Shkollat shtetёrore spanjolle do të japin mёsim rreth Islamit vitin e ardhshёm

222

Spanja synon të pёrfshijё lёndёt fetare pёr islamin në shkollat publike në mbarë vendin dukefilluar nga viti i ardhshëm shkollor si një përpjekje për t’iu kundërvënë ekstremizmit.Qëllimi i qeverisë spanjolle është që tё njohё brezin e ri tё nxёnёsve me një interpretim të“moderuar” të fesë.

Sipas Institutit Gatestone, vendimi synon gjithashtu tё nxisё entuziazmin fetar dhe tё pёrkrahёidentitetin islam në mesin e myslimanëve të rinj në Spanjë.Hartuar nga Komisioni Islamik i Spanjës dhe miratuar nga Ministria e Arsimit, udhëzimet përmësimin e Islamit në shkollat publike janë në përputhje me Nenin 27.3 të Kushtetutës Spanjolletë 1978.Sipas kushtetutës, “shteti u garanton prindërve tё drejtёn e fëmijëve tё tyre për të marrë njëedukim fetar dhe moral i cili ёshtё nё pёrputhje me bindjet e tyre.”I njëjti burim deklaroi se udhëzimet për mësimin e Islamit nga nxënësit në institucionetparashkollore, shkollat fillore dhe shkollat e mesme janë miratuar nga Ministria e Arsimit dhepublikuar më 18 mars në Boletin Oficial del Estado ose gazetën zyrtare të shtetit.Parashkollorёt (mosha 3- 6) mendohet të mësojnё shpalljen e besimit islam, deklaratën islamiketë besimit “Shehadetin”, e cila pohon se” nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe Muhamediështë i Dërguari i Tij. I njëjti burim ka shtuar se nxёnёsit janë të inkurajuar të mitojnë përmes mёnyrave tё ndryshme tёtё vepruarit, vlerat e vëzhguara nga profeti Muhamed.Në shkollat fillore (mosha 6-12), lёnda kёrkon tё njohё fëmijët me profetin Muhamed si profetine fundit tё dërguar nga Allahu dhe ta pranojnë atë si më të rëndësishmin.

Ndёrkohё qё nxёnёsit pёrparojnё në studimet e tyre fetare, ata do të njihen me një sërë vlerashnjerëzore tё tilla si bashkëjetesa, diversiteti, barazia, të drejtat e njeriut, përfshirja, integrimi,edukimi ndërkulturor, dialogu ndërfetar, moderimi, pluralizmi, liria fetare, respekti dhe toleranca.Qëllimi i vërtetë i klasave është të parandalojë fëmijët nga të rёnit pre e terrorizmit.

Irma Bardhoshi

Revista Familja, qershor 2016