Simbolika e pikës (.)

86

Nga Ulvi Fejzullahu

Më lart po shihni një pikë.

– Për gjuhëtarin është shenjë pikësimi.

– Për matematikanin është shenjë treguese se një madhësi shumëzohet.

– Për fizikantin është kufiri i temperaturës.

– Për gjeografin tregon drejtimin dhe anën.

– Për sportistin pika është vlerësim miratues dhe lavdërues.

– Për mjekun (mjekësinë) është një sëmundje, që i përngjan paralizës ose në gjuhën popullore “i ra pika”.

Po, për ty besimtar!

Pika (.) çfarë është!?

– A është pika shkalla dhe niveli i kënaqshëm i veprimeve të tua, apo mesi dhe kulmi i diçkaje?!

– A është pika, pika e vapës së mëkateve tua, në pikë të ditës apo në pikë të natës?!

– A është pika, pika e zhvillimit që ec drejt një pike e caku që kjo tregon se ti ke një synim për të fituar pikët më të larta të mundësive?!

Besimtar!

A mendon të jetosh besimtar apo “si besimtar”?!

Shprehe drejt e saktë mendimin: unë dëshiroj, punoj që të jetoj jo “si besimtar”, por besimtar i denjë me detyra dhe përgjegjësi, kjo është për mua pika dhe kësaj i them pikë.

Tjetra, unë pikë për pikë mundohem dhe punoj ta organizoj jetën dhe angazhimin tim sipas udhëzimeve të Allahut të Lartësuar, duke u munduar që t’i kuroj e mjekoj pikat e dobëta, pikat e zeza.

Si përfundim, besimtari ka pikënisjen, pra hapin e parë që duhet bërë për të arritur një synim, ja pra e ka në dispozicion jetën (dynjanë) për të vepruar. Kurse pikëpjekja e tij është ahireti për t’i marrë pikët nga Allahu dhe për t’u stacionuar në pikëtakimin, në xhenetin Firdeus.

Allahu ja mundësoftë çdo besimtari!

 

Revista “Familja”, prill 2017