VLERA E TË DËRGUARIT SALAVATE PEJGAMBERIT MUHAMED A.S.

173

Nga teologe Elona Muça

Pyetje:Kam lexuar në një artikull një thënie : “Kush nuk dërgon përshëndetjet mbi Pejgamerin Muhamed (a.s.) kur përmendet emri i tij është kopraci më i madh”.  Ju lutem dua të di se cila është domethënja e saj?

Përgjigje:

Falënderojmë Allahun e Madhëruar i Cili na ka nderuar me ardhjen e Profetit Muhamed (a.s.), Profetit që u quajt me epitetin besnik para se t’i vinte shpallja Hyjnore.

Thënia që keni përmendur më sipër është mëse e vërtetë. Çfarë i kushton një besimtari të lëvizë buzët dhe të shqiptojë salavate ndaj të Dërguarit të Allahut (a.s.)? Por në krahasim me shpërblimet që merr një besimtar kur nuk dërgon salavate ndaj Profetit Muhamed (a.s.) quhet koprac, e ndër më të mëdhenjtë, për shkak të neglizhencës dhe përtacisë, apo të injorancës së tij ndaj personalitetit të Profetit Muhamed (a.s.). Allahu i Madhëruar në Kuran thotë: “Allahu dhe Melaiket (engjëjt) bien në salavate për Pejgamerin Muhamed (a.s.), prandaj o ju që besuat bini në salavate për të”.

Kështu që unë po tregoj vlerat dhe dobitë që ka dërgimi i salavateve ndaj Profetit Muhamed (a.s.) për të kuptuar mirësitë dhe dobitë që humbet ai që nuk çon salavate mbi të. Ato janë:

  1. Dërgimi i salavateve është zbatim i urdhërit të Allahut të Madhëruar
  2. Allahut të Madhëruar i çon salavate Pejgamerit Muhamed (a.s.)
  3. Engjëjt (Melaiket) i çojnë salavate Pejgamerit Muhamed (a.s.)
  4. Shkak për t’u përmendur nga Allahu i Madhëruar 10 herë
  5. Shkak për t’u ngritur tek Allahu 10 gradë
  6. Shkak që të shkruhen për ty 10 mirësi
  7. Shkak që të të fshihen ty 10 mëkate
  8. Shkak për pranimin e duasë tënde
  9. Shkak për të përfituar ndërmjetësimin e Pejgamerit Muhamed (a.s.)
  10. Shkak për fshirjen e gabimeve të tua
  11. Shkak që t’ja largojë Allahu shqetësimet njeriut
  12. Shkak që ky njeri të jetë afër Pejgamerit Muhamed (a.s.) ditën e Kijametit
  13. Dërgimi i salavateve ka vlerën e sadakasë
  14. Shkak për t’u përmbushur nevojat
  15. Shkak që Allahu i Madhëruar dhe Engjëjt (meleket) të bien për ty në salavate (të luten).
  16. Shkak që i jep pastërti dhe dlirësi atij që dërgon salavate.
  17. Shkak që e përgëzon njeriun me xhenet para se ai të vdesë.
  18. Shkak për të shpëtuar nga vështirësitë e ditës së Kijametit.
  19. Shkak që bën që njeriu të kujtojë diçka që ka harruar.
  20. Shkak për t’i kthyer Pejgameri Muhamed (a.s.) përshëndetjen dhe selamin atij që bie dërgon salavate për të.
  21. Shkak për t’i dhënë njerëzve begati në kuvende dhe në mënyrë që të mos kthehet në humbje dhe ndëshkim.
  22. Shkak për zhdukjen e varfërisë.
  23. Shkak për të shpëtuar nga ndëshkimi dhe dënimi i atyre që do të tërhiqen zvarrë për hundës së tyre.
  24. Shkak që zhduk prej njeriut cilësinë e kopracisë.
  25. Shkak për rrugën drejt xhenetit.
  26. Salavatet janë shpëtim prej kotësirave të kuvendeve.
  27. Shkak për plotësimin e fjalës gjatë mbajtjes së ligjëratës
  28. Shkak për plotësimin e dritës gjatë kalimit mbi urën e siratit
  29. Shkak që ndikon në largimin e njeriut nga vrazhdësia
  30. Salavatet bëhen shkak që vazhdimisht të jesh i lavdërueshëm
  31. Shkak që të ketë bereqet dhe begati personi që dërgon salavate
  32. Shkak për të fituar mëshirën e Allahut
  33. Salavatet bëhen shkak për të dashur vazhdimish të Dërguarin e Allahut (a.s.)
  34. Shkak për të fituar dashurinë e të Dërguarit të Allahut (a.s.) ndaj atij që dërgon salavate
  35. Shkak për udhëzimin e njeriut
  36. Salavatet janë shkak që t’i paraqitet emri i atij që dërgon salavate mbi Pejgamerit Muhamed (a.s.)
  37. Shkak për qëdrueshmërinë e këmbëve gjatë kalimit të urës se Siratit
  38. Salavatet janë shkak për t’i dhënë Pejgamerit Muhamed (a.s.) disa prej të drejtave që i takojnë atij
  39. Salavatet përfshijnë përmendjen e Allahut (dhikrin) dhe falënderimin e Tij
  40. Salavatet janë lutje për shkak të falënderimit të të dashurit dhe mikut të Allahut të Madhëruar.

Rev. Familja, janar 2015