Suksesi i një veprimi ndërton të ardhmen -2

60

* Ky shkrim eshte fitues i çmimit te dyte te konkursit te esese me po te njejtin titull.

Kur brenda një fjalie me një mirgjetje prej arkitekti fjale vërejmë tre fjalë të arta!

A ka çfarë mund të flasim mbi njeriun, i cili do përmbushte të tre këto sfida pararojë e gjithëhershme e njeriut që nga lindja e tij?! Kryesisht është sfida e një shoqërie bashkëkohore  jo vetëm për një shoqëri si e jona, por për mbarë shoqërinë, pasja e një suksesi, të qënit i suksesshmëm, mania për të përmbushur  me çdo kusht çdo akt përpjekje e mundimi çdo rrjesht i shtuar në një curriculum vitae përbën akt “ të shenjtë” në ndërtimin e një sinteze, ku para së gjithash /përveç të tjerash  të duhet të kesh sukses.

Suksesi është ndenjë që lind e bëhet lajtmotiv jo vetëm në shoqëritë e industrializuara  ky term merr domethënie, por në çdo shoqëri mbart një megasens, çdo kohë dhe epokë ka njohur sukseset  e veta, ardhur pas veprimesh të matura, e bashkërenduara, që në lashtësi, e në çdo kohë që ka rrjedhur përmes suksesesh e humbjesh , koha e cila rrjedh sot nën këmbët tona  duke ndjerë se sa rendim  me vrap mbi të, apo sa çalojmë  në marshet tona.

Kështu duke qenë një ndjenjë e lindur me çdo ndjenjë tjetër njerëzore si dashuria, frika respekti, mirënjohja e një varg i gjerë vlerash njerëzore, suksesi i kohëve  moderne  është bërë qëllimi, arsyeja, motivi, ideja, lajtmotivi, motoja, logoja e çdokujt në çdo ndërmarrje  njerëzore. Ështrë ndjenja e triumfit, e arritjes, e mposhtjes së të pamundurës, e largimit të paaftësië  e mangësisë  për të bërë diçka, është performacë, arritje, fitore, guxim, është dashuri, ndjenjë, çfarë mund të jetë tjetër. Po të vazhdonim sërish me një renditje sinonimike do shkonim larg, ndërkohë që  më lart tek vargu i sinonimeve nuk përmenda “ është veprim” duke qënë se  gjendet madje shumë afër me të në titull.

Dhe kjo për një argument të qartë; njohur lingustikisht këto fjalë përbëjnë kryesisht ndjenja afektive, që burojnë prej shpirti, e prej një personaliteti brendësuar në të; janë statike  qëndrojnë okulte  fizkisht edhe pse  nuk duken fizikisht, kanë një peshë prej guri. Pra nuk bëjnë thellësisht veprim –akt apo aksion konkret e fizik. Ky argument me bën të shkoj më tutje kur themi, suksesi i një veprimi do na e ndërtonte të ardhmen. Sot bota ecën me shumë fjalë, ndjenja, dëshira, preferenca, por ka pak vepra, ka pak akte dhe vepra.

Bota e fjalëve është e pamatë, e paskaj. Ka aq shumë – të pasurit e ndjenjave, e fjalëve – është pasuri e të qënit tonë të gjallë, padiskutim, por nëse kjo nuk do pasohej me vepra, nuk do ndërtonim as edhe “një fjali” e aq me larg do të ishte  ndërtimi i një të ardhme. Çdo fjalë e bukur kërkon një kurorëzim aktiv ta pasojë në mënyrë që të kihet një relacion i natyralizuar me secilin prej nesh; një komunikim gjithnjë e më interaktiv me njerëzit dhe me botën që na rrethon.

Bota plot fjalë e pa veprime do ngjante e vetmuar, e veçuar dhe e vetë-lënë mënjanë, së cilës do i mungonte interaktiviteti, risia lobimi aktiv e të tjera si këto.

Ndaj edhe profeti ynë i dashur, Muhamedi  (paqja dhë mëshira e Zoti qofshin mbi të dhe mbi të gjithë atë që ndjekin rrugën e  tij),  në shumë prej haditheve  të tij ka thënë se dija e dobishme është e tillë dhe bëhet argument për ty ditën e gjykimit nëse ajo është pasuar nga vepra, pra veprimi. Po ashtu që në pika kryesore e kyçe të jurisprudenncës islame sqarohet se islami ka ardhur si shpallje e tillë e veçantë dhe përmbyllëse e çdo shpallje tjetër me  dy komponentët kryesore të shpalljes të cilët janë: shpallja, me fjalë- shkronja dhe urdhërimi për t`i pasuar këto fjalë me vepra.

Argument i qartë janë shtyllat e Islamit të tilla si dëshmia – që përbën fjalë,  shtylla e dytë  është namazi – që vetëm pak po të ishim të vemendshëm do i gjenim lehtësisht kuptimin këtij titulli eseje – pra namazi më së shumti prej urdhërave përbën bindje fizike – prej veprimi, po ashtu agjërimi, dhënia e zekatit po ashtu përbën një veprim madje me një demostrim tej e të dukshëm duke u pasuar nga shtylla tjetër- kryerja e haxhit  aty ku gjen fort mirë shprehje  edhe linja llogjike e kësaj trajtese.

Haxhi vjen si ai udhëtim shpirtëror, një vepër e lartë dhe një veprim, i cili sipas fjalës së Allahut, më pas fjalës së profetit dhe rënies dakord të të gjithë dijetarëve  është vepër apo veprim, pranimi i së cilës është suksesi, i cili të ka shpëtuar; një sukses për të cilin ëndërrojnë e lotojnë aq shumë sy të ishin pjesë e atij vargani udhëtaresh tek duan të kthehen me një veprim të pranuar tek Zoti për të qënë të falur e për t`u ndjerë të rilindur  sërish  pa asnjë mëkat duke ndërtuar kështu një të ardhme  në perspektivë.

Ky është veprim i madh shpërblim, të cilit nuk është veçse ndërtimi i së ardhmnes, por  vetë përgëzimi paraprak i kësaj të ardhme –  si shpëtim dhe nisje e bukur për të mbëriritur tek Zoti  i pastër e me sukses të madh.

Suksesi është dëshirë e të gjithëve, por të qënit në stadin e dëshirave është sikurse edhe një i varfër ka dëshirë, por s’ka mundësi ekonomike t’i vërë në realizim edhe çdokush tjeter veç të varfërve i varfër do ishte nëse dëshira do ishte vetëm e tillë e pa ndjekur nga një ide qëndrore, pasi siç edhe thuhet në një pasazh urtie nga një dijetar:

Mbill një ide, të korrësh një veprim

Mbill një veprim, të korrësh një zakon

Mbill një zakon të korrësh një personalitet

Mbill një personalitet, të korrësh një arritje.

Kjo lidhje zinxhir na orienton drejt të qënit ideator abstrakt i një veprimi konkret, njeri me një zakon që ndërton një personalitet, e një personalitet që ndërton e numëron më pas veçse arritje e performancë në çdo aspekt jetik me veten, me njerëzit dhe me Zotin e tij.

Abdullah ibn Mesudi thotë: “bëjeni zakon mirësinë, pasi mirësia është zakon dhe se personaliteti i individit  nuk është  gjë tjetër,  veçse  një grumbull zakonesh”.

Njërëzit e sukseshëm posedojnë aftësi e kapacitete të fituar e të rrënjosur përmes ushtrimit të përditshëm dhe të vazhdueshëm. Është pikërisht  një dossier i rëndësihëm i përbërë nga e pakta katër asete dhe potenciale ajo çfarë përbën energjinë gjigande brenda njerëzve të suksesshëm dhe është po kjo katërshe ajo që i ka bërë disa individë të shquhen në mesin e familjes njerëzore.

Njohuria, aftësia, dëshira, bindja, alternuar me intelektin, këto do të ishin kalorësit e përbetuar të betejave të shumta që ka hasur kohë pas kohe gjinia njerëzore. Pikërisht këta kalorës duke qenë të bashkuar e më të përgatitur se kurrë arrijnë të shkojnë drejt kalasë me emrin- sukses

Suksesi është kalaja që ata duan të arrijnë, ta fitojnë, të bëjnë të tyren e të ndjehen tiumfues me veten, e me sfidat që sjell koha herë si mirëpritëse zemërgjerë e herë si borgjeze e mikluar, e cila di vetëm të përzërë e të refuzojë. Mirëpo ka ndodhur shpesh që pas këtyre perpjekjeve e pas brumosjes me këto aftësi përpjekje vullnet e shpirt të fortë  kërkues njerëzit në përgjithësi, por besimtarët e Zotit në veçanti ta shohin ta përfaqësojnë e realisht  ta ndajnë  edhe me të tjerët suksesin e arritur. Një realitet kthimesh prapa në të vetmin rast që është i këshillueshëm, është pikërisht kur kthehemi pas e shikojmë jetët e profetëve tanë, të shokëve e bashkëkohësve të tij. Në çdo rast do të përbënte kthim në retrospektivë, apo edhe si shumëkush e quan në regres, ndërkohë  që për besimtarët është kthimi tek origjina, tek historitë e suksesit, aty ku janë ngulur mirë rrënjët të forta, e tek  i kujtojmë ata numërojmë sukseset tona që nuk janë gjë tjetër veçse suksese profetësh e dijetarësh në miniaturë. Fjalës së profetit se kush bën një vepër të mirë të tipit: kush fal dy prej  suneteve të sabahut, është si të ketë fituar gjithë dynajnë e çfarë ka në të.

A nuk është kjo fitore dhe ndërtim i një të ardhme të sigurtë, nëse edhe ne ashtu siç ua  tha bashkëkohësve të tyre, po në këtë këndvështrim edhe ne pas 1400 viteve mes rrugëtimesh të shumta  kërkojmë  të gjejmë rrugëtimin e duhur  përkrah të suksesshmes, me të cilët ndërtojmë një të ardhme.

Korrik -gusht, 2014