Themelohet rrjeti që mbledh shkencëtaret muslimane nga e gjithë bota

343

Vendet islame, rrjet të grave shkencëtare 

E hënë, 14 nëntor 2016

Bomako, Mali (IINA) – Ministrat e arsimit të vendeve islame zhvillojnë sot dhe për dy ditë radhazi konferencën e tetë të kërkimit shkencor me titull: “Arsimi i lartë: Kualiteti dhe përshtatja”. Sipas burimeve të IINA-s, në këtë konferencë do të themelohet rrjeti i shkencëtareve femra të botës islame, rrjet që do të operojë në kuadër të dokumentit themeltar të Organizatës Islame për Edukim, Shkencë e Kulturë – ISESCO. Nëpërmjet këtij rrjeti, organizata kulturore synon të forcojë lidhjet dhe të mbështesë femrën muslimane në fushën e kërkimit shkencor e teknologjik. Ngritja e këtij rrjeti ishte mbajtur pezull që nga vendimi i marrë mbi themelimin e tij në vitin 2008, në një konferencë të ministrave të arsimit mbajtur në këtë vit në Azerbajxhan, riaprovimit të tij në vitin 2010, në konferencën e Kuala Lumpurit, Malajzi.

Pritet që ngritja e rrjetit të shkencëtareve muslimane të forcojë rolin e grave në zhvillimin shkencor, teknologjik, ekonomik e social. Mbështetja e veprimtarisë shkencore të femrave, krijimin e mjedisit të përshtatshëm dhe ndihmesën në vendimarrje në fushën e planifikimit kombëtar janë të tjera objektiva që synohet të realizohen nëpërmjet ngritjes së këtij rrjeti. Pa lënë mënjanë kurajimin e femrave, mbështetja ekonomike në mënyrë që gruaja të hyjë bindshëm në fushën e kërkimit shkencor në vendet islame.

Rrjeti do të jetë si njësi koordinimi dhe qendër e mbledhjes dhe publikimit të informacioneve shkencore e teknologjike në vendet muslimane.

Rrjeti i grave shkencëtare muslimane në botën islame do të përbëhet nga tre nivele hierarkike: Asambleja e Përgjithshme, Bordi i sekretarëve dhe Sekretariati i rrjetit. Ky i fundit do të përbëhet nga organizma të shkencëtareve femra nga të gjitha vendet islame, por edhe nga pakicat muslimane në perëndim.