Vajzat janë bekim për prindërit!

405

Majlinda Qosja

Fëmijët janë pa dyshim një dhuratë e madhe nga Allahu i Plotfuqishëm për të gjithë prindërit. Prindërit duhet të mendojnë për fëmijët e tyre si një thesar i tillë para të cilëve të gjitha burimet e pasurisë, nuk kanë kuptim dhe vlerë. Ne, si prindër, duhet të falënderojmë dhe të jemi mirënjohës Allahut të Plotfuqishëm që na ka bekuar me fëmijë, djem apo vajza.

Unë jam një nënë e bekuar me vajza. Ata tashmë janë të rritura po fare mirë më kujtohet kur me gëzim dhe krenari i mbaja në krahë dhe habitesha kur të tjerët më thonin sikur të kishe qenë një djalë…Tashmë kohërat kanë ndryshuar, mënyra, stili i jetës gjithçka ka ndryshuar por duket ndjeshëm se dëshira për të lindur një djalë nuk po ndryshon. Normal nuk e mohoj se djali është shumë i mirë, të vjen krah në familje, do më pak përkushtim apo kontroll, ai i bën blerjet vetë madje edhe në orët e mbrëmjes etj. Nëse do listoja një listë do të dilte shumë e gjatë. Nga ana tjetër, vajza do shumë vëmendje, kontroll, përkushtim material dhe financiar, do mbajtur nën kontroll në këtë kohë sfidash dhe teknologjie të lartë. Por nëse edukimin e fillon herët duke gërshetur edukimin kulturor me atë fetar me siguri nuk do ketë problem.

Vajza është një bekim, një dritë, ajo fal dashuri dhe i bëhet edhe djalë, babait dhe nënës së saj. Në familjen tonë nuk e ndjejmë se na mungon djali sepse vajzat me dashurinë, sjelljen, ëmbëlsinë, shkathtësinë që i karakterizon kanë plotësuar gjithçka. Shumë e çuditshme disa thonë sa mirë që ke vajza sepse ato janë për nënë dhe baba siç thotë edhe ajo kënga …Lum kush vajza ka, se janë shërbet për bakllava, janë për nënë e baba…

Por nuk bëhet fjalë thjesht për kaq, por se ata, vajzat, janë një bekim i madh nga Allahu i Plotfuqishëm.

Kur Imam Ahmed Ibn Hanbeli (Zoti qoftë i kënaqur me të!) do të dëgjonte një nga të afërmit apo miqtë e tij se i kishte lindur një vajzë, ai do t’u thoshte atyre: “Urime sepse të gjithë pejgamberët ishin kryesisht baballarë vajzash.”

Muslimanët duhet të kujtojnë se familja e Profetit Muhamed (a.s.) është nga vajza e Tij e dashur Fatime (Zoti qoftë i kënaqur me të!).

Sot, është shumë e shëmtuar kur dëgjon ose sheh disa prindër që gëzohen kur fëmija i porsalindur ka lindur me problem apo tek sheh dukshëm pakënaqësinë e tyre kur fëmija është femër. Por, nuk duhet të ndodhë kështu. Islami nuk predikon këtë lloj sjellje, si në kohën e injorancës.

Në kohët para-islamike, arabët shqetësoshin dhe mërziteshin kur iu lindin vajza, saqë kur një baba merrte vesh se gruaja e tij kishte lindur një vajzë, thoshte: “Pasha Zotin, ajo nuk sjell lumturi sa një djalë; mbrojtja e saj është qarje dhe përkujdesi për të nuk është veç se vjedhje!

Ai nënkuptonte se ajo nuk mund të mbronte babanë dhe familjen e saj, sepse vajzat dinë vetëm të qanë dhe jo të mbajnë armë. Gjithashtu ajo nuk mund të kujdesej për ta. Traditat e asaj kohe e lejonte babain të varroste vajzën e tij të gjallë për shkak të varfërisë, ose nga frika e një turpi që ajo supozohej se mund të bënte kur të rritej. Në këtë kontekst, Kurani ka shpallur, duke i denoncuar këto veprime dhe duke i shmangur ato: “Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla, për çfarë mëkati ato janë mbytur…” “(Takvir, 8-9)

Kurani përshkruan gjendjen e baballarëve kur u lindin vajza: “Dhe kur njëri në mesin e tyre merr lajmin e gëzuar të lindjes së një vajzë, fytyra e tij nxihet, dhe ai zien nga inati nga brenda. Fshihet nga njerëzit për shkak të lajmit; “A do të mbajë atë të gjallë dhe i turpëruar, apo do ta varrosë atë nën tokë?”; …….! Shumë keq mendojnë dhe gjykojnë! ” (Nahl, 58-59)

Kurani shpalli një fushatë pa kompromis kundër atyre njerëzve mizorë që vrasin fëmijët, qoftë mashkull apo femër. Allahu thotë në Kuran: “vërtetë janë të shkatërruar ata që mbytën fëmijët e tyre nga padituria e pakuptimtë dhe ndalojnë begatitë që  Allahu i ka dhuruar, me qëllim që të sajojnë gënjeshtra ndaj Allahut; Padyshim ata janë të humbur dhe nuk kanë gjetur rrugën “. (En’am, 140)

Allahu i Plotfuqishëm thotë: “Dhe mos i mbysni fëmijët tuaj, nga frika e varfërisë; Ne ua sigurojmë furnizimin atyre  dhe juve; në të vërtetë mbytja e tyre është një gabim i madh. “ (Isra, 31)

Ligjet në periudha të hershme i jepnin babait të drejtën për të shitur nëse ai dëshironte vajzat e tij; ndërsa ligje të tjera lejonin atë të dorëzonte vajzën tek një njeri, i cili do të vriste vajzën e tij në qoftë se i ati kishte vrarë të bijën e dikujt tjetër.

Kur Islami erdhi, ai shpalli se vajza (ashtu edhe djali ) ishte një dhuratë nga Allahu, që ia jep Allahu kujt dëshiron Ai prej robërve të Tij:“Allahut vetëm i takon mbretërimi i qiejve dhe tokës; Ai krijon çka të dojë; Ai mund t’i dhurojë vajza kujt të dojë, dhe djem për këdo që Ai do. Ose mund të përziejë, djem dhe vajza; ai nuk i dhuron fëmijë kujt të dojë; vërtet Ai është i Gjithëdijshmi, Krijuesi. ” (Shura, 49-50)

Profeti (a.s.) transmetoi se çdo baba shpërblehet me Xhenet kur sillet mirë me të bijat e tij, ka durim në rritjen e tyre, siguron arsimimin e tyre moral, dhe përcjell urdhërat e Allahut derisa ata të arrijnë moshën e pjekurisë. Profeti (a.s.) e bëri vendin e babait në Xhenet pranë tij. Enesi transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s.) ka thënë:“Kushdo që rrit dy vajza derisa të arrijnë moshën e pjekurisë, ai dhe unë do të vijë në Ditën e Ringjalljes kështu”, (dhe ai  bashkoi gishtat e tij të bekuara.)

Profeti i dashur (a.s.) ka deklaruar se:“Kur lind një djalë, atëherë ai sjell një  dritë dhe kur një vajzë lind, atëherë ajo sjell dy drita.”

Profeti (a.s.) ka thënë gjithashtu se: “Personi i cili përballet me vështirësi në rritjen e dy bijave të tij dhe bën sabr (është i durueshëm), pastaj bijat e tij do të jenë (perde) mes tij dhe Zjarrit të Xhehenemit.”

Ibn Abasi transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s.) ka thënë: “… Dhe kushdo që rrit tri vajza ose një numër të tillë të motrave, i edukon ato mirë, duke treguar dashamirësi ndaj tyre derisa Allahu t’i begatojë (dmth deri sa të arrijnë moshën e pjekurisë), Allahu do të garantojë Xhenetin për të.” Një njeri e pyeti: “O i Dërguari i Allahut! Gjithashtu a vlen kjo për dy vajza? Ai tha: Edhe për dy “Në qoftë se ata do t’i kishin kërkuar edhe për një gjithashtu, i Dërguari i Allahut do të kishte thënë po,” edhe në një … “

Ibn ‘Abbas (Zoti qoftë i kënaqur me të!) tregon:“Kushdo që ka një fëmijë femër, që nuk e varros dhe as ndihet i fyer prej saj, dhe nuk preferon fëmijët e tjerë në vend të saj, Allahu e pranon atë në Xhenet.”

Vajzat janë pa dyshim një bekim i madh nga Allahu i Plotfuqishëm. Ato janë një mjet i shpëtimit dhe një rrugë drejt Xhenetit për prindërit e tyre.

Në një tjetër hadith, Profeti (a.s.) ka thënë: “Ata do të jenë mburojë për të nga Zjarri.”

Ai (a.s.)  kishte urdhëruar: “Kurdo që e keni blerë diçka nga tregu dhe do t’i tregoni fëmijëve atëherë filloni me fëmijët tuaj femra.”

“Vajzat janë një dhuratë nga Allahu i Plotfuqishëm. Ata prindër të cilët janë të sjellshëm ndaj tyre, atëherë Allahu i Plotfuqishëm është bujar ndaj prindërve të tillë. Ata që janë të mëshirshëm ndaj vajzave të tyre, Allahu i Plotfuqishëm është mëshirues ndaj tyre. ”

Me këto tekste të hapura dhe autentike, përsëritet lajmi i mirë, lindja e vajzave nuk është aspak një barrë e frikshme, as nuk është një shenjë e keqe. Në të kundërtën, është një bekim për të falënderuar dhe mëshirë për të dëshiruar dhe kërkuar, për shkak se ajo është një bekim i të Plotfuqishmit dhe një shpërblim për të fituar.

Prandaj, gëzohuni për lindjen e bijave tuaja, duajini, udhëzojini dhe furnizojini me pasurinë tuaj! Mos harroni: Vajzat janë bekim dhe jo barrë!

Çdo buzëqeshje e tyre të mbush me dritë, çdo sukses i tyre të bën krenar. Vajzat madje ne kohën e sotme janë edhe më të sukseshme sesa djemtë dhe janë syri, zemra dhe krenaria e prindërve. Unë jam falënderuese që Allahu i Gjithëdijshëm, i Gjithëpushtetshëm më mbuloi me mëshirën e Tij dhe më furnizoi me mëshirë. Zemra ime është e mbushur me dashuri dhe përkushtim ndaj tyre dhe asnjëherë nuk ka pasur në zemrën time ndonjë peng që kam vajza.

 

Shkurt 2017