Steriotipizimi i gruas në punë

68

Çfarëdo kualifikimi apo eksperiencë pune të ketë një femër, për të njëjtin pozicion pune, një mashkull do të marrë një rrogë më të lartë. Edhe pse nuk ndodh gjithmonë kështu, pasi ka përjashtime, në përgjithësi ky është fenomen që haset shpesh dhe kudo në botë. Nismat për barazinë gjinore, pavarësisht arritjeve që mund të kenë pasur në kuadër të integrimit të femrave në jetën sociale, ekonomike, politike të një vendi, duket se nuk kanë arritur ende të mbysin paragjykimin në kahun e pagave.

Raporti i Bankës Botërore, i publikuar së fundmi nën titullin “Mundësitë për femrat dhe meshkujt në Europën në Zhvillim dhe në Azinë Qendrore”, del në përfundimin se femrat në Shqipëri marrin një pagë mesatarisht 35 për qind më ulët sesa meshkujt.

Në fakt, Shqipëria është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ka një diferencë të tillë në pagesë mes gjinive. Eshtë punuar në drejtim të shkollimit të femrave dhe pothuajse gjysma e degëve që janë shkencore dhe teknologjike në universitete po ndiqen nga femrat, çka është një tregues i mire. Por diferencat në pagesa janë të dukshme, pavarësisht kualifikimeve.

Lidhur me punësimin e përgjithshëm, Shqipëria sërish shfaqet ndryshe krahasuar me vendet e tjera.

jobsE njëjta situatë e diferencimeve mes femrave dhe meshkujve ekziston jo vetëm në pjesën formale të ekonomisë, por edhe në atë informale. Studimi i Bankës Botërore tregon se femrat, ashtu si dhe meshkujt, në Shqipëri janë të ekspozuar ndaj punës informale. Gjithsesi, si në sektorin informal, si në atë formal, meshkujt fitojnë më shumë. Hendeku i pagave mes femrave dhe meshkujve vihet re në sektorin formal, pasi verifikohet lehtësisht, por në Shqipëri ky hendek më i madh është te sektori informal.

Pavarësisht kësaj situate për të gjetur një punë, sot në sektorin informal është më e lehtë për femrat sesa për meshkujt, dhe kjo vlen edhe për punësimin në sektorin formal. Në Shqipëri ka shumë pak femra biznesmene apo që kanë në pronësi të tyre një aktivitet privat. Raporti i Bankës Botërore thekson se në Europë gjen kontraste të theksuara në këtë spektër.  “Sa i përket pronësisë së femrave mbi biznese, niveli më i lartë për Europën dhe Azinë Qendrore shënohet në Bjellorusi, Republikën e Krirkizit dhe Moldavi me 50-60 për qind të femrave biznesmene, kurse vendet me nivelet më të ulëta të pronësisë së femrave në biznes janë Shqipëria, Azerbajxhani dhe Kosova (11 për qind)”.

Gratë padiskutim kanë dëshirën e madhe për të punuar, por ato janë të punësuara me kohe të plotë edhe në shtëpi. Ato kanë peshën më të madhe në familje, në edukimin e fëmijëve, në kujdesin e shtëpisë.

Megjithëse, sot në epokën e modernizimit, ku lëvizja feministe ka bërë padiskutim punën e saj, femrat gjithmonë e më shumë po synojnë të dalin nga shtëpitë e tyre. Ato e shohin edhe si një mundësi të mirë për të fituar pavarësinë dhe për tu ndjerë të realizuara edhe në këtë aspekt.

Si përfundim , për tju përgjigjur pyetjes punësimi i grave ,detyrim apo dëshirë , themi se pavarësisht vështirësive me të cilat femrat hasen në shtëpitë e tyre apo në ambjentet e punës, pavarësisht padrejtesive dhe mungeses së motivimit në pagesa , në postet e punës, pavarësisht kushteve ekonomike në të cilat ndodhen, ato kanë dëshirë për të bërë jetë aktive dhe për të shpalosur aftësitë e tyre.

Nentor-Dhjetor 2013