Sarajeva- Një udhëkryq i kulturës dhe i historisë

93

Nga Brunilda Basha

Jo pak qytete të Europës mund të emërtohen pa frikë si udhëkryqe. Qytete ku lindja dhe perëndimi, e vjetra dhe e reja nuk përplasen, por kryqëzohen në mënyrë të harmonishme duke krijuar një pasuri të larmishme. Sarajeva është nga ata vende unike në botë, ku vetëm për pak orë mund të përjetoni disa ndjesi, si zhurmën e qytetit, të bëni ski në male apo freskinë e një liqeni. Një destinacion të cilin turistët e kërkojnë çdo vit si një vend multikulturor, i cili mund të të ofrojë shumë. Qyteti përmban një numër të madh të qendrave të biznesit, institucione kulturore dhe arsimore. Në këtë qytet lehtësisht mund të ndalosh diku dhe teksa kthen sytë 360 gradë, do të përballesh me kulturën osmane të shekullit 16-të e pastaj më atë të shekullit 19-të të Austrisë; në njërën anë ezanin e minareve, e në tjetrën këmbanën e kishave, ose më mirë akoma jehona të përziera të cilat thërriten pa krijuar asnjë konflikt ndërmjet njëri-tjetrit. Një kulturë e pasur njerëzore ku ndërveprojnë; çifutë, muslimanë, krishterë e ortodoksë.

Stilet osmane, austriake, jugosllave dhe bashkëkohore mbizotërojnë në horizontin e Sarajevës dhe në hartimin arkitektonik të saj. Kemi një dyzim të rrokaqiejve të qelqta moderne dhe arkitekturës tradicionale të xhamive të shekullit 16-të apo dhe pasurisë arkitektonike të Austrisë. Arkitektura e saj mund të njihet thjesht duke ecur rreth e rrotull, pa patur nevojën e ndonjë ciceroni për t’ju shoqëruar. Pasi kjo arkitekturë e parë nëpër rrugët e qytetit pasqyron historinë e tij në mënyrë unike.

Mjafton të marrësh rrugën për nga shatërvani i drunjtë “Sebilj” i dizenjuar në stilin osman. Në këtë zonë ashtu si dhe në lagjen “Eminonu” të Stambollit, turistët ushqejnë pëllumbat dhe mund të pijnë një kafe tradicionale boshnjake për të shijuar më mirë qytetin.

Sarajevo-Baščaršija

Më tej mund të shikohet pazari kryesor, i cili po ashtu është në të njëjtin stil. Një Pazar (Bascarsija) ku mund të dyndesh për të blerë suvenire, bizhu apo sende artizanale të përgatitura nga mjeshtërit e kësaj fushe.

Ky është territor i vendosur osman, i themeluar në shekullin e 15-të, kur Sarajeva ishte një pararendës i madh i perandorisë.

Jo larg nga ky Pazar, ndeshesh me ndërtesa solide- historike të ngritura gjatë kohës së perandorisë Austro-Hungareze, njësoj si ato që shohim në Vjenë apo Budapest. Gjatë kësaj epoke, në Sarajevë u ngritën ndërtesa moderne, administrative dhe kulturore.

Njëkohësisht pak më tutje shihet arkitektura minimaliste e kohës socialiste dhe që përkon me epokën e industrializmit, ku betoni zëvendësoi shumicën e materialeve.

eat-pray-love-1407767838

Stili tjetër i pranishëm është padyshim ai i post-luftës. Ndonëse shumë ndërtesa u shkatërruan, pati prej tyre të cilat janë ruajtur sot e kësaj dite. Po ashtu, zhvillime të reja morën jetë në qendrën e qytetit duke ndërtuar qendra tregtare dhe kulla biznesi. Pas viteve 90-të, ndonëse bombardimet ishin të shumta, Sarajeva u rindërtua me shpejtësi të pabesueshme.

Një rol shumë të rëndësishëm në këtë qytet luajnë dhe xhamitë. Që nga fundi i shekullit të 15-të, kur Perandoria Osmane u thellua thellë në Ballkan, Sarajeva u bë një nga qendrat më të rëndësishme islamike në Evropë dhe ishte vendi më i madh me shumicë muslimane në afërsi të Perandorisë së Habsburgëve. Për shkak të trashëgimisë së saj muslimane, nuk është për t’u habitur që Sarajeva krenohet me disa nga xhamitë më të mëdha, më të rëndësishme dhe më të bukura në Evropë (përveç Turqisë dhe Spanjës). Midis tyre janë disa xhami të shquara të periudhës osmane, përfshirë Xhaminë e Perandorit (më të vjetrën në qytet) dhe Masjid Gazi Husrev-Begs,e cila është projektuar nga arkitekti i famshëm Sinani. Xhami të tjera të rëndësishme mund të përmendim: Xhamia King Fahd (që është dhe më e madhja në pjesën juglindore të Europës), Xhamia Ferhadija , Xhamia Ali Pasha etj.

Sarajevo3-e1486660136483-1100x740

bbi-center-1477998695 (1)

48217263

Revista Familja, shkurt 2018