Si e trajton feja islame çështjen e magjisë

124

Pyetje: Dëgjojmë njerëzit që thonë: “Filani dhe filania u ndanë se u kishin bërë magji”, “Dy vëllezër u grindën me njëri-tjetrin deri në rrahje, për gjëra ordinere se u kishin bërë magji,” –  e të tjera probleme shoqërore. Na intereson të dimë se si e trajton çështjen e magjisë feja islame.

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut të Madhëruar, paqja, begatia dhe salavatet janë për pejgamerin Muhamed, familjen, shokët e tij dhe të gjithë ata që e ndjekin udhën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Feja islame është feja që secili që e ndjek atë e gjen veten dhe gjen zgjidhjen e shumë pyetjeve dhe shumë problemeve që  njeriu përballet në jetën e tij të përditshme.

Çështja për të cilën është referuar pyetja është çështja e magjisë. Po të lexojmë përkufizimin e sihrit (magjisë) do të kuptojmë një marrëveshje midis personit që merret me magji dhe shejtanit. Kjo do të thotë që magjistari duhet të bëjë disa harame ose vepra, të cilat çojnë në shirk (mosbesim) e që shejtani për kundërshpërblim t’i bëhet i dëgjueshëm me atë çfarë kërkon nga ai…

HXl5rqZE0iEkzistojnë magjistarë (njeri që merret me magji), të cilët e lidhin Kuranin në shputë të këmbës dhe me të hyjnë në banjo. Disa shkruajnë ajete kuranore me papastërti dhe me gjak menstruacionesh, disa të tjerë therin kurbane në emër të shejtanit dhe nuk e përmendin emrin e Allahut, duke e çuar kurbanin atje ku ia cakton shejtani etj.

Është e qartë që xhini apo shejtani nuk do t’i ndihmojë magjistarit as t’i shërbejë vetëm se me kundërshpërblim. Sa më qafir (mosbesimtar) të jetë magjistari, aq më i dëgjueshëm dhe më i shpejtë do të jetë shejtani apo xhini në kryerjen e urdhërave ndaj tij. Gjithashtu duhet shtuar se shejtanët shqetësojnë edhe familjen magjistarit, fëmijët dhe gruan e tij, e në mes tyre shpeshtohen ngatërresat dhe mosmarrëveshjet.

Allahu i Madhëruar thotë: “Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kijametit, do ta ringjallim të verbër” (Ta Ha, 124).

Dëshmitë mbi ekzistencën e magjisë (sihrit) janë treguar në Kuranin Fisnik, si edhe në thëniet e profetit Muhamed (a.s.).

Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe shkuan pas shpifjeve që bënin shejtanët (djajtë) kundër mbretërisë së Sulejmanit. E Sulejmani nuk ishte mohues, por djajtë ishin mohues. Ata u mësonin njerëzve magjinë dhe dijeninë që u ishte dërguar dy engjëjve në Babiloni – Harutit dhe Marutit. Këta engjëj nuk i mësonin ndokujt magji pa i thënë: ‘Ne jemi dërguar për t’ju vënë në provë, andaj ti mos u bëj mohues (duke mësuar magjinë)!’ – dhe njerëzit mësuan nga këta të dy se si t’i ndajnë bashkëshortët. Por magjistarët nuk mund t’i bëjnë dëm askujt pa lejen e Allahut. E megjithatë njerëzit mësojnë ato gjëra që i dëmtojnë e nuk u bëjnë dobi. Në të vërtetë ata e dinin se ai që e përvetësonte këtë mjeshtëri nuk do të kishte kurrëfarë të mire në jetën tjetër. Eh, sa e keqe është ajo për të cilën ata shitën shpirtërat e tyre! Ah, sikur ata ta dinin këtë!” (Bekare, 102)

Në këtë ajet Allahu tregon se si i dërgoi dy melekët Harutin dhe Marutin sprovë, për të parë se cili prej njerëzve do të këmbëngulte dhe do ta mësonte magjinë. E ata që ranë pre e kësaj sprove, më shumë se çdo gjë tjetër dëmtojnë vetvetet e tyre.

Gjithashtu në këtë ajet tregohet se magjia nuk mund të ndikojë tek njeriu vetëm nëse e ka caktuar Allahu i Madhëruar. Por që të ruhemi nga ajo duhet të kryejmë në mënyrë të rregullt adhurimet ndaj Allahut, si: namazi, përmendja e Allahut, leximi i Kuranit etj.

deij5Nga këtu del qartazi se magjia është shkencë si gjithë të tjerat, që ka bazat e veta, në të cilën ekziston lidhja mes magjistarit dhe personit që e aplikon, e kjo realizohet duke mohuar Allahun e Madhëruar.

Gjithashtu tregohet që mësimi i magjisë apo aplikimi i saj është kufër (mohim i Allahut të Madhëruar) dhe është e ndaluar mësimi apo aplikimi i saj. Madje është ndaluar ndihma në kryerjen e gjërave me anë të magjisë apo kurimi e shërimi me të sepse edhe kjo është kufër (mohim), bazuar në thënien e profetit Muhamed (a.s.), i cili thotë: “Kush shkon tek magjistari apo fallxhori dhe i beson atij, atëherë ai ka mohuar në atë që i është zbritur Muhamedit”.

Për këtë shkak vjen edhe ndëshkimi për ta, sepse Allahu i Madhëruar e ka përjashtuar nga mirësitë e botës tjetër personin që kryen magji apo që merret me magji. Pra, Allahu i Madhëruar ka përgatitur për ta zjarrin e Xhehenemit. Profeti Muhamed (a.s.) thotë: “Ruhuni nga shtatë gjynahet shkatërruese që janë (kufri) mohimi i Allahut të Madhëruar, magjia etj.”

Dijetari i shquar Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Fjalët e Allahut: ‘Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryjnë nyja’ dhe hadithi që Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të), në të cilin tregon se profetit Muhamed (a.s.) i është bërë magji me anë të krehërit dhe flokëve të tij nga një Jahudit, që quhej Zubejd ibn El-Esamm, janë argumente të qarta që tregojnë që magjia është një realitet i kësaj bote. Madje edhe shkaku i zbritjes së sures “El-Felek” është magjia, me të cilën Zubejd ibn El-Esamm i bëri profetit Muhamed (a.s.)”.

Allahu na ruajtë ne dhe ju nga cytjet e djajve dhe na bëftë prej banorëve të Xhenetit! Amin!

Shtator-Tetor 2013