Si ta bёsh Kuranin, tё dashur pёr fёmijёn tёnd?

44

Dera e parё nga dyert e mirёsisё ёshtё dera e Kuranit Fisnik, ai ёshtё udhёzuesi ynё drejt njohjes dhe adhurimit të Allahut të Madhёrishёm. Ai ёshte fjala e Tij e zbritur, me te cilёn u sfiduan arabёt dhe mosbesimtarёt. Ai ёshtё nderi, krenaria dhe mrekullia me tё cilёn i perzgjedhuri i Allahut, profeti Muhammed (paqja qofte mbi të) ishte ngarkuar dhe  nderuar pёr pёrhapjen e tij. Prandaj edhe ata qё e mёsojnё Kuranin dhe e pёrhapin atё konsiderohen si njerёzit mё tё mirё tё kёsaj bote. I dёrguari i Allahut (a.s.) ka thёnё: “Mё i miri prej jush ёshtё ai qё e mёson Kuranin dhe ua mёson atё dhe tё tjerёve” (Buhariu).  Misioni ynё, si prindёr besimtarё, ёshtё ta mbjellim librin e Allahut tё Lartёsuar nё brendёsinё shpirtёrore tё fёmijёve tanё, gjersa ata tё jenё akoma tё vegjёl, sepse tё mёsuarit nё vegjёli ёshtё si gdhendja nё gur.

1356258228_Holy_Quran_ReadingMёsimi i Kuranit ёshtё mёnyra mё e mirё pёr t’i mbrojtur fёmijёt tanё nga morali i ulёt dhe lajthitjet. T’ua bёjmё tё qartё dhe t’ia shpjegojmё fёmijёve se si Kurani Famёlartё, kujdeset pёr moralin e njerёzimit.

Nё kёtё rast kemi mundёsinё mё tё mirё pёr t‘i shpjeguar fёmijёs si Allahu e ka krijuar njeriun pёr njё qёllim tё rёndёsishёm qё ёshtё adhurimi i Tij: “Unё nuk i krijova xhinёt  dhe njerёzit pёr tjetёr, pёrvec qё tё mё adhurojnё” (Edh, Dharijat 56).

Njё veçori e Kuranit tё shenjtё ёshtё lehtёsia nё mёsimin dhe nxёnien e tij, siç thotё Allahu: “Ne Kuranin e bёmё tё lehtё pёr mёsim, po a ka ndokush qё merr mёsim?”.

Me todat e mёsimit pёrmendёsh nga fёmijёt janё tё ndryshme. Mund tё jenё nё mёnyrë individuale nё shtёpi, xhami etj. Sё bashku me ndonjё shok tё femijёs ose nё grup sё bashku me fёmijё tё tjerё, nё tubime enkas pёr mёsimin e Kuranit apo nё kurset fetare nё xhami.

Fёmijeve t’ia mёsojmё Kuranin nё mёnyrёn mё tё bukur dhe mё tё dashur pёr ta, duke i treguar shembujt nga rrёfimet e pёrmendura nё Kuran. Ngjarjet qё i kanё ndodhur tё dёrguarve tё Zotit  dhe duke i rrёfyer ato me kujdes, nё formёn mё tёrheqёse.

Tek rrёfimet ka ёmbёlsi qё e tёrheqin njeriun. Ato kanё ndikim tё menjёhershёm mbi dёgjuesin duke e bёrё tё kuptueshme dhe tё dashur atё çfarё tregohet.

8804959-islamic-education-inside-white-mosque-teacher-and-children-learning-together-or-mother-and-father-wiMetodёn e rrёfimit e ka pёrdor edhe  Allahu nё Kuran: “Ne me tё shpallur tё kёtij Kurani po tё rrёfejme ty Muhammed mё tё bukurin rrёfim” (Jusuf, 3).

Tregimet qё rrёfehen nё Kuran janё tё shumta dhe tё ndryshme, disa prej tyre na sjellin lajme nga e kaluara e lashtё, tё cilat Muhammedi (alejhi selam) dhe sahabët nuk i kanё jetuar, por janё njohur me to vetёm nёpёrmjet Kuranit Fisnik.

Kёto rrёfime na mёsojnё ne shumё aspekte. Na mёsojne adhurimet, traditat, sjelljet, dispozitat etj. Pastaj  nё Kuran ka dhe shembuj pёr çdo çёshtje:

· Nёse dёshirojmё t‘u flasim fёmijёve pёr edukatёn e faljes, uljes sё shikimit, respektit dhe besnikёrisё i rrёfejmё tregimin e Jusufit a.s.

· Nёse duam qё fёmijёve t’u flasim pёr edukatёn e diturisё dhe respektin ndaj dijetarёve, u rrёfejmё historinё e Musait (a.s.). Nёse duam t’u tregojmё pёr respektin ndaj prindёrve dhe sjelljen e mirë ndaj babait, tregojmё historinё e Ibrahimit me babain e tij dhe Ismailit, gjithashtu, me babain e vet.

· Nёse duam t’u flasim pёr mrekullitё e Allahut dhe ngjarjet e padёgjuara kurrё mё parё, t’u tregojmё historinё e Salihut me deven, mrekullinё e Isait dhe lindjen e tij pa baba, tregimin e banorёve të shpellёs, dhe shumё histori tё tjera tё mrekullueshme.

Nёse duam t’u flasim pёr vllazёrinё, kemi historinё Jusufit me vёllezёrit e tij apo Habilit me Kabilin. Në Kuran flitet pёr lajmet qё kanё kaluar dhe ato qё do tё vijnё, flitet pёr shenjat e Kiametit, tё cilat janё interesante pёr fёmijёt, nga ku mund tё njihen me vёrtetёsinё e Isait tё birit tё Merjemes, tё cilin Allahu do ta zbresё nё dunja si shenjё të kiametit. Pёr kafshёn që do t’u flasё njerёzve; Jexhuxhёt dhe Mexhuxhёt dhe ngjare tё tjera interesante. E cilit fёmijë s’do tё donte t’i dёgjonte prej prindёrve të vet?

img (4)Nёse vendosim qё fёmijёve t’u flasim pёr tё keqen dhe largimin e saj, u rrёfejmё historinё e Ademit dhe Havasё, se si shejtani u përpoq t’i mashtronte ata dhe i nxorri nga xhenneti, kur ata thyen urdhrin e Zotit. Pёr pёrfundimin e sё keqes dhe fitoren e sё mirёs, me ndihmёn e Allahut, mund ta tregojmё nё historinё e Faraonit me popullin e Musait. Historinё e Nemrudit  etj.

Nё kёtё mёnyrё ne krijojmё lidhjen e dashur mes fëmijёve tanё dhe librit tё shenjtë që prej moshёs së hershme, duke ia treguar atё nё mёnyrёn mё tёrheqёse dhe bindёse tё pёrshtatur   pёr moshёn e tyre. Vetёm nё kёtё formё arrijmё qё zemrat e fёmijёve tanё t’i lidhim ngushtё me fjalёn e Allahut, larg çdo monotonie apo dёshire pёr abandonim tё Kuranit. Nuk ёshtё aspak mёnyra e duhur qё mund tё përdorin nga padija disa prindёr pёr mёsimin e Kuranit të bekuar, fёmijёve tё tyre, duke i detyruar ata tё mёsojnё pёrmendёsh dhe pa ia bёrё me dije disa nga pikat e mёsipërme, se kjo as nuk ёshtё edukative, por gjithashtu bie ndesh me traditёn e Pejgamberit (paqja qoftё mbi tё).

Fёmijёve duhet t’u mёsohen numrat qё gjenden nё Kuranin Fisnik. P.sh. sa xhuze ka, sa sure ka, dhe nё sa vende bёhet sexhde (tilave), sa ajete ndodhen gjithёsej nё Kuran etj. apo emrat e tё dёrguarve qё pёrmenden nё Kuran: emrat e vendeve qё janё pёrmendur nё Kuran, emrat e popujve, emrat e kafshёve, emrat e bimёve, emrat e sureve etj.

Garimi ёshtё mёnyrё efikase e tё mёsuarit. Fёmijёt e preferojnё aktivitetin dhe gjallёrinë, tek ata ndodhet me tepёr dёshira e garёs dhe konkurencёs. Prandaj pasi t’ia kesh mёsuar tё gjitha kёto qё sapo thamё, pёrdore metodёn e inkurajimit dhe nxitjes. Bёje Kuranin objekt tё garave ndёrmjet fёmijëve tё tu.  Kur je duke i dёrguar nё shkollё, duke qenё i ulur pёr tё pritur qё dreka tё jetё gati, kur je nё makinё, apo kur dilni shёtitje sё bashku, nё kёtё mёnyrё dashuria e tij pёr Kuranin do jetë më e madhe.

Gjithashtu Pejgamberi (alejhi selam) na nxit pёr tё mёsuar Kuranin me anё tё garimit nё shpёrblim. Ai thotё: “Kush e lexon njё shkronjё nga libri i Allahut tё Madhёrishёm, ka bёrё njё vepёr tё mirё, e vepra e mirё shpёrblehet dhjetёfish. Nuk po them që elif, lam, mim ёshtё njё gёrmё, por elifi ёshtё njё, lami ёshtё njё dhe mimi ёshtё njё shkronj. Falënderimi i takon Allahut, qё me leximin e çdo gёrme na i shton tё mirat tona.

Shpёrblimet qё pёrfitohen nga leximi i Kuranit: Profeti ynё i dashur, duke e nxitur nxёnёsin e Kuranit ta mёsojё mirё leximin e tij nё formё tё bukur, i tregon atij se me kёtё veprim do tё jetё nё shoqёri me melaiket e Zotit: “Ai qё lexon Kuranin dhe ёshtё i shpejtё ( nё lexim) do jetё me melekёt e ndershёm dhe tё paster”.  Ai (alejhi selam) na ka treguar qё gradat pёr lexuesit e Kuranit nuk rriten vetёm nё kёtё botё, por ato vazhdojnё ngritjen pёr besimtarёt edhe nё Ahiret (in shaa Allah).

I Dёrguari (a.s.) ka thёnё: “Shembulli i besimtarit qё lexon Kuranin, ёshtё sikurse shembulli i utruxhes (pemё tropikale me shije dhe aromё shumё tё kёndshme), aroma e sё cilёs ёshtё e kёndshme dhe shijen e ka tё mirё, shembulli i besimtarit qё nuk e lexon Kuranin, ёshtё sikurse hurma, nuk ka erё, por shijen e ka tё ёmbёl, ndёrsa shembulli i munafikut qё e lexon Kuranin ёshtё sikurse shembulli i krizantemёs (lule vjeshtes) aroma e sё cilёs ёshtё e mirё, ndёrsa shija e idhёt. Shembulli i munafikut qё nuk lexon Kuran ёshtё si shembulli i kungullit tё egёr qё nuk ka aromё dhe shijen e ka tё idhёt”. Pra Pejgamberi (paqja qoftë mbi tё) na nxit qё tё bёjmё gara pёr tё arritur atё shkallё tё besimit qё duhet tё jemi. Duke lexuar sa më shumë librin e tё arrijmё shkallёn e utruxhës (in shaa Allah).

Kurani do tё jetё pёr njerёzit ndёrmjetёsues! Fёmija duhet ta mёsojё rёndёsinё e lidhjes sё tij me Kuranin, derisa dashuria e tij t’ia mbushё zemrёn dhe ta llogarisë Kuranin si ndёrmjetёsues pёr tё. Ështё dhe detyrё e jona si prind, qё t’i mёsojmё fёmijët se ne kemi nevojё pёr ndihmёn dhe ndёrmjetësimin e Allahut nё çdo çast, por mё tepёr nё Ditёn e Gjykimit edhe nё Berzah. Nё tё dy kёto vende Kurani del ndёrmjetёsues pёr njeriun tek Zoti. Ebu Hurejre tregon se Pejgamberi (alejhi selam) ka thёnё: “Do tё vijё ai qё ka mёsuar Kuran nё Ditën e Kiametit dhe Kurani do t’i lutet Allahut. ‘O Allah, vishe atё!’ Dhe Allahu do t’ia vejё kurorёn e nderimit. Do tё thotё Kurani: ‘O Zot, akoma mё shumё!’ Dhe Allahu do t‘ia veshё rrobën e nderimit. Mё pas Kurani do tё thotë: ‘O Allah, kёnaqu prej tij!’  E Allahu do tё kënaqet prej tij e do t’i thuhet hafizit: ‘Kёndo dhe ngjitu lart’, duke i shtuar mёshirё dhe shpёrblim nё çdo ajet qё këndon.” (Transmeton Tirmidhiu).

Qё tё gjithё ne; unё, ju dhe tё gjithё tё tjerёt, tё pёrfitojmë nga shpёrblimi i madh, duke mёsuar Kuran pёrmendёsh, pёr t’u ngritur tek Allahu i Madhёrishёm nё vende tё larta, tё jemi   lexues tё librit të Allahut, ruajtёs tё ajeteve tё tij nё memorien tonё dhe veprues sipas tyre. Le  tё pёrfitojmё nga tё gjitha mirёsitё qё gjendet nё to.

Shpёrblimi qё jep Allahu nё jetёn e pёrtejme nuk ёshtё vetёm pёr atё qё mёson Kuran, por edhe pёr prindёrit e tij, tё cilёt e kan nxitur dhe ndihmuar pёr tё mёsuar Kuran. Bureide (Allahu qoftё i kёnaqur me tё) tregon se Pejgamberi (paqja e Allahut qoftё mbi tё) ka thёnё “Kush e kёndon Kuranin, e mёson atё dhe punon sipas tij, Ditёn e Kiametit do tё vishet me njё kurorё drite, qё ndriçon si dielli, ndёrsa prindёrit e tij do tё vishen me njё palё rroba, para tё cilave kjo botё nuk vlen asgjё, dhe ata do tё pyesin: “Pёr cfarё na u veshёn kёto rroba?  -Sepse djali juaj mёsoi Kuranin” – do t’u thuhet. Transmetoi Hakimi dhe e saktёsoi sipas kushteve te Muslimit.

Kjo ёshtё mirёsia qё prindёrit e fitojnё kur e orientojnё fёmijёn drejt Kuranit sa ёshtё i vogёl. E lusim Allahun mos tё na privojё nga kjo mirёsi dhe tё na i bёjё zemrat tona dhe tё fёmijёve tanё tё dashuruara me Fjalёn e Allahut tё Lartёsuar.

Mars-Prill 2013