Rreth nesh

52

Adelina Mamaqi

ka lindur në vitin 1939Tiranë, nga një familje atdhetare e letrare. Ka kryer shkollën e mesme pedagogjike, Universitetin e Tiranës, në degën Letërsi dhe Gjuhë shqipe. Adelina Mamaqi është një nga shkrimtaret më të njohura të Shqipërisë për moshat e reja. Kontributi i saj i vyer ka ndikuar në zhvillimin dhe përmirësimin e cilësisë së revistës “Foleza Jeshile”.

Xhevahire Hoxha

ka lindur në vitin 1955. Ka kryer shkollën e mesme pedagogjike në qytetin e Shkodrës. Për 35 vjet me radhë ka kryer profesionin e edukatores. Profesioni i lartë i edukatores i dha frymëzim në shkrimet e ndryshme për fëmijë. Znj. Hoxha jep kontributin e saj në çdo numër, duke sjell për lexuesit e vegjël përralla të ndryshme.

Dr. Eva Gavani

diplomuar në universitetin e Shkencave të Natyrës, dega Kimi. Përveç profesionit të saj, është shkrimtare e njohur në letërsinë e viteve të fundit. Frymëzimi i saj është i fokusuar në roman dhe poezi. Me shumë përkushtim dhuron frymëzim dhe në fletët e revistës “Foleza Jeshile”.

Nora Islami

diplomuar në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, dega Gjuhë-Letërsi. Me shumë pasion shkruan vjersha e poezi të ndryshme, ku përcjell emocion dhe moral të lartë edukativ.

54

Afërdita Hyseni

Kryeredaktore e revistës “Foleza Jeshile”

Zejneb Zekaj

Zv. Kryeredaktore

Albana Fisniku

Redaktore

Krenita (Hakrama) Xhaferi

Korrektore

Ilmi Shahu

Design&layout

Marketing

Lubjana Çelepija

Marketing

Vitrina e librit

28
Së fundmi vërehet një rikthim në traditat e hershme të vjershërimit dhe një nga këto botime është ai i autorit Roald Hysa me titullin...