Si të parandalojmë sëmundjet e zemrës

79

Nga Albana Fisniku

Ne e dimë se sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i sëmundjeve dhe vdekshmërisë në mbarë botën, dhe sigurisht si në çdo fushë të mjekësisë, gjëja më e rëndësishme është të parandalosh fillimin e sëmundjes në vend që ta kurosh atë.

RËNDËSIA E PARANDALIMIT

Të parandalosh sëmundjet kardiovaskulare do të thotë të parandalosh ndjeshëm ndodhjen e të gjitha ndërlikimeve të sëmundjeve kardiovaskulare të cilat siç e dime, mund të ndikojnë edhe në zemër, dhe për shkak të përfshirjes së arterieve, edhe në të gjitha pjesët e e tjera të trupit si të veshkave, trurit, mëlçisë dhe gjymtyrëve të sipërme dhe të poshtme.

  1. Mënyra e duhur e ushqimit që në moshë parashkollore

Parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare duhet të fillojë që në moshë të re. Gjëja e parë që që duhet të kemi parasysh është absolutisht mënyra e duhur e të ushqyerit që nga fëmijëria, pikërisht për të shmangur fillimin e një prej ndërlikimeve më serioze të mbiushqyerjes e cila shfaq obezitetin që në moshë të vogël, e cila është një faktor rreziku rreziku për obezitetin  në moshë të rritur dhe për rrjedhojë është rrezik për sëmundjet e rënda kardiovaskulare. Pra, është e qartë rëndësia e ngrënies së duhur të ushqimit që në parashkollor, kështu që mënyra e të ushqyerit, që në familje duhet të jetë e rregullt, që fëmijët të mësohen të hanë ashtu siç duhet që në moshë të vogël.

  1. Lënia e duhanit

Një tjetër element jashtëzakonisht i rëndësishëm për parandalimin e sëmundjeve të zemrës është edhe lënja e pirjes së duhanit. Dihet që duhani është një element jashtëzakonisht negativ për sa i përket zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare, mbi të gjitha duhani favorizon fillimin e neoplazias që nuk ndikon vetëm te mushkëritë dhe orofaringu por përfaqëson një  rreziku edhe për kanceret në pjesë të tjera të trupit. Pra, një pjesë e rëndësishme e parandalimit  të sëmundjeve kardiovaskulare është lënia absolute e duhanit.

  1. Dietë e ekuilibruar

10-heart-healthy-foods-that-love-you-back-heroNë qoftë se duam të jemi më specifikë në lidhje me parandalimin e ushqimit duhet t`i referohemi dy gjërave, rëndësisë së marrjes siç duhet të karbohidrateve të cilat duhet të jenë të balancuara, gjithësesi nxjerrja e tepërt e karbohidrateve mund të çekulibroj bilancin e sheqernave në gjak dhe kështu mund të çojë, me kalimin e viteve, në një gjendje të diabetit, ajo që ne e quajmë diabet pleqërie. Pra, është shumë e rëndësishme kontrolli i marrjes së karbohidrateve. Nga ana tjetër, marrja e karbohidrateve mund të jetë një nga elementët që mund të nxisin pabarazitë metabolike: elementi tjetër është marrja e yndyrnave, lipideve, në veçanti yndyrnave shtazore. Ato me pas transformohen në kolesterol të cilin siç e dimë është bazë për paraqitjen e pllakave brenda arterieve të cilat mund të shkojnë në zemër, tru dhe të gjitha organet e tjera.

  1. Ulja e karbohidrateve dhe yndyrnave

Kjo duhet të kthehet në një furnizim të reduktuar të karbohidrateve, veçanërisht të sheqernave të rafinua, glukozës, të ëmbëlsirave më specifikisht dhe në anën tjetër një ulje e reduktuar e yndyrave shtazore, pra e mishit, salciceve, djathrave yndyrore, të gjitha ato elemente që mund të shkaktojë një rritje në lipide që qarkullojnë, dmth qarkullojnë yndyrna sidomos kolesteroli të cilat së bashku me yndyrna që për fat të keq prodhon trupi mund të shkaktojnë fillimin e arteriosklerozës.

  1. Aktivitet fizik i balancuar

Pra, këto janë elementet e duhur: ushqimi në mënyrë të duhur, ndërprerja e duhanit, pakësimi i karbohidrateve, duke ulur kontributin e yndyrave. Një elementi tjetër i rëndësishëm është aktiviteti fizik i ekuilibruar, i përshtatshëm në një mënyrë të tillë që trupi të jetë i tonifikuar dhe të djeg të gjitha kaloritë të tepërta që prodhohen herë pas here.

  1. Kontrolli i presionit të gjakut

Images (1)Duke respektuar këto rregulla të thjeshta, si dhe duke kontrolluar edhe presionin e gjakut i cila është një element tjetër i rëndësishëm së bashku me një dietë me bazë natriumi, ne mund të parandalojmë sëmundjet kardiovaskulare.

Duke pasur parasysh të gjitha këto rregulla të thjeshta dhe duke i zbatuar ato sa më mirë të gjithë ne do të kemi mundësi të kemi një jetë më të shëndetshme dhe më të ekuilibruar.

 

Shtator-Tetor 2015