Trendet e dizajnit të shtëpive për vitin 2018

100

Nga Deada Hyka
Viti 2018 do të jetë viti i ngjyrës rozë florale, e elementit të bakrit, e qeramikës, drurit të errët, veprave të artit dhe printimeve ekzotike. Hije të ndritshme na kthejnë përsëri në vitet ’80, ndërsa ngjyrat natyrore janë të përjetshme dhe na lejojnë të realizojmë miksime të ndryshme dhe të përdorim sa më shumë dekoracione. Nuk është më viti i elementeve minimaliste, pohojnë ekspertët botërore.
1. Butësia e ngjyrës rozë pastel
Kjo ngjyrë delikate është e lidhur me butësinë dhe xhentilesën; një ngjyrë natyrale si një lule. Ekspertët sugjerojnë: Përputhni printimet ekzotike me ngjyrën rozë të trëndafiltë dhe shtëpia juaj do të bëhet vendi më trendi i momentit. Kjo ngjyrë e bukur krijon më tepër hapësirë e përdorur në copë të kadifenjtë dhe qeramikë.

Home-interiors-trends-2018-Swoon_LivingRoom-1-920x920
2. Elementi i bakrit

Një tavolinë (jo buke) me këmbë bakri apo llamba me material të tillë, shtojnë një kontakt të sofistikuar në dhomën tuaj ku qëndroni (soxhorno), duke sjellë një shkëlqim të ngrohtë në shtëpi. Përveç kësaj, ky material natyral është i përballueshëm dhe mund të përfshihet lehtë në elementë arredimi.

Home-interiors-trends-2018-Matalan-920x920

3. Printime ekzotike për të ndriçuar dhomën tuaj

Jepini drita shtëpisë suaj me modele botanike. Çfarë do të thotë kjo? Prerjet e gjetheve tropikale mund të gjenden në jastëkë, enë gatimi dhe art mural (si letra murale), duke u shndërruar kështu në një koleksion të hapësirës tënde të jetesës. Përdorimi i madh dhe i guximshëm, mund të kthehet në boomerang.

home-decor-trends-2018-House-of-fraser-hot-tropics-920x920
4. Përzierje e materialeve për një pamje unike

Përdorimi i materialeve të ndryshme në të njëjtën dhomë krijon një estetikë të mrekullueshme. Një dysheme me pllakë qeramike, kuzhinë prej druri, tuba metalikë, ndriçim bakri dhe tulla të ekspozuara në një faqe muri: shtojnë elementin dekorativ unik në një dhomë. Në rastin e një kuzhine, psh.: Druri sjell ngrohtësi vizuale në dhomë dhe e bën atë të ndihet më e zymtë. Në këtë rast, përdoren pllaka të mëdha në dysheme prej qelqi të cilat japin një pamje bashkëkohore.

interiors-trends-2018-pineapples-George-home-920x920
5. Mermeri si luks

Mermer Carrara është nga Italia dhe përdoret shumë për skulptura dhe materiale ndërtimi. Përdorimi i këtij lloj mermeri, sipas ekspertëve, shton një kontakt luksoz në kuzhinën tuaj dhe është i lehtë për t’u ruajtur, duke qenë një material shumë i fortë. Ky material është përdorur gjatë viteve dhe do të vazhdojë të përdoret në elemente të ndryshme të brendshme, si mobilje, dysheme, mure, pajisje të ndryshme etj.

5. Qeramikë për hijeshi

Home-interiors-trends-2018-John-Lewis-920x920

Vazo qeramike dhe tavolina mesi me këmbë ari do të gjenden kudo në vitin 2018. Këto tryeza të rrumbullakëta me shkëlqim do të sjellin elegancë dhe luks, në çdo dhomë pritjeje.

6. Arti që bie në sy
Përdorimi i veprave të artit është trendi i vitit 2018, me objektivin që të jenë interesante dhe vizualisht të pranueshme për shtëpi. Në disa raste, pronarët zgjedhin një foto bashkëkohore për të dekoruar dhomën e tyre të pritjes. Në raste të tjera, të vendosësh një vepër arti tuaj mbi oxhakun tuaj, ose edhe thjesht në mur, konsiderohet një alternativë e përsosur. Kujdes! Duhet të dini se korniza është po aq e rëndësishme sa vepra e artit, prandaj merrni kohën e duhur për të zgjedhur atë.

7. Dru i errët si kontrast me muret

Pantone-colour-2018-Ultra-Violet-920x920
Druri i errët i shton një prekje luksoze në një dhomë. Përdorni dysheme druri të errët për të krijuar një atmosferë të rehatshme dhe të ngrohtë. Duhet të jeni në dijeni se kjo ngjyrë dallon mirë me një shumëllojshmëri të hijeve të tilla si blu, të bardhë ose të verdhë.

Shkurt 2018

Homes-and-interiors-trends-in-2018-Furniture-Village-920x920 Home-interiors-trends-Dunelm-Botanicals-920x920 home-interiors-tredns-2018-John-Lewis-Fusion-Collection-920x920 Buying-a-House-in-2018