Si t’ja fitosh zemrën fëmijës tënd në kohë sprovash?

359

Dr. Halid El-Halejbij

Leksionin me titull “Si t’ja fitosh zemrën fëmijës tënd në kohë sprovash?”, dr. Halidi e ka përmbledhur në 11 pika të rëndësishme të cilat po i rendisim si më poshtë:

1.Patjetër duhet të jesh shembull në familje, madje edhe kur je i lodhur, sepse kjo është një përgjegjësi ndaj së cilës ti do të pyetesh. Lodhja jote nuk është justifikim që ti të mos shkosh në xhami. Kjo sjellje do t’i hapë fëmijëve të tu derën e neglizhencës ndaj namazit.

2.Afrimiteti fizik dhe emocional është shumë i rëndësishëm, si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit. Fëmijët e të gjithë grupmoshave, kur nuk arrijë (të prekin) të “shijojnë” aspektin emocional të ngrohtësisë shpirtërorë, mund të krijojnë probleme me qëllim që t’i arrijnë ato, nëpërmjet ndëshkimit.

3.Tregohu i kujdesshëm ndaj respektit dhe qëndrueshmërisë psikologjike dhe shpirtërore të fëmijës. Mos i lejo fëmijët të shkëmbejnë shprehje që ulin vlerat e njëri – tjetrit! Edukoji ata të respektojnë njeri – tjetrin!

4.Nxirri fëmijës në pah vlerat e bukura tek personaliteti i tij, me qëllim kultivimin dhe forcimin e sigurisë dhe besimit në vetveten e tij.

5.Shpërbleje vazhdimisht fëmijën, por jo duke shpërdoruar.

6.Mos i godit fëmijët e as mos u bërtit atyre! Ke për të parë se rrugë dhe forma më të mira edukative kanë për t’u ofruar.

7.Kur të flasësh me fëmijën, fol qetë! Por nëse bërtet, kjo do të të bëhet shprehi, ty dhe të tjerëve.

8.Mbill në zemrat e fëmijëve të tu dashurinë dhe frikë-respektin për Allahun. Gjithmonë këshilloji se “Allahu ju shikon”!

9.Theksoju fëmijëve se ti i do dhe gjithmonë tregohesh i kujdesshëm ndaj tyre.

10.Kujdesu që fëmijët të ndjekin vazhdimisht mësimin përmendësh të Kuranit.

11. Bëj lutje për ta!

love-heart-color-splash-art-wallpaper-768x480

Disa këshilla të vlefshme:

-Kujdesu që çdo ditë (ose javë për javë) të ulesh bashkë me familjen dhe të shkëmbesh me pjesëtarët e saj biseda të ndryshme, larg kërkimit të llogarisë.

-Fëmijëve duhet t’u bëhet e qartë se ata janë të parët në përgjegjësi. Mund të justifikohesh, nëse ti u ke premtuar atyre diçka.

-Krijoju fëmijëve shoqëri, duke i afruar ata me shok apo shoqe, tek prindërit e të cilëve ke besim. Sepse adoleshenti preferon të kalojë kohën më shumë me shokët /shoqet sesa me familjen.

-Domosdoshmëria e kulturës gjinore. Rezultatet e kërkimit në google janë shokuese dhe të turpshme. Prandaj, prindërit duhet të marrin përsipër ta garantojnë këtë kulturë.

-Fëmija nuk lind kokëfortë. Duhet të kuptosh çështjet e mëposhtme:

1—Ndonjëherë ai të largohet duke mos kuptuar se çfarë ke pasur për qëllim. Prandaj, mos u nxito, por mirëkuptoje atë!

2—E urdhëron atë për një çështje të cilën ai nuk ka aftësi apo mundësi ta kryejë.

3—Ai ndjen se ti po e sfidon atë.

Kurimi i kokëfortësisë arrihet kur ti nuk i merr çështjet majë për majë, por i lë të kuptojë se ti nuk je kundër tij. Do të shikosh se ai (fëmija) do të anojë nga ty.

Mos u sill ashpër me fëmijët duke i urdhëruar që të falin namazin, sepse kjo mënyrë i largon ata më shumë nga ai. Nga ana tjetër, mos prano që ata të vonojnë namazin nga koha e tij!!!

– Kushtoji rëndësi faktit që fëmijët të jenë edhe në shoqërinë e të mëdhenjve, me qëllim që të mësojnë prej tyre dhe të kenë besim në vetvete.

– Hadithi i Profetit (a.s.): “Të gjithë ju jeni barinj! Secili prej jush është përgjegjës për ata që ka nën kujdestari.”

Në lidhje me këtë, sill shembullin e një fëmije 9-vjeç që ecën nëpër tregje përpara burrave dhe grave gjysëm të zhveshur dhe një fëmije 4-vjeç e cila dëshiron t’i ndërrojë rrobat, vetëm me derë të mbyllur.

E gjitha kjo është si rezultat i ndikimit të ambientit edukues dhe i asaj se çfarë i kultivon fëmijës tënd.

-Nëse je shembull në familje apo shoqëri, nuk nevojë për shumë urdhëra dhe ndalesa.

-Nëse dëshiron që fëmija juaj të bëhet një lexues, kushtoji rëndësi prezencës së librarisë në shtëpi dhe leximit të librave përpara fëmijëve.

-Ofroji fëmijës lojëra të cilat rrisin, zhvillojnë zgjuarsinë dhe të menduarin.

-Edukoje fëmijën të mësojë si t’i trajtojë (sillet) me njerëzit, t’i respektojë të drejtat e të tjerëve.

-Ofroji atij informacione kulturore, sepse kjo forcon besimin e tij në vetvete.

-Nëse dëshiron t’i mësosh atij një gjuhë të dytë, duhet që në radhë të parë të mësojë gjuhën e mëmës, pastaj një gjuhë të dytë (për ne si muslimane jo arab, duhet t’u mësojmë fëmijëve tanë gjuhën e Kuranit, sepse ajo është gjuha e banorëve të Xhenetit). Më mirë është që gjuhën e dytë ta mësojë pas 9 vitesh.

O Allah, na i përmirëso qëllimet dhe pasardhësit tanë! Amin!

Në shqip: Altin Shehu

 

Shkurt 2017