Të ngrejë zërin për ngjarje të ndryshme, që nuk duhet të kalohen në heshtje nga shoqëria.
Nëpërmjet temave të ndryshme sociale të trajtuara të nxitë debatin, ku me anë të mendimit të personaliteteve të fushave të ndryshme jetësore të mundohet të japë rrugët për zgjidhjen e problemeve të ndryshme.
Të jetë një tribunë e muslimanëve për të ngritur e zërin për çështje që i shqetësojnë.
Të trajtojë probleme të ndryshme, që kanë të bëjnë me edukimin e fëmijëve, marrëdhëniet prind – fëmijë, sjelljen e tyre në komunitet. Rrugët dhe mënyrat e edukimit të fëmijëve sipas Islamit dhe sipas arritjeve më të fundit në fushën e pedagogjisë, të edukimit, sociologjisë dhe psikologjisë.
Të pasqyrojë jetën e personaliteteve të ndryshme, shqiptarë e të huaj, që kanë dhënë ndihmën e tyre në shërbim të arsimit, shkencës, kulturës, artit, që kanë shërbyer si shembull për shoqërinë.
Revista “Familja” kërkon të jetë sa më afër lexuesit me shkrime te tematikave të ndryshme dhe me informacionet e ndryshme që sjell.
Të jetë një pasqyrë e realitetit, duke pasqyruar problemet e ndryshme sociale.
Të krijojë një lidhje midis lexuesit dhe lajmit.
Të nxitë ndienjën e leximit dhe të dashurisë për fjalën.
Të afrojë sa më shumë bashkëpunëtorë rreth vetes, pa dallim moshe, krahine apo gjinie.