Tradita profetike e puthjes së fëmijëve

19

 

Nga: Redaksia

 

Islami është fe e mëshirës, dhe më së shumti shfaqet mëshira e tij te të dobëtit. Pikërisht fëmijët janë ndër më të dobëtit që kanë nevojë për dhembshuri, butësi dhe ndjeshmëri, dhe një nga gjërat më të mrekullueshme është se tradita profetike i detyron muslimanët të kenë mëshirë për fëmijët. Kjo traditë bën te dhembshuria ndaj tyre argument për përmirësimin e zemrave të tyre, dhe vendos për këtë mëshirë standarde, veprime dhe metoda të ndryshme. Ndër këto mënyra apo veprime të demostrimit të mëshirës është puthja e fëmijëve. Buhari transmeton nga Enesi, Zoti qoftë i kënaqur me të: “Pejgamberi ﷺ, e mori Ibrahimin, e puthi dhe i ndjeu aromë atij”.

 

Dhe Muslimi transmetoi nga Enes Ibn Malik, Zoti qoftë i kënaqur me të, i cili ka thënë: “Unë kurrë nuk kam parë dikë më të mirë me familjen se sa i Dërguari i Allahut ﷺ, dhe Ibrahimi u dërgua në periferi të Medinës kur ishte i vogël. Ai shkonte atje dhe ne e shoqëronim. Ai hyri në shtëpi dhe ajo ishte mbushur me tym pasi babai i tij kujdestar ishte një murator. Ai e mori atë (djalin e tij Ibrahim) e puthi dhe pastaj u kthye”.

 

Me e mrekullueshme është të dihet se kjo mëshirë ishte në një ambient jo të zakonshëm për këtë sjellje të butë. Muslimi transmeton nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, se El-Akraa bin Habis, e ka parë Pejgamberin ﷺ, duke puthur Hasanin. Ai tha: “Unë kam dhjetë fëmijë, por kurrë nuk kam puthur asnjërin prej tyre”. I Dërguari i All-llahut ﷺ tha: “Ai që nuk tregon mëshirë (ndaj fëmijëve të tij), nuk do t’i tregohet atij asnjë mëshirë”. Dhe në një transmetim nga Muslimi nga Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, ai i tha atij: “Atëherë ç’mund të bëj nëse Allahu ju ka privuar nga mëshira?!”.

 

I Dërguari i All-llahut ﷺ, e bëri mëshirën me fëmijët dhe puthjen e tyre argument për ekzistencën e mëshirës në zemrën e muslimanit. Kështu që le të jetë kjo butësi slogani jonë në trajtimin e fëmijëve në përgjithësi, dhe me fëmijët tanë në veçanti.

Dhe mos harroni sloganin tonë: “Dhe nëse i bindesh Atij do të udhëzohesh.” (En-Nur: 54)

Revista “Familja”, Shkurt 2022