“TË BASHKOJMË ZEMRAT”

70

Shoqata Kulturore “Gruaja” ka hapur siparin e takimeve dhe aktiviteteve kulturore me gra, studente e vajza të grupmoshave të ndryshme me moton: “Të bashkojmë zemrat”.

Qëllimi ynë është përmirësimi i cilësisë së jetesës në bashkësi dhe zhvillimi i personalitetit të vajzave shqiptare që nesër ato të përhapin informacion për mënyrat, me të cilat do t’i zgjidhin problemet e veta dhe do ta ndryshojnë botën rreth tyre.

Një objektiv tjetër i kësaj nisme është përmirësimi i klimës emocionale te femrat muslimane në qytete e rrethe, ku aktivitetet kulturore dhe artistike janë të pakta.

DSC_0029Ky lloj aktiviteti zhvillohet në bashkëpunim me aktiviste të qyteteve, me një program të pasur artistik të shoqëruar me Kuran, dokumentar, ligjëratë nga teologe nga e gjithë Shqipëria, ilahi, recitim poezish, kuize diturie, dhurata të ndryshme etj. Programacioni realizohet në bashkëpunim me aktivistë të qyteteve përkatëse.

Janë realizuar aktivitete në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Përmendim këtu aktivitetin në qytetin e Kukësit me temë: “Kthehu te Krijuesi yt”, aktiviteti i realizuar në qytetin e Beratit me temë: “Muhamedi (a.s.), pishtari ndriçues i njerëzimit”, aktiviteti në qytetin e Kavajës me temë: “Përplasje brezash apo komunikim mes brezave”, aktiviteti në qytetin e Rrogozhinës me temë: “Kultivo në zemrën tënde dashurinë për Allahun”. Aktiviteti më i fundit i realizuar është ai në qytetin mikëpritës të Pogradecit, me temë: “Rinia, shpresa e së ardhmes”. Ajo që ja vlen të përmendet është fakti se pjesëmarrja më e madhe në këto aktivitete ka qenë kryesisht nga vajza të reja dhe studente.

Gjatë takimeve janë shpërndarë literatura të ndryshme për të rinjtë, broshura me mesazhe për “Bashkimin e Zemrave”, botime të ndryshme të shoqatës kulturore “Gruaja”, si dhe fletëpalosje që stimulojnë të menduarit pozitiv të lexuesit.

Shpresojmë që aktivitetet me moton “Të bashkojmë zemrat” t’i realizojmë nëpër qytete të tjera të Shqipërisë, në Elbasan, Shkodër, Kuçovë, Korçë, Fier, Sarandë etj, kudo ku do të gjejmë përkrahje dhe bashkëpunim.

DSC_0035Erdhi një njeri në Qabe dhe filloi të kritikonte Ibn Abasin (r.a.) para njerëzve, ndërsa ai uli kokën. Ai vazhdoi edhe më tej të kritikonte njeriun, i cili ishte dijetar i shquar i kohës, ndërsa Ibn Abasi duke ngritur kokën i tha: “A po më shan, ndërkohë që unë kam tre cilësi të bukura?” Njeriu e pyeti: “Çfarë cilësish të bukura ke?” Ibn Abasi u përgjigj: “Betohem në Allahun se nuk bie (zbret) shi në Tokë e unë të mos gëzohem dhe të falënderoj Allahun për këtë, edhe pse vet nuk kam as ara, as livadhe, as deve e as dele.” Njeriu përsëri e pyeti: “Po cilësia e dytë e bukur që ke?” Ibn Abasi i tha: “Nuk dëgjoj për asnjë gjykatës të drejtë, e që të mos lutem për te tek Allahu në mos prezencën e tij, edhe pse nuk kam tek ai akt padie.” Njeriu vazhdon ta pyesë: “Po e treta cilësi e bukur?” Ibn Abasi i tha: “Nuk e kam kuptuar asnjë verset nga Libri i Allahut, e që nuk kam dëshiruar që muslimanët ta kuptojnë si unë”.

Këto janë disa nga cilësitë që kanë poseduar sahabët, të cilët u edukuan në kohën e Profetit (a.s.) dhe atyre që pasuan ata. Ata ishin mjeshtër të artit të bashkimit të zemrave të njerëzve.

Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi Profetin (a.s.), mbi shokët e tij dhe gjithë ata që i pasojnë këta deri në Ditën e Gjykimit, e neve na bëftë prej atyre që bashkojnë zemrat e besimtarëve.

Iniciativa jonë do të vazhdojë edhe online në mënyrë që të mund ta përhapim mesazhin tonë edhe në versionin elektronik. Bashkohuni edhe ju me ne!

JANAR-SHKURT 2014