Unë jam një pikë e papërfillshme në univers, e i gjithë universi është në syrin tim.

259

Nga Brunilda BASHA

Unë jam asgjëja në gjithësi,

gjithëçka brenda asgjësë.

E padukshme në miliona galaksi.

Nje grimcë oazi

në thatësirë, shkretëtirë.

Një pikë uji

në pafundësi oqeanike.

Një frymëmarrje

nën shtatë qiejt …

Unë jam një psherëtimë e mekur

në mijëra kore tingujsh.

Një përrallë e harruar,

që derdhet nga qielli si ujëvarë.

Një pranverë,

si stuhi e jetës.

Një buzëqeshje shpërfillëse.

Një lot i lehtë.

Një zemër e vogël.

Për çdo kënd.

Për mua,unë, jam një shpirt i lirë.

Që vrapon drejt Absolutit.

Unë jam një shpirt,

me një fillim e fund.

Buzëqeshje agimi.

Një lot i rëndë,

që askush s’e ngren dot.

Dhe po,

një zemër e vogël,

e vockël shumë…

E në të,

gjendet e tërë bota

e ç’ka ka në të.

 

Revista Familja, janar 2016