Si ndikon të qenurit jetim në zhvillimin e aftësive të prindërimit

156

Kjo varet shumë nga se prej cilës moshë fëmijët mbesin jetim. Në rast se prindërit u vdesin vite më vonë, apo shumë kohë pasi të kenë krijuar një lidhje fëmijë-prindër, atëherë fëmijët jetimë mund të krijojnë familje (natyrisht duke pasur gjithmonë rëndesën emocionale të humbjes në moshë të hershme) dhe të bëjnë përpjekje maksimale që t’u ofrojnë fëmijëve të tyre atë çfarë u ka munguar nga humbja e prindërve.

Po ashtu një lloj ‘lehtësimi’ është i dukshëm në rastet kur familjaret e tjerë i marrin fëmijët nën përkujdesje dhe këta të fundit, në njëfarë mënyre, mësojnë modelin e funksionimit/krijimit të familjes. Por sigurisht se është shumë më e vështirë të krijohet një familje e shëndoshë në rast se fëmijët që nga dita e parë rriten pa përkrahje, pa modelin e një prindi, dhe pa ndonjë lidhje të fortë me shoqërinë.

Fëmijët që herët ballafaqohen me vështirësitë psikologjike dhe po nuk u dha mundësia të përmirësohen në vitet e mëvonshme atëherë rëndesa emocionale dhe kognitive mund t’u vështirësojë çdo interaktim afatgjatë me të tjerët.