Zgjimi i përmallimit për Allahun

146

Nga Ulvi Fejzullahu
Me kalimin e ditëve dhe netëve imani (besimi) vjetërohet në zemër, ndryshken shtyllat e dashurisë, kështu që paraqitet nevoja për ripërtëritjen dhe gjallërimin e imanit në ditët dhe çastet e pritjes së muajit Ramazan. Robi i Allahut duhet të përpiqet me vullnet dhe dëshirë, duke vepruar vetëm e vetëm që të jetë sa më afër Allahut.
Në hadithin kudsij, Allahu thotë: “Unë jam te mendimi i mirë i robit Tim, Unë jam me të derisa ai më përmend Mua; nëse më përmend në vete, e përmend në Veten Time, nëse më përmend në ndonjë tubim, e përmend në tubim më të mirë se ai, nëse më afrohet një pëllëmbë, i afrohem një llërë, nëse më afrohet një llërë, i afrohem një pash, nëse më vjen duke ecur, i vij duke nxituar.” (Transmeton Buhariu)
Fillimi i mbarë duhet të jetë iniciativë nga njeriu dhe më pas përgjigjja nga Allahu i Lartësuar: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem!” (Gafir, 60)
“Prandaj, më kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t’ju kujtoj (me shpërblime).” (Bekare, 152)
Patjetër duhet të aktivizohet dëshira për t’iu afruar Allahut, duke e kujtuar Atë me veprime dhe duke e përjetuar kënaqësinë e ëmbëlsisë së adhurimit (ibadetit).

Zgjimi i përmallimit për Allahun

Me kalimin e ditëve dhe netëve imani (besimi) vjetërohet në zemër, ndryshken shtyllat e dashurisë, kështu që paraqitet nevoja për ripërtëritjen dhe gjallërimin e imanit në ditët dhe çastet e pritjes së muajit Ramazan. Robi i Allahut duhet të përpiqet me vullnet dhe dëshirë, duke vepruar vetëm e vetëm që të jetë sa më afër Allahut.

Në hadithin kudsij, Allahu thotë: “Unë jam te mendimi i mirë i robit Tim, Unë jam me të derisa ai më përmend Mua; nëse më përmend në vete, e përmend në Veten Time, nëse më përmend në ndonjë tubim, e përmend në tubim më të mirë se ai, nëse më afrohet një pëllëmbë, i afrohem një llërë, nëse më afrohet një llërë, i afrohem një pash, nëse më vjen duke ecur, i vij duke nxituar.” (Transmeton Buhariu)

Fillimi i mbarë duhet të jetë iniciativë nga njeriu dhe më pas përgjigjja nga Allahu i Lartësuar: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem!” (Gafir, 60)

Patjetër duhet nxituar drejt Allahut, duke kërkuar ripërtëritjen e vlerave të imanit dhe duke e kënaqur vetëm Atë. Në këtë mënyrë eliminohet ndryshku i padijes, dyshimeve, epsheve dhe gjynaheve.
-Njih dhe kupto emrat e Allahut dhe cilësitë e Tij.
Kjo ndikon pozitivisht në zemrën e njeriut duke ngritur nivelin energjisë dhe forcës, që nëpërmjet ibadeteve të arrijë kënaqësinë e Allahut.
Mendo për ngjarjen e Ebu Dahdait (r.a.), kur zbriti fjala e Allahut:
“Kush do t’i japë Allahut një hua të bukur, që Ai t’ia kthejë shpërblimin shumëfish?” (Bekare, 245)
Ebu Dahdai (r.a.) thotë: “Allahu prej nesh kërkon hua?” I përgjigjet i Dërguari i Allahut (a.s.): “Po.” Pastaj tha: “Ma jep dorën, o i Dërguar i Allahut.” Pasi e zgjati dorën i tha: vërtetë unë i jap hua Zotit tim, kopshtin me gjashtëqind trupa hurmash të rrethuar me mur.” Dhe me shpejtësi e urdhëron gruan, familjen duke i thënë: “Largohuni nga kopshti, se unë ia dhashë hua Zotit tim.”
Shikoni! Mësoni! Kuptoni se si sahabët e Muhamedit (a.s.) i kanë kuptuar fjalët e Allahut.
Në çast vendosnin në favor të vetin, vetëm që të fitonin faljen, kënaqësinë e Allahut. Ata me ndihmën e Allahut i kishin pastruar zemrat nga ndryshku i dyshimeve dhe epsheve.
– Lexoni dhe merrni leksione nga mirësitë, dhuratat, favoret e panumërta të Allahut. Zemrat janë të përgatitura për të dashur atë që i ka bërë mirë.
Ajetet që ia kujtojnë njeriut dhuntitë dhe të mirat e pakufishme janë të shumta. Sa më shumë njohuri të kesh për të mirat e Allahut, aq më tepër të shtohet lakmia dhe dëshira për ta falënderuar Atë për mirësitë e Tij.
Përkujto mirësitë e Allahut, që po të vinë nga të gjitha anët; shëndeti në trup, ushqimi, veshmbathja, ajri, uji e gjithë dynjaja në shërbim.
Dy sy për të parë, gjuha, buzët, duart, këmbët. Mendon që është e lehtë të ecësh me këmbë? Pyete atë që nuk i ka. Ke nevojë për mbështetje apo për të mbajtur me dorë? Pyete ate që nuk e ka dorën.
Gjumin nuk e peshon dhe nuk ia di rëndësinë; pyete atë që nuk mund të flejë për shkak të dhimbjeve apo sëmundjes. Ushqimin e merr dhe e fut në stomak, mendoje këtë dhe falëndero!
Mendo për sytë dhe i verbër nuk je. Mendo për lëkurën që ke në trup dhe sëmundje lëkure nuk ke. Mendo për mendjen që ke. A e mendon veten, po sikur të ishe i çmendur?!
A e ndërron të shikuarit me një kodër ar?! A e shet të dëgjuarit për një kilogram ar?! A e shet gjuhën, dorën dhe të mbetesh pa të për një pallat të mirë?!
O njeri, mendo për të gjitha këto! Mendo për veten tënde, për familjen, për shtëpinë, për punën, për shëndetin, për shokët dhe dynjanë!
– Përpiqu, nxito dhe angazhohu, duke garuar në çdo gjë që ka urdhëruar Allahu i Lartësuar.
“Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit.” (Ali Imran, 133)
“Prandaj përpiquni t’ia kaloni njëri-tjetrit, duke kërkuar falje prej Zotit tuaj dhe një kopsht…” (Hadid, 21)
“Për këtë, le të përpiqen ata që përpiqen.” (Mutafifin, 26)
Mëso! Nëse je prej tyre që dëshirojnë zgjimin, epërsinë, mallëngjimin për të ecur drejt Allahut të Lartësuar, atëherë mobilizohu edhe para Ramazanit për ta rritur prodhimin e adhurimit. Ky gjallërim është një lloj lënde djegëse imanore dhe katalizator që ia mundëson adhuruesit shijimin dhe përjetimin e adhurimit dhe lutjes.
Ajo që është më përmalluese dhe kurora përfundimtare e të mirave të Allahut në Xhenet është shikimi i Allahut në të. Ke mundësi ta lexosh fjalën e Muhamedit (a.s.) duke menduar me vete: “Vallë, cili është përmallimi im për ta parë Allahun? A do ta përjetoj këtë?”
I Dërguari i Allahut (a.s.) thotë: “Kur do të hynë banorët e Xhenetit në të, Ai u thotë atyre: “A dëshironi ndonjë gjë edhe më tepër (që t’ua plotësoj, shtoj)?” Do të thonë: “A nuk i ke zbardhur fytyrat tona? A nuk na ke futur në Xhenet e na ke shpëtuar prej Xhehenemi?” Kështu zbulohet (e heq mbulesën), atëherë nuk u dhurohet atyre asgjë më të dashur sesa shikimi në Zotin e tyre.” (Transmeton Muslimi)
“Ata që bëjnë vepra të mira, do të kenë shpërblim të mirë, madje edhe më tepër!” (Junus, 26)
Sferat dhe fushat e mallit janë të llojllojta: malli për ta takuar Allahun, për Xhenetin e Tij, Mëshirën e Tij, shikimi në Fytyrën e Tij, takimi me Muhamedin (a.s.), në Firdeusin e lartë.
Kini kujdes, mos t’ju mashtrojë ‘hajduti’ sidomos në Ramazan, duke ua grabitur kohën, si: pasuria, gruaja, fëmijët, që të mos mundesh ta realizosh mallin.
Kujdes, bëhu i vendosur, ec rrugës për tek Allahu dhe motoja jote në Ramazan të jetë:
“Unë nxitova te Ti, o Zoti im, për të fituar kënaqësinë Tënde.” (Ta Ha, 84)

Revista Familja, maj 2018