Shamia, njё kurorё drite

Shamia, njё kurorё drite

154

Nga Merjem Allaisufi
Nё ditёt e sotme njё femёr e mbuluar shihet me sy krejtёsisht tjetёr nga njё shoqёri qё nuk e njeh mirë Islamin. Ata mendojnё se gruaja nё Islam nuk ka vlera, prandaj duhet mbuluar. Por nё tё vёrtetё ky opinion ёshtё tёrёsisht i gabuar. Në Islam femra ka vlera tё mёdha. Ajo vlerёsohet pёr detyrёn si njё besimtare e devotshme, për detyrёn si nёnё dhe si njё bashkëshorte ideale. Njё muslimane ёshtё simbol i mёshirёs, simbol i diturisё dhe simbol i pёrkujdesjes. E si mund tё thuhet qё femra nё Islam nuk ka vlera?!
Mbulesa e afron besimtaren mё shumё me Krijuesin e saj. Ajo nuk e ndrydh atё. Pёrkundrazi i jep mё shumё forcё dhe besim nё vetvete. Urtёsia pёr tё cilёn ёshtё caktuar mbulesa si obligim pёr femrën gjendet nё ajetin kuranor, ku Allahu (xh.sh.) thotë:
“O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave tё besimtarёve le tё lёshojnё shamitё e tyre mbi kokё. Kёshtu do tё njihen mё lehtё dhe nuk do tё ofendohen. Ndёrsa Allahu fal mёkatet dhe ёshtё Mёshirues.” (El –Ahzab, 59)
Urtёsia e kёtij ajeti qёndron nё fshehjen e bukurive tё njё gruaje me anё tё mbulesёs. Mbulesa nuk ёshtё pengesё pёr tё qenё njё femёr e suksesshme. Aktualisht shumё besimtare tё mbuluara kanё autoritet dhe janё tё zonja nё fusha tё ndryshme tё shkencёs dhe kulturёs.
Pёrveç vlerave morale, mbulesa ёshtё edhe ushqim shpirtёror, sepse ajo e ngre femrёn nё grada tё larta shpёrblimi nё fenё islame. Shamia ёshtё si njё kurorё drite mbi njё femёr muslimane e ajo e bёn besimtaren mё tё dashur tek Allahu i Lartёsuar. Gjithashtu mbulesa i shton bukurinё dhe hijeshinё çdo vajze duke e vlerёsuar atё si njё princeshё dhe duke nxjerrё nё pah natyrёn e brishtё qё ajo ka.
Vendosja e mbulesёs ёshtё njё detyrё e rёndёsishme dhe me shumё vlerё. Ёshtё njё detyrё qё duhet tё kryhet nё mёnyrё tё pёrsosur, ashtu siç ёshtё zbritur nga Allahu (xh.sh.). Prandaj ne na takon ta pёrfaqёsojmё mё sё miri imazhin e njё muslimaneje ideale tё mbuluar, nё realitetin ku bashkëjetojnë fe, kombe dhe tradita tё ndryshme. Njё femёr e mbuluar duhet tё jetё shembull i mirёsisë dhe tё rrezatojё kudo dhe kurdoherё.
Njё muslimane nuk duhet tё ndihet e ndrojtur, sepse ёshtё ndryshe nga tё tjerёt pёr shkak tё mbulesёs. Por duhet ta mbajё mbulesёn me krenari, sepse ajo ёshtё pёrzgjedhur tё jetё e veçantё, në një kohë kur tё gjithё tё tjerёt janё njёsoj. Ajo duhet tё jetё krenare sepse ёshtё pёrzgjedhur tё jetё e bukur para Allahut dhe ta lartёsojё urdhrin e Tij, mbulesёn.

Tetor 2017

SIMILAR ARTICLES

266