Vullkanet në Arabinë Saudite: kur lutjet devijuan llavën nga Qyteti i Profetit

29

Në Arabinë Saudite ndodhen më shumë se 2 mijë vullkane. Ato nuk kanë qenë aktiv për mijëra vite, por as nuk janë mbyllur plotësisht, ndërkohë që historia kujton 13 shpërthime të mëdha nga këto vullkane.

Numri më i madh i kratereve vullkanike është gjetur në Medine, kurse shpërthimi i fundit i vullkaneve në Arabinë Saudite ka ndodhur në vitin 1256. Shpërthimi i lavës zgjati me ditë dhe u shtri në një perimetër prej 23 kilometra.

Instituti Gjeologjik i Arabisë Saudite, në faqen e tij zyrtare shkruan se në të kaluarën vetëm në Harretu Rehat ka pasur 11 shpërthime vullkanike.

Mbrojtja e mahnitshme e Medinës nga llava

Shpërthimi më i njohur është ai që ndodhi në vitin 1256, zgjati për të paktën 52 ditë dhe u nis drejt Medinës.

Llava e përflakur e kishte ndriçuar aq shumë natën, sa që dukej si të ishte ditë. Njerëzit e Medinës u mblodhën në Xhaminë e Profetit dhe u lutën për shpëtim.

Dhe siç transmetohet brez pas brezi, llava, në një distancë prej katër kilometrash nga xhamia, u kthye kah jugu në drejtimin ku sot ndodhet aeroporti ndërkombëtar i Medinës, dhe në këtë mënyrë qyteti u shpëtua nga katastrofa.

Kodrat el-Kader i el-Ebjed

Në zonën Harretu Hajber, ndodhet kodra al-Kader, maja më e lartë e së cilës është mbi 2000 metra, e cila u formua nga llava e shuar vullkanike. Krateri i kësaj kodre është shumë i thellë. Ata të cilët ia dalin të ngjiten në kodrën Kader do të shohin gjurmë të llavës me gjatësi deri në 50 kilometra.

Në afërsi ndodhet edhe një krater tjetër, ai në kodrën Ebjed. Ka një ngjyrë dhe formë të pazakontë, dhe është një nga krateret më të famshme vullkanike në Arabinë Saudite.

Pranë Taifit, megjithatë, ndodhet krateri më i thellë në Arabinë Saudite. Thellësia e saj është 240 metra dhe diametri i tij është 2500 metra.

Gjeologët nga e gjithë bota janë të etur për të vizituar Arabinë Saudite për shkak të vullkaneve të shumta që kanë forma unike, kurse disa prej 2 mijë kratereve vullkanike saudite llogariten ndër më të bukurat në botë. /tesheshi.com/