Tregim “Gjyshja ime e dashur”

68

Të dashur miq të revistës “Foleza Jeshile”, tani do t’ju njohim me tregimin e Mirsadit.

Mirsadi është shtatë vjeç dhe shkon në klasë të parë. Atij i pëlqen si çdo bashkëmoshatar të luajë me shokët pasditeve poshtë pallatit. Ai e ka shkollën paradite. Kur zgjohet, ha mëngjesin që ia përgatit gjyshja, vishet dhe sëbashku me të niset për në shkollë.

Mirsadi gjatë gjithë rrugës i drejton pyetje gjyshes së tij. Një ditë ai e pyeti gjyshen se si të luante një lojë në tablet. Gjyshja i buzëqeshi dhe i tha:

DSC_0392Nuk merr vesh gjyshja nga këto gjëra more bir, se janë në gjuhë të huaj.

  • Po ti di arabisht o gjyshe, si i ke mësuar suret nga Kurani?- e pyeti Mirsadi.
  • Do t’i mësoj gjyshja ty suret, ndërsa ti më mëso lojërat nga tableti.
  • Pas disa ditësh Mirsadi dhe gjyshja morën abdes dhe filluan të faleshin. Mirsadi që i vogël imitonte prindërit kur faleshin. Tashmë ai çdo lëvizje e shoqëronte me fjalët përkatëse. Gjyshja e Mirsadit ndihej krenare që po i mësonte atij të falte namazin si të ishte një djalë i rritur. Mirsadi pas namazit e merrte gjyshen për dore dhe i shpjegonte lojërat nga tableti dhe qeshte me zë, sepse gjyshja nuk i kuptonte sado që ai mundohej.

Morali: “Urdhëroni fëmijët tuaj për namaz kur të mbushin shtatë vjeç” (Muhamedi a.s.).

Foleza jeshile, nr. 23