Si t’i bindni fëmijët që të hanë fruta

129

DUKE QENË SE USHQYERJA E FËMIJËVE ME FRUTA ËSHTË NJË PROCES I VËSHTIRË PËR DISA PRINDËR, NE JU SJELLIM DISA KËSHILLA PRAKTIKE DHE SHUMË TË RËNDËSISHME. FËMIJËT TUAJ DO TË JENË MË TË SHËNDETSHËM NËSE DO TË KONSUMOJË FRUTA!

Shumë prindër e dinë mirë se sa e vështirë është pjesa e ushqyerjes së fëmijëve, sidomos e dhënies së frutave. Shpjegimi i rëndësisë së ngrënies së frutave të stinës pothuajse kurrë nuk jep efektin e shpresuar. Shpesh, nga mosha 4 deri në 7 vjeç, fëmija zhvillon një neofobi ndaj ushqimeve të reja dhe që ai nuk i njeh. Kjo e bën më të vështirë detyrën e prindërve. Megjithatë nuk duhet të dorëzoheni që me kapriçiot e para të fëmijës, sepse bëhet fjalë për një ushqim thelbësor për shëndetin dhe rritjen e tyre. Për këtë çështje ekzistojnë disa truke të thjeshta prej të cilave frutat do të duken shumë të shijshme përpara syve të tyre. -Fillimisht duhet të jepni shembullin e mirë. Për të bindur fëmijën tuaj që të hajë në mënyrë të shëndetshme është e nevojshme që këtë edukatë ta keni edhe ju vetë si prindër. Ndonjëherë edhe pse nuk e vini re, fëmijët tuaj ju vëzhgojnë gjatë gjithë kohës. Ndaj, nëse fëmija juaj ndien dhe kupton se frutat janë një ushqim si gjithë të tjerët dhe të cilin prindërit e konsumojnë rregullisht, për ata do të jetë më pak e vështirë për ta provuar.

-Gjatë vakteve, nëse fëmija juaj ha shumë, ndjenja e ngopjes do ta ndalojë atë për të ngrënë fruta. Për të shmangur këtë gjë, frutat duhet t’i shërbeni mes vakteve si një meze të lehtë. Nëse do të veproni kështu, atëherë do të merrni dy avantazhe, së pari, do të krijoni një rast të dobishëm për t’u ofruar fëmijëve tuaj një minivakt të shëndetshëm me bazë frutat dhe së dyti, do t’i largoni ata nga ushqimet e cilësuara si “plehra”, pra nga patatinat dhe çfarëdo lloj gjëje tjetër të ngjashme të konservuar.

-Shpesh një ndihmë për ju në këtë rast është edhe marrja me vete e fëmijëve për të bërë pazare. Ju mund t’i përfshini ata që t’i zgjedhin vetë frutat. Gjithashtu, kur të përgatisni frutat (t’i pastroni, qëroni) lejojini edhe fëmijët që të “punojnë” me ju.

kid-banana-e1488230948613

-Një ide tjetër brilante do të ishte në rastin nëse do të kishit një kopsht. Provoni që të kultivoni së bashku me fëmijët ndonjë frutë. Në këtë mënyrë ata do të jenë më të motivuar për t’i ngrënë frutat që i kanë rritur vetë.

-Ata preferojnë gjithmonë frutat që janë gjithmonë gati për t’u ngrënë lehtë. Dardhat dhe mollët janë shumë të “mërzitshme”, përderisa duhet të qërohen dhe pastrohen. Për ta jo gjithmonë është e lehtë t’i përgatisin, plus që nuk është e sigurt nëse i lajnë mirë. Truku më i thjeshtë është që frutat t’jua prezantoni në mënyra të ndryshme, edhe nëse i emëroni tjetër për tjetër. Për shembull, në vend që t’i thoni nëse dëshirojnë një lëng portokalli, ju mund t’i pyesni nëse duan një lëng frutash. Fëmija në mënyrë të pashmangshme do të mendojë se bëhet fjalë për një lëng frutash që shitet në treg dhe me siguri do të jetë më i predispozuar për ta pirë. Kjo është një gënjeshtër e bardhë, mos u shqetësoni.

-Më pas ekzistojnë lloje të ndryshme zgjedhjesh më të sofistikuara që bazohen mbi mënyrat se si prezantohen frutat. Po flasim për fantazinë në pjatat e frutave. Vendosini ato duke formuar figurat më të dashura të fëmijëve. Zgjidhja më e thjeshtë është sallata e frutave, sepse fëmijët nuk i bëjnë pothuajse kurrë naze asaj. Përdorni gjithmonë fruta të stinës për sallatën e tyre dhe për ta bërë më të ngrënshme dhe të shijshme shtojini përsipër pak çokollatë të shkrirë, qumësht ose mjaltë.

Po kështu frutave të shtrydhura mund t’i shtoni edhe pak sheqer.

Burimi: Gazeta Shqip