Vlerat ushqimore të mollëve të egra

142

Flasim shpeshherë për mollët, po përveç atyre të buta ekzistojnë edhe të egrat. Këto mollë kanë një shije të thartë, të fortë, por edhe të ëmbël. Pemët e mollëve të egra i gjejmë të përdoren si pemë dekorative. Njerëzit preferojnë aspektin dekorativ të këtyre pemëve, sepse ato çelin lule dhe fruta të bukura, por ato kanë edhe vlera shëndetësore.

Molla e egër takohet si dru jo i lartë ose si shkurre. Degët i ka plot me gjemba, bën pjesë në familjen e trëndafiloreve. Gjethet i ka vezake, të zgjeruara dhe pa push. Lulet që çelin në prill- maj janë të bardha dhe anash ngjyrë trëndafili.

Shumë fermerë profesionistë zgjedhin të rrisin mollët normale pranë mollëve të egra në fermat e tyre, në mënyrë që të përmirësojnë prodhimtarinë e tyre. Ndaj pemët e mollëve të egra gjenden me shumicë edhe pranë plantacioneve me mollë të kultivuara, në Shqipëri.

Lëngu i mollës së egër është një nga lëngjet më të mira të mollës dhe është i këshillueshëm për njerëzit që preferojnë lëngjet me aciditet dhe pa sheqer, kështu saktëson edhe AgroWeb.

Në një filxhan me mollë të egra ose në 110 gramë frut të freskët mund të gjeni vlera ushqimore të mahnitshme: Vitaminë A, Vitaminë B1, Thiaminë, Vitaminë B2, Riboflavinë, Vitamin B3, Niacinë, Vitaminë C, Proteina, Kalcium, Hekur, Magnez, Fosfor, Kalium, Bakër, Mangan, Acidet yndyrore Omega 3, Acidet yndyrore Omega 6, Yndyrna natyrale, Karbohidrate, Kalori./spektrum.al

redfleshapple