskutojnë me ju, nëse ka ndonjë problem”, tha eksperti. Ai vuri në dukje se prindërit duhet të vendosin kufijtë për përdorimin e telefonit celular, dhe në qoftë se fëmija rebelohet, përsëri nuk duhet të lejojnë përdorimin e telefonit celualar.

 

Google Translate shton 20 gjuhë të reja

auto_google_tr1438258143Google Translate njofton se risia e saj më e fundit e shtuar në aplikacionin e saj janë 20 gjuhë të reja.

Ky është një përditësimim që përfshin përkthime të përmirësuara me zë, përderisa përkthimet Anglisht në Hindi dhe Thai tani janë në dispozicion.

Ndërsa gjuhët e përfshira në këtë risi janë; Bullgare, Katalane, Kroate, Çeke, Daneze, Finlandeze, Hungareze, Indoneziane, Lituaniane, Norvegjeze, Polake, Romune, Sllovene, Suedeze, Turke dhe Ukrainiane.

Aplikacioni u jep mundësi përdoruesve që të kapin foto të fjalëve apo frazave të një gjuhë të panjohur për një përkthim direkt vizual pa nevojën e lidhjes në internet.

shtator -tetor 2015