“Sofra e buzëqeshjes”- Për të qenë më pranë njerëzve…

58

Shoqata Kulturore “Gruaja” ka qenë vazhdimisht e vazhdon të jetë pranë grave, fëmijëve, studenteve, nënave etj. me aktivitetet e saj gjithëpërfshirëse, kulturore, edukative, kurseve të mësim besimit e të Kuranit, botimit të librave etj.

Prej dy vitesh Departamenti i Çështjeve Sociale pranë SHKG-së ka ndërmarrë një projekt human dhe bamirës për shtrimin e drekave për kategoritë nevojtare nën sloganin “Sofra e buzëqeshjes”, tashmë e shndërruar në një traditë të mrekullueshme. Këto dreka organizohen në qytete dhe fshatra të ndryshme të Shqipërisë me shumë kujdes dhe përkushtim nga stafi i shoqatës kulturore “Gruaja”, e cila u ka hapur dyert shtresave të ndryshme të popullsisë, duke e kthyer tashmë në një traditë të shumëpritur për të gjithë.

IMG_5293Në një ambient mjaft të këndshëm dhe komod, në një atmosferë ku humanizmi dhe gëzimi ndjehet në çdo kënd, të ftuarit e ndryshëm në çdo drekë ndjehen si në shtëpitë e tyre. Në fytyrat e tyre sheh ngrohtësi, kënaqësi, buzëqeshje, mirënjohje, sheh respekt dhe dashamirësi. Kjo realizon më së miri qëllimin e këtij aktiviteti, që qëllimisht vjen nën sloganin “Sofra e buzëqeshjes”. Të gjithë të pranishmit në këto dIMG_5479reka, të ulur në një tryezë shijojnë mirësitë dhe begatitë e të ngrënit së bashku në një tryezë. Kryesisht këto dreka shtrohen për fëmijët jetimë dhe nevojtarë, gra dhe burra të moshuar, persona me aftësi të kufizuara etj. Këto dreka janë realizuar në disa qytete dhe fshatra të Shqipërisë me bashkëpunimin e besimtarëve dhe besimtareve të zonave përkatëse.

Përmendim këtu dreka të shtruara me fëmijët jetimë dhe nevojtare të qytetit të Tiranës, drekat e shtruara me fëmijët nevojtarë të fshatrave Morinë dhe Bicaj të qytetit të Kukësit, të fshatrave Valias, Shkozë dhe Qenam të Tiranës, dreka e organizuar në bashkëpunim më Shoqatën Kombëtare të Pensionistëve të rrethit të Tiranës, dreka e shtruar në bashkëpunim më Shoqatën Kombëtare të personave me aftësi të kufizuara, dreka e shtruar me gra të moshuara të qytetit të Rrogozhinës, dreka e organizuar me burra të moshuar të fshatit Lundër, dreka e organizuar me fëmijët e qytetit të Vlorës etj.

P1070251Nëpërmjet këtij aktivitet krijohet mundësia që njerëz të kategorive të ndryshme të mblidhen në një tryezë, duke u shoqëruar me njëri-tjetrin dhe duke thyer atë akullnajë që i ka mbërthyer njerëzit këto vitet e fundit, duke shkurtuar këto distanca që i kanë bërë njerëzit të largët edhe pse të një gjaku, me pretekstin e ngarkesave të shumta që sjell përditshmëria.

Çdo përfundim dreke njerëzit largohen me urimin më të përzemërt “Allahu ua shpërbleftë me të mira” dhe na mjafton kjo lutje që të ecim me hapa të sigurtë në rrugën e shërbimit dhe të përkushtimit.

DSC_0162Gjithashtu ja vlen të përmendet që në këto dreka nuk mungojnë ligjëratat, dhuratat, literaturat e dhuruara, si fletëpalosje të ndryshme, revista “Familja”, libra të ndryshëm, Kuranë, botime këto të SHKG-së.

Ky projekt kaq i këndshëm është një motivim për të bashkuar zemrat e njerëzve në një të vetme dhe për t’ju kujtuar të gjithëve se kemi ardhur në këtë jetë dhe jemi të përkohshëm dhe ajo që ngelet është fjala dhe vepra e mirë, veçanërisht e bërë në dobi të njerëzve që na rrethojnë.

Këto sofra tashmë të kthyera në traditë nga SHKG-ja do vijojnë të shtrohen për kategori të ndryshme të shoqërisë kudo nëpër Shqipëri dhe të gjithë ne do përpiqemi të gëzojmë zemrat e atyre që kanë nevojë për ne.

Nentor-Dhjetor 2013