Zakoni i konsumimeve tona ka ndryshuar

190

Shumica prej nesh ka arritur të ndjekë një rrugë të mesme për formimin e një familjeje që nuk shpërdoron, por edhe që nuk është dorështrënguar. Shpeshherë prindërit i këshillojnë fëmijët që të hanë edhe thërrimet e bukës, sepse edhe në to ka bereqet. Po të shohim jetët e baballarëve tanë, fletoret që u mbeteshin pa mbaruar i përdornin edhe në vitin e ardhshëm, nënat e tyre me bukën që ngelej bënin ëmbëlsira ose diçka tjetër dhe fëmijët i hanin pa bërë naze. Rrobat ose këpucët që nuk u bënin vëllezërve të rritur kalonin tek më të vegjëlit, kishte raste që ato rroba i kalonin edhe fëmijëve të fqinjit. Këto ishin gjëra që rridhnin natyrshëm në jetën e tyre.

Kur ata mërziteshin, vendi i parë që shkonin nuk ishin qendrat tregtare, por vendi i tyre ishte midis miqëve. Ata nuk jetonin në shtëpi të mbushura plotë e përplotë me plaçka, edhe pse kështu, në të shumtën e rasteve, ata nuk mërziteshin. Tani pyes veten: Ajo që i mbante këta njerëz të qëndrueshëm ishte thjeshtë varfëria/skamja? Ishte zakoni? Ishte kultura apo besimi? Sipas disa studiuesve qëllimi kryesor që i ka bërë më të qëndrueshme jetët e këtyre njerëzve, si dhe ajo që i ka mbajtur ata aq ekonomik, larg shpërdorimit dhe teprimit është: besimi, morali, kultura dhe njohja me moralin Islam.

images(3)Të rritesh me edukatën e Islamit

Kur themi shpërdorim gjëja e para që na vjen ndërmend është shpërdorimi i pasurisë. Ndërsa shpërdorimi nuk është vetëm në pasuri. Shpërdorim është harxhimi pa kriter i mirësive që të janë dhuruar nga Dhuruesi i Mirësive. Allahu i Madhëruar në lidhje me teprimin ka thënë: (Araf,31). Ndërsa Profeti (s.a.v.s.) në lidhje më këtë ka thënë: Hani, pini, vishuni dhe jepni sadaka pa u mburrur dhe pa shpërdoruar” (Buhari, Libas, 1).

Duke i marrë këta dy argumente për udhëheqës të kësaj tematike, atëherë ne kuptojmë se të parët tanë, ashtu sikurse nuk i kanë shpërdoruar begatitë dhe të mirat materiale e shpirtërore të pafundme që iu janë falur, po ashtu edhe në vuajtjet dhe dhembjet e të tjerëve nuk kanë qëndruar të pandjeshëm. Ata kanë jetuar me moralin dhe edukatën islame, dhe për rrjedhojë pasurinë dhe mallin e tyre nuk e kanë harxhuar në kumar, pije alkolike, zina etj., madje edhe në fushat e lejuara nuk e kanë tepruar duke shpërdoruar.

Ata kanë falënderuar për çdo të mirë që iu është dhënë. Ushqimin, ujin, veshmbathjet, mallin, i përdornin për aq sa ata kanë pasur nevojë. Ashtu sikurse përmëndet në ajet: “Kur ata harxhojnë as nuk shpërdorojnë e as nuk pakësojnë; (harxhimi i tyre) është ndërmjët këtyre dyjave.” (Araf,67)

Shembulli i Sulejmanit (a.s.) që jepet në Kuran pasqyron për muslimanët një shembull të vyer në këtë drejtim. Pasurinë që i kishte falur Allahu Sulejmanit (a.s.) nuk e ka përdorur për asgjë tjetër veçse në rrugën e Tij. Kjo vihet re edhe në ajetin e mëposhtëm: “Ai (Sulejmani) tha: “Me të vërtet unë dashurinë për mallin e zgjodha për të përmendur Zotin tim” (Sad, 32).

Zakoni i Konsumimeve tona ka ndryshuar

Po të shohim zakonin e konsumeve në jetët tona të përditshme, është më se e qartë se jemi përballë një gjendjeje mjaft ndryshe. Gjendja jonë në kuzhinë është e dhimbshme. Ushqimet që teprojnë me pretekstin se në vaktin tjetër nuk i ha askush, hidhen. “Fëmijët tanë nuk e hanë bukën e ndenjur”, është justifikimi i vlefshëm për ta derdhur ushqimin në plehra. Harxhimet që bëhen gjatë pastrimit të shtëpisë ose gjatë larjes i tejkalojnë kufijt. Duke përfituar nga “ulja” e çmimeve me dhjetra veshje janë vënë stivë në depot tona të veshjeve. Të veshësh të njëjtën rrobë dy-tre vjet quhet demode.

Mesa duket ato çka e bëjnë të papërmbajtshëm njeriun e ditëve të sotme ndaj blerjeve janë: pavarësia mononetare, përdorimi i kartave të kreditit, blerjeve nëpërmjet rrjeteve sociale, reklamat marramëndëse që i bëhen produkteve të ndryshe, këto dhe të tjera kanë bërë që njeriu i ditëve të sotme të pësojë shumë ndryshime.

Me keqardhje të madhe themi se shpërdorimin dhe sëmundjen e mendjemadhësisë nuk e vërejmë vetëm në vendet Perëndimore, por edhe në ato muslimane. Ajetet dhe hadithet që e ndalojnë  shpërdorimin dhe mendjemadhësinë kanë mbetur të shkruara dhe pothuajse nuk pasqyrohen në jetët tona.

Me rritjen e të ardhurave individuale vihet re edhe një teprim dhe shpërdorim i pamasë. Ato gjëra që na mjaftojnë për t’i konsumuar ose që ne na duken si të mjaftueshme për momentin i konsumojmë në mënyrë të pa matur. Të konsumosh, të konsumosh mizorisht është pothuajse urdhëri i vetëm i qenies sonë. Mbase harruam që qenia jonë ka një qëllim ndryshe, shumë më madhor, pra qëllimin fisnik. Dhe ai qëllim ka urdhër të ndryshëm. Allahu i Lartësuar në këtë botë e ka pasuruar njeriun me begati që nuk kanë numër. Ç’ka në qiej dhe tokë, të dukshme ose jo, janë krijuar për njeriun. Njeriut i takon që këto begati dhe të mira t’i shfrytëzoj për hir të Dhuruesit të tyre duke mos e tepruar dhe tejkaluar masën, sepse një ditë ai do të japë llogari për detin e mirësive në të cilin noton. Ashtu sikurse edhe Allahu i Madhëruar e përmend në Kuranin Famëlartë: “Pastaj atë ditë do merreni në llogari për të mirat që ju janë dhënë” (Tekathur, 8).

Siç e shohim dita-ditës njeriu i kohëve të sotme, në emër të përfitimeve personale, i mbyll sytë duke mos i parë ushqimet që prishen në shtëpinë e tij. Çdo ditë, për shkak se nuk është shitur malli nga çmimi i lartë që ka pasur, hidhen në plehra kamionë të mbushur plotë e përplotë me perime ose fruta. Verbimi dhe ngurtësimi i zemrës së tij ka arritur aq shumë, saqë ai nuk i merr parasysh se sa njerëz mund të jetë nevojtar për të hedhurat e tij. Në vit vdesin rreth 20 milion fëmijë nga kequshqyerja dhe prapë i njëjti njeri që e dëgjon këtë lajm, por është i shurdhër, vazhdon në rutinën e hedhjes së ushqimeve pa masë. Ai vazhdon të notojë në ishujt e detit të varfërisë njerëzore, ndërkohë që pjesa dërrmuese e llojit të tij është duke u mbytur në thellësinë e këtij deti.

MAJ-QERSHOR 2013