Urtësia e radhitjes së shkronjave në gjuhën arabe

97

Nga Redaksia
Ndonjëherë renditja e shkronjave në disa fjalë arabe e tregon elementin e vërtetë fizik të atyre gjërave të cilave iu referohet kuptimi i atyre fjalëve.
Le të marrim për shembull:
( عَسَلٌ = ع س ل ) mjaltë i bletës; (ل س ع لَسَعٌ = ) thumbim, kafshim.
Këto dy fjalë janë të përbëra nga të njëjtat shkronja, por në renditje të kundërt.
Mirëpo, si pasqyrohet kjo në kuptimin e vërtetë të fjalës?
Fjala عَسَلٌ e tregon mjaltin i cili vjen nga pjesa e përparme e bletës, ose nga goja e saj, ndërsa fjala لَسَعٌ e tregon foljen “për të thumbuar”, siç është e njohur, thumbi i bletës gjendet në pjesën e pasme të trupit saj, që do të thotë, se bleta kafshon nga prapa. Përkatësisht, bleta jep mjaltë nga ana e përparme e saj, ndërsa kafshon nga ana e pasme e saj, pikërisht ashtu siç është edhe folja لسع (thumbim, kafshim) me vendosjen e shkronjave të fjalës عَسَلٌ – mjaltë, në mënyrë të kundërt.
Edhe një tjetër kuriozitet interesant në lidhje me anatominë e trupit të bletëve është se ato i kanë fijet e ngarkuara elektrostatike, andaj poleni me lehtësi kapet për këmbët e tyre. Me këtë veçori të pazakontë produktiviteti i bletëve arrin në maksimum, sepse çdo milimetër i trupit të saj është i aftë të mbajë polen.
Gjithashtu, në vitin 2006, është publikuar rekordi gjenetik i bletëve të mjaltit apis mellifera. Kështu bleta është insekti i tretë, gjeni i të cilit është deshifruar plotësisht, pas mizës dhe mushkonjës. Brenda ADN-së së bletëve, shkencëtarët kanë zbuluar ngjashmëri të habitshme dhe lidhje të bletëve me gjitarët dhe njerëzit. Është zbuluar se sipas orës biologjike të cilën bletët e bartin në vetvete, bletët më shumë u përngjajnë gjitarëve sesa mizave. Kjo orë rregullon një numër aktivitetesh, duke përfshirë edhe navigimin, caktimin e kohës, si dhe gjuhën e bletëve, e cila përdoret për të njoftuar për burimet dhe vendet e ushqimit.
Përveç kësaj, bleta ka 16 çifte kromozomesh, e cila është e barabartë me numrin rendor të sures en-Nahl (Bletët) në Kuran: “Ushqehu me gjithfarë lloje frutesh dhe ec rrugës së Zotit tënd përulshëm!” Nga barku i tyre del pije (mjaltë) ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç për njerëzit. Kjo, me të vërtetë, është argument për ata që meditojnë.” (en-Nahl, 69)

calligraphy_2
Gjuha arabe është e jashtëzakonshme
Nëse dëshironi të mësoni sa gjuhë e jashtëzakonshme është gjuha arabe, lexoni tekstin në vijim.
Fjalët në gjuhën arabe kryesisht përbëhen nga tre shkronja kyçe. Fjala edeb أَدَب përbëhet nga tre shkronja: أ د ب (hemze’, dal dhe ba)

Nëse ua ndërrojmë vendin këtyre tre shkronjave, fitojmë fjalën بَدَأ – beda’ që domethënë ‘të fillosh’. Nga kjo mësojmë se të gjitha punët duhet ‘filluar’ me edeb. Edebi është i pashmangshëm në gjithçka veprojmë.
E pabesueshme, apo jo? Por prisni, bëhet edhe më mirë nga kjo.
Nëse i lëvizim përsëri shkronjat, fitojmë fjalën دأب – (da’b) që do të thotë ‘zakon’. Prandaj, duhet t’i fillojmë të gjitha punët tona me edeb dhe ky duhet të jetë zakoni ynë.
Si besimtarë muslimanë ne duhet të kemi sjellje të mirë dhe ato sjellje duhet të na bëhen shprehi në të gjitha sferat e jetës.
A i shikoni kuptimet e bukura që mund t’i fitojmë vetëm nga tre shkronja arabe!

Shkurt 2018

maxresdefault