Roli i familjes në rritjen e fëmijëve me vlera për shoqërinë.

18

Parimi kryesor në kulturën tonë njerëzore është që të duash krijesat e Krijuesit, pasi Allahu e krijoi gjithësinë me dashuri; për më tepër njeriun, si qënien më të lartë në këtë botë. Një besimtar duhet të përhapë dritën e dashurisë për të gjitha qeniet e gjalla, por mbi gjithçka për njeriun. Parimet e Islamit, por edhe të jetës sociale në përgjithësi, nuk janë një listë veprimesh që duhen bërë nga njerëzit në mënyrë monotone, pasi ato synojnë ndërtimin e një personaliteti të njeriut, i cili është mëkëmbës i Zotit në tokë.

Siç dihet tashmë, jeta njerëzore ka filluar me profetin Adem dhe bashkëshorten e tij, Havaja (pra Adami dhe Eva në përdorimin jo islam). Kështu, filloi koncepti i lidhjeve të mëtejshme, burrë grua dhe në vijim, lindjes së fëmijëve. Si rrjedhojë, aktualisht popullsia në botë ka shkuar mbi 7 miliardë njerëz.

Është afër mendsh, që Allahu xh. sh. deri sa krijoi gjithë elementët e kësaj bote, përfshirë edhe qenien më të lartë dhe më të dashur, njeriun, mund t’a krijonte Ai vetë gjithë njerëzimin në tërësi. Mirëpo, përderisa e pranon edhe llogjika jonë, një fëmijë, produkt i një cifti, burrë e grua, është më i dashur për çiftin dhe më tej për familjen, pasi cilësitë e atyre dy prindërve do të trashëgohen në një farë mase te fëmija i tyre, duke filluar që nga pamja e jashtme dhe të gjitha zakonet e kësaj jete. Për çdo njeri, familja mbetet streha më e lumtur dhe e dobishme, ambient që nuk mund të gjendet në asnjë mjedis tjetër shoqëror. A mund të vihet në dyshim kujdesi që tregojnë prindërit në rritjen e fëmijës, që pas lindjes e deri në moshë madhore, bile edhe kur ai fëmijë martohet dhe krijon familjen e tij apo të saj?  Nuk janë të rastësishme që fjalët e para që mëson një fëmijë janë “ma” dhe “ba”. Është pikërisht dashuria midis burrit dhe gruas, që çon në shtimin e familjes dhe krijimin e një familje të shëndetshme.

Kohët “moderne” po e çojnë botën në një degjenerim të sistemit familjar, sipas së cilës filloi dhe jeta në këtë botë. Konkretisht, fjalën e kam për kërkesat e vazhdueshme që po bëjnë modernistët për legalizimin e martesave brenda së njëjtës gjini. A ka kërkesë më të degjenëruar, më të turpshme dhe për më tepër më shkatërrimtare se kjo për shoqërinë njerëzore? Sigurisht që jo. Është për t’u përgëzuar një vendim i parlamentit të Kosovës, që nuk e pranoi një legalizim të tillë. Në vijim, dua të ve theksin se sa e degjeneruar po bëhet jeta në glob, në lidhje me këtë ide.  Shumë qartë mund të komentohet me terminologjinë e shejtanit, i cili po ia prish trurin dhe llogjikën njerëzve të tillë, që në kuadër të modernitetit po e shkatërrojnë konceptin njerëzor të familjes dhe më e keqja është se njerëz të tillë, jo se nuk e kuptojnë negativitetin e këtij veprimi, por se ata me vetëdije duan t’a çojnë jetën normale në imoralitet.

Në këtë kuadër është tepër e nevojshme që jo vetëm fetarët, por të gjithë njerëzit e moralshëm, pra shoqëria në tërësi, t’a ndalojnë me dhunë këtë degjenerim. Është mëse e llogjikshme se Allahu xh.sh., si Krijuesi i gjithësisë, nuk ka lënë asnjë çështje pa e sqaruar dhe nuk ia ka lënë në dorë njeriut që të ndryshojë, me përjashtim të gjërave sekondare të jetës së tij. Meqenëse familja është vatra që nxjerr në jetë brezat e ardhshëm, është mëse e qartë që kjo familje sa më e konsoliduar të jetë si edhe sa më e mbrojtur nga viruset e jetës moderne, aq më i shëndetshëm do të jetë brezi i ardhshëm i tyre. Pra, është mëse e nevojshme që çiftet të jenë të mbrojtur nga këto “sëmundje” të kohës.

Një koncept tepër i rëndësishëm për njeriun është ndjenja e përgjegjësisë. Njeriu ka ardhur, apo më mirë të themi e ka sjellë Allahu i Madhërishëm, me një mision tepër fisnik, për ta zbukuruar këtë dynja. Por duhet kuptuar se këtij njeriu i janë ngarkuar shumë misione të rëndësishme për ta mbajtur këtë dynja në nivelin e kërkuar dhe duhet pranuar nga çdokush që njeriut, duke qenë krijesa më e dashur për Allahun, i janë krijuar të gjitha kushtet për të bërë jo vetëm vetë ai, por edhe fëmijët e tij një jetë normale, sipas parimeve të mësimeve të Allahut. Pse jo, edhe për jobesimtarët mësimet janë shumë të qarta për një jetë brenda normave të moralshme. Çdo veprim jashtë këtyre normave konsiderohet shkelje e normave jo vetëm fetare, por edhe të një shoqërie normale.

Siç theksuam, kjo është rruga e drejtë në prizmin fetar, por edhe atë jofetar, pra të shoqërisë së moralshme.  Situata e krijuar në botë, por edhe te ne në Shqipëri, po e prish deri diku vlerën e familjes dhe shoqërisë në përgjithësi. Detyrë shumë e dobishme është që në mos të rregullohet niveli i të gjitha familjeve, të paktën detyrë urgjente është që këto familje me këto simptoma të dëmshme duhet të minimizohen në tërësinë e shoqërisë. Në situatën e krijuar është tepër e saktë thënia: “E dimë nga kemi ardhur, por nuk po e dimë se ku po shkojmë.”  Një rol negativ po luan edhe media në ditët e sotme, pasi me të drejtë media sot konsiderohet si pushtet i katërt, në lidhje me detyrat që duhet të mbulojë. – Pse themi rol negative? E themi këtë pasi programet televizive janë të mbushura me programe të degjeneruara, ku femrat dalin pothuajse të zhveshura dhe programet janë vetëm degjeneruese. Ndërsa programet dinjitoze si: ato shkencore, programe edukimi me fëmijë të zgjuar dhe me shumë horizont për të tashmen, por më shumë për të ardhmen e familjes dhe pse jo edhe për kombin; pothuajse mungojnë fare.

Siç e kemi trajtuar, familja luan një rol deciziv për krijimin e një brezi të ri me nivel të lartë. Mirëpo kjo detyrë nuk mund të jetë decisive gjithë jetën e atij të riu apo të reje, pasi mbi një moshë (rreth 18 vjeç) i riu apo e reja vendosin edhe vetë për jetën e tyre të rregullt apo të ç’rregullt. Një nga detyrat e prindërve është të sigurojë të ardhura të nevojshme për familjen, por sidomos për fëmijët, për të bërë një jetë sa më të mirë. Këtu nuk e kam fjalën për jetë luksi, por për t’u ushqyer, për t’u veshur normalisht dhe për argëtime të rregullta. Në vitet e diktaturës ky aspekt mbulohej me shumë vështirësi, por një gjë ishte e qartë: niveli ishte pothuajse i njëjtë në shumicën e familjeve dhe të rinjve. Pas përmbysjes së atij regjimi, ekonomia e tregut bëri të mundur që diferencimet ekonomike të jenë të ndjeshme (nuk po flasim për fenomenin e korrupsionit), gjë që te të rinjtë ndjehet shumë ky lloj diferencimi në jetën e përditshme. Deri këtu, jo se është e pranueshme, por është brenda llogjikës së këtij sistemi. Mirëpo e keqja është se të rinjtë duke synuar të ardhura të mëdha për jetë luksi, kalojnë në jetë të shfrenuar pikërisht për t’i rritur këto të ardhura. Dhe duke arritur në këtë nivel ekonomik, jeta e tyre bëhet fare pa moral dhe turpi nuk i mbetet vetëm atyre, por edhe prindërve të tyre dhe fatkeqësia është e dyfishtë për ata prindër nëse deri në atë moshë kishin mbajtur dhe rritur fëmijë të rregullt.

Arsimimi ka mjaft rëndësi dhe ky arsimim bëhet në nivele të ndryshme brenda apo jashtë vendit. Kur bëhet jashtë, sigurisht që niveli i profesionit që ka studiuar ai i ri, është mjaft i lartë, i cili e rrit personalitetin e atij të riu. Por ky fakt nuk ofron domosdoshmërisht edukatën dhe etikën e nevojshme, cilësi këto të synuara nga prindërit e tyre. Sigurisht kur ndodh kështu ata prindër ndihen tepër të zhgënjyer dhe mërzitja e tyre shkon në nivele të larta, pasi jo vetëm të ardhurat, por edhe preokupimi i tyre shkon dëm.

Është mëse e qartë se jo të gjithë prindërit që kanë kontribuar për fëmijët e tyre në edukim dhe shkollim të nivelit të lartë të jenë të zhgënjyer. Në këto raste kur fëmijët e atyre prindërve kanë ecur shumë mirë, për ato prindër të zhgënjyer, situata është dyfish i rëndë pasi thonë brenda familjeve të tyre: “Shiko X apo Y, se sa të mirë janë bërë, jo si ky i yni që vetëm probleme na ka hapur”.

Detyrë kryesore e fëmijëve është respekti ndaj prindërve, sidomos duke i njohur në thellësi të shpirtit sakrificat që ata bëjnë dhe njëherësh duhet të kultivojnë virtytet e njeriut siç janë: ruajtja e nderit, thjeshtësia ndaj vetes dhe shoqërisë pa lënë mënjanë edhe brenda familjes apo edhe mirësjellja, virtyt ky që e fisnikëron të riun. Dhe pse jo midis shumë e shumë virtyteve edhe ndjenja e mëshirës, virtyt që nuk është i domosdoshëm vetëm për njerëzit e familjes, por në tërësi për njerëzit.

Mirëpo, krahas këtyre virtyteve të cilat janë shumë më tepër se këto, nuk duhen lënë pa përmendur edhe pozicioni i një të riu në luftën ndaj veseve, të cilat e ulin vlerën e njeriut në nivel shumë të ulët. Si të tilla, duhen përmendur: mashtrimi, i cili është bërë tepër “dashamirës” për një shumicë të rinjsh; shpifja për tjetrin vetëm për të nxjerë ndonjë përfitim të pa merituar; gënjeshtra themeli i të këqijave, ves që shkatërron jetën e tjetrit. Shumë shqetësues po bëhet vesi i tradhëtisë bashkëshortore, e cila çon jo vetëm në divorcin e prindërve, por njëherësh lënien e fëmijëve pa mbështetjen prindërore. Dhe veset vazhdojnë pa fund.

Në lidhje me virtytet dhe veset e njeriut në përgjithësi, nuk duhet lënë pa përmendur pozicioni që zë i riu ndaj Krijuesit të kësaj bote në tërësi dhe vlerave që Ai Krijues i jep krijesës kryesore, njeriut. Ky besim ndaj krijuesit e bën të riun të vendosur dhe të qëndrueshëm ndaj të gjitha problemeve që ai has në jetë. Këtu fjalën e kam te qëndrueshmëria që çdo i ri i krijon vetes për një jetë të begatë. Besimi tek Allahu e bën njeriun më të fortë dhe kjo shihet shumë qartë te diferenca në nocionet e jetës midis besimtarit dhe ateistit, por edhe një njeri që nuk është as besimtar as ateist, por e njeh mirë origjinën e kësaj bote, edhe pse nuk është i dhënë pas fesë, e bën atë të ri më realist në jetë, pasi për të gjitha rastet ai përmend këtë fakt: – More, si u krijua kjo botë kaq e larmishme, kaq e fisme, pa asnjë të metë? Sigurisht u krijua nga një Forcë e Mbinatyrshme. Por besimtari e çon më tej këtë vlerësim, pasi ai thotë me ndërgjegje të lartë se  minimumi duhet falenderuar Allahu xh,sh, për gjithë këto të mira që na ka dhënë, përpos jetës tonë.

 

  • Revista “Familja”, maj 2022 – Dr. Faruk Borova