Simptomat e A.D.H.D -së, çrregullime hiperaktiviteti dhe mungesë vëmendje

87

Migena Kurushi, Terapiste zhvillimi

A.D.H.D është një çrregullim apo shpërqëndrim i vëmendjes i shoqëruar shumë herë me hiperaktivitet ose superaktivitet. Çrregullimi i trurit (brain disorder) ka të bëjë me një ndryshim të ndërtimit he funksionimit të një pjese të tij, më saktë me një ndryshim të ndërtimit të lobit qëndror të trurit dhe për fat të keq ashtu si për çdo çrregullim tjetër nervor, shkaqet e vërteta nuk dihen.
Fëmijët me A.D.H.D në gjuhën e përditëshme i quajmë të pabindur, që nuk rrinë në një vend, ngacmues apo që nuk lënë dy gurë bashkë. Këta fëmijë janë të prirur të veprojnë me koken e tyre, ata nuk marrin urdhëra lehtë, nuk i ndjekin porositë aopo udhëzimet e mbi të gjitha, janë fëmijë shpërthyes, flasin kur nuk duhet e ku nuk duhet, me zë të lartë, bëjnë komente të papërshtatëshme e nuk mund të jetojnë konfort rregullave. Fëmijët hiperaktivë nuk janë me autizëm domosdo, por fëmijët me autizëm mund të jenë edhe hiperaktivë.
Që një fëmijë të diagnostikohet me A.D.H.D duhet të jetë vëzhguar të paktën për 6 muaj e gjatë kësaj kohe ai të ketë shfaqur shumicën e simptomave të fëmijëve me A.D.H.D. Ky çrregullim shfaqet në moshë të herëshme para moshës 7 vjeç dhe është çrregullim biologjik dhe përgjithësisht i trashëgueshëm. Në 25% të rasteve, deri në 45%, kur njëri nga prindërit është me A.D.H.D rritet mundësia që fëmija të vuajë nga ky çrregullim. Në studimet e fundit, është vënë re se shumë prindër janë diagnostikuar me A.D.H.D vetëm pasi është diagnostikuar fëmija i tyre. Nëse njëri nga fëmijët është me A.D.H.D atëherë 30% deri në 40% është shansi që edhe fëmija pasardhës të vuajë nga ky çrregullim i trurit. Tek fëmijët binjakë, kjo përqindje rritet deri në 90%. Karakteristikë është se vëllimi i trurit të këtyre fëmijëve të prekur nga ky çrregullim është më i vogël se vëllimi i trurit tek fëmijët normalë.
-Të gjithë fëmijët me A.D.H.D janë superaktivë.
-Ata nuk mund të përqëndrohen dot ose përqëndrohen vetëm për një kohë të shkurtër, e kjo ndodh vetëm me aktivitetet që atyre i pëlqejnë, ndërsa krejt e kundërta ndodh me atë që nuk pëlqejnë, sado të përpiqen, e kanë të vështirë të përqëndrohen.
Hiperaktiviteti zakonisht manifestohet nga mosha 3 vjeç e lart por në shumicën e rasteve ai diagnostikohet në çastin kur fëmija fillon shkollën. Ai fëmijë është tepër aktiv, impulsiv, i shpërqëndruar, veçanërisht në kohën e vendin e gabuar.
Shenjat kryesore te A.D.H.D janë:
IMPULSIVITETI
– Ata veprojnë para se të mendojnë
– Kalojnë nga një veprimtari në tjetrën pa përfunduar të parën
– Shpesh flasin me zë të lartë
– Kanë vështirësi në pritjen e rradhës
– Kërkojnë më shumë mbikqyrje se fëmijët e tjerë
HIPERAKTIVITETI
– Vrapim e kacavjerrje e skajshme
– Vështirësi për t’u përqëndruar në një vend
– Lëvizje e tepruar në gjumë
MUNGESA E VËMENDJES
– Shfaqet me paaftësinë e fëmijës për të përfunduar gjërat
– Vështirësi për të për të organizuar detyrat
– Shpërqëndrim i lehtë i vëmendjes
150902165535-adhd-diagnosis-examined-exlarge-169
Çdo grup moshë ka simptomat e veta:
MOSHA FOSHNJORE
– Ekstremisht i shqetësuar
– Probleme të gjumit, të gjumit, të ushqyerit, tretjes
– Të bërtitura të shpeshta
MOSHA E KOPSHTIT
– Shqetësime motorike
– Mosnjohja e rregullave, kufijve
– Shpërthime të shpeshta inati
– Nuk përqëndrohen për një kohë të gjatë
MOSHA SHKOLLORE
– Problemet e mësipërme ndiqen nga probleme sociale me bashkëshortët
– Probleme me rezultate në shkollë
– Sjellje agresive e josociale (gënjeshtra, vjedhja)
– Jo qetësia motorike ulet ndërsa problemet e përqëndrimit dhe impulsiviteti mbeten
Ata shfaqin dy lloje agresiviteti:
1.Agresivitet i hapur
2. Agresivitet i mbyllur
Në rastin e parë fëmija drejtohet ndaj njerëzve me urrejtje e armiqësi te hapur. Kjo mund të shkojë në:
1. Heteroagresivitet i cili i drejtohet njerëzve, kafshëve e sendeve.
2. Vetagresivitet, kur fëmija lëndon veten.
– Heteroagresiviteti shprehet me shkuljen e lokëve, goditje të vetvetes, ngrënien e thonjve etj.
Nxënësit me hiperaktivitet paraqesin disa sfida për mësuesit, për shembull:
– Ata kërkojnë vëmendje duke folur jashtë rradhe ose duke lëvizur nëpër dhomë
– Kanë probleme për të ndjekur udhëzimet sidomos kur ato renditen në një listë
– Shpesh harrojnë të mbajnë shënim detyrat e shtëpisë që u caktohen ose sjellin punën e papërfunduar në shkollë.
– Zakonisht kanë probleme me projektet afatgjata ku nuk ka mbikqyrje të drejtpërdrejtë.
Element tjetër, tepër i rëndësishëm për punën me këta fëmijë është ambjenti, vendi i punës. Ai duhet të jetë i qetë, pa ngacmues të jashtëm që fëmijët të mos shqetëohen. Mësuesit duhet të jenë gjithmonë të duruar, të qetë dhe të aftë me qëllim që fëmija të krijojë besim që në fillim. Mësuesit duhet të jenë kreative e të qëndrueshëm, ata duhet të studiojnë e të gjejnë pikat e forta të secilit fëmijë. Më pas të jenë kreative e të qëndrueshëm, ata duhet të studiojnë e të gjejnë pikat e forta të secilit fëmijë. Më pas të zhvillojnë strategji për t’i ndihmuar këta fëmijë të përqëndrohen, të qëndrojnë në detyrë dhe të mësojnë me aftësitë e tyre të plota.
Medikamentet nuk janë aspak mënyra më e mirë për të kuruar këta ëmijë, edhe pse shpesh këshillohën.  Një formë mjaft efikase e trajtimit të këtyre ffëmijëve është edukimi. Ata duhet të kenë një suport të jashtëzakonshëm si nga familja ashtu edhe gna rrethui shoqëror. Ana pozitive është se me kalimin e kohës e me rritjen e tyre, këta persona dalin nga kjo gjendje, sepse A.D.H.D vazhdon deri në moshën e pjekurisë në shumicën e rasteve.
Më e rëndësishmja është që të diagnostikojmë saktë, të mos mendojmë se kemi të bëjmë me fëmijë të llastuar të cilët edukohën me disipline, por me fëmijë me një çrregullim të trurit të cilët kanë nevojë pëe mbështetje, punë, durim, kohë, e mbi të gjitha për më shumë dashuri e përkushtim.

Revista “Familja”, nentor 2016