Shkruajmë bukur shqipen tonë

61

Po, po ta flasim dhe ta shkruajmë bukur gjuhën shqipe.

Qoftë mallkue njaj bir shqiptari,
Që këtë gjuhë të Perëndisë,
Trashigim ia len i pari,

Trashëgim nuk ia len ai fëmisë.

Këto janë vargjet e të madhit…

gjuha%20shqipe_2Gjergj Fishta, të cilat ne nuk mund t’i hedhim poshtë, sepse ato ndodhen në krye të elitës letrare. Ne nuk i hedhim dot poshtë sepse ata janë në një unitet mistik me shqiptarin. Ato ne nuk i hedhim dot poshtë, sepse ajo është bindja e përbashkët e individit shqiptar. Ato ne nuk i hedhim dot poshtë sepse është perceptimi ynë. Ato janë pushteti qendror i Shqipërisë, me të cilin ne shqiptarët krenohemi nga lashtësia e gjuhës sonë, e vjetër që me pellazgët.

Je ti një i prapambetur që ke një turp nga gjuha amë, që paragjykon të folurit krahinor, a më shumë të menduarit krahinor. Je ti një qënie shpërfillëse e gjuhës shqipe. Ti je ai që e braktis gjuhën shqipe, duke mos e folur qartë e bukur. Mos vallë të duket vetja i emancipuar që zotëron një gjuhë tjetër a më shumë dhe i gërsheton të dyja bashkë? Sa gabim bën, vërtet gabim!

Ti me atë gjuhë je rritur, ke thërritur emrin e nënës e babait, e këta të fundit të dhanë jetën, jetën të mbushur plot karikatura. Jo, nuk ma ka qejfi të dal nga tema, sepse gjuha shqipe është titulli i një pjese teatrore. Dhe e di çfarë? Teatri është jeta jonë dhe aktorët jemi ne, ndërsa roli i saj është gjuha shqipe, pra pse mos ta flasim e shkruajmë bukur atë?

Gjuha shqipe e trashëguar brez pas brezi e përbërë nga 36 shkronja, 36 diamantë. Të folurit bukur dhe të shkruarit njëkohësisht vjen nga natyra dhe kjo natyrë frymore ka njohur njerëz të mençur, të cilët kanë shkruar për ta mbrojtur gjuhën shqipe, shekuj më parë. E gjatë gjithë këtyre viteve historie atdheu na ka dhuruar shumë letrar të shquar, si: Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Naim Frashëri, Migjeni, Fan Noli, Ismail Kadare, Jeronim de Rada, Dritoro Agolli e shumë, e shumë të tjerë.

jo-shqipGjuha Shqipe është burgosur në periudhën e romanizimit, por e liruar nga biri i saj shqiptari! Ajo është jehona e kulturës vendase. Ajo është unaza e dashurisë së përjetshme. Ajo është guri i varrit të dëshmorëve çlirimtarë. Ajo është kultura e të parëve. Ajo është dinjiteti i arsimtarëve të parë. Ajo ishte qëllimi i nxënësve të parë, ajo është përpjekja e njerëzve të shquar. Gjuha shqipe, gjuha e një mikrobote e qytetërimit të lashtë Ilir. Një mit i pellazgëve të lashtë. Një besë e shqiptarëve. Një legjendë heroike epike. Ajo qëndron në krye të elitës së krijuesve letrarë artistik. Të folurit dhe të shkruarit bukur gjuhën shqipe fillon zanafilla e sistematikimit të gjuhëve. Të folurit bukur është një traditë gojore, një burim i çmueshëm një oaz edukate që rrjedh nga penat e të mëdhenjve shkrimtarë e mësonjtorë.

O shqiptarë! Ju përgjërohem, shkruajeni pastër gjuhën shqipe, e shikoni se toka nuk e humb ordinatën e saj, po ashtu as hëna, as dielli nuk e ndryshojnë ritualin e tyre. Të shkruarit bukur është i vetmi mjet që paraqet kulturën parësore. Nëpërmjet fjalës së pastër shqipe pasqyrohen dy kuptime: të shkruarit letrarë dhe artistik. Gjithsecili nga ne mundohet në mënyrën e vet të jap kontribut në ruajtjen e gjuhës mëmë. Të shkruarit pastër, bukur pa gabime duhet të mbrohet me fanatizëm e dinjitet nga ndryshimet e dashakeqësve.

Idetë themelore të shkrimit letrar të bukur mbështesin mendimin shekspirian bashkohorë. Ja për shembull “omerët” letrarë, të cilët e kanë mbështetur gjuhën shqipe.

Unë e dua gjuhën mëmë, falë letërsisë shqiptare që më ka ushqyer me dashuri e nder për të. E dua me krenari e respekt shqipen tonë e do ta ruaj derisa të vdes pastërtinë e shkrimit shqip. Dhe nëse jeta do të më shëtisë nëpër botë, a, b, c–në pastër do ta shkruaj sot e mot.