Aktualitet

27

 

Nga Karim Jordan

Kur avioni zbriti në Inçeon, në aeroportin më të përparuar të botës, u ndjeva shumë i entuziazmuar. Jo vetëm ishte hera e parë për mua si një qytetar gjerman që të udhëtoj aq larg; unë gjithashtu e dija se ky udhëtim ishte diçka e veçantë: një musliman që i çon pesë javë në Korenë e Jugut, në një vend që është strehë e kishës më të madhe pentekostale, e me 46 për qind të popullsisë që nuk ka lidhje fetare, sipas American Pew Research Center.

Fakti se muslimanët përbëjnë vetëm një pakicë të vogël në gadishullin koreanojugor nuk më ndaloi të mësoj sa munda mbi kulturën dhe vetë vendin. Që në çastin kur veshët e mi nisën të dëgjojnë gjuhën koreane e sytë të mund të njohin hangulin, sistemin korean të shkrimit, unë e dija se doja të isha në gjendje ta flisja atë gjuhë.

852

Ndikimi i projekt-ligjit të ri të propozuar në Parlamentin Turk, i cili i jep të drejtën Myftiut për regjistrimin e martesave civile, ka hapur një debat shumë të gjerë në parlament dhe mbarë opinionin publik në Turqi.

Ditën e martë, më 27 korrik 2017, u paraqit në parlamentin turk projekt-ligji i cili i jep kompetenca stafit të Drejtorisë së Çështjeve Fetare “Muftiut” për rregjistrimin e kontratave martesore, ku aktualisht është kompetencë e punonjësve të bashkisë apo të përzgjedhurve nga Turqia.
Deputetët e partisë “Drejtësi dhe Zhvillim” në seancën parlamentare kur u paraqit ky projekt-ligj u shprehën se qëllimi i ndryshimit të këtij projekt-ligji është lehtësimi i procedurave martesore të qytetarëve, duke i siguruar atyre një shërbim të lehtë dhe të shpejt.

117

Nga Marsida Simo, sociologe

Ka qenë viti 1986 ku u përmend për herë të parë termi “Tavani i qelqtë” në gazetën amerikane “Wall Street” për të përshkruar diferencimet që bëheshin në atë kohë kryesisht midis burrave dhe grave në tregun e punës për shkak të gjinisë, racës, etnisë etj. Ky tavan i vendosur jo ligjërisht, por nga shoqëria, në pamje të parë duket thuajse i padukshëm, por frenon përparimin në karrierë. Kjo ndarje vjen për shkak të paragjykimeve dhe etiketimeve dhe është një term ekonomik por edhe social i cili shoqëron edhe sot realitetin shqiptar. 

121

Edhe pasi kanë kaluar shtatë muaj nga fillimi, piceria “Toscana” në Greifensee (Cyrih) vazhdon të ofrojë ushqim falas për të varfrit.

Shumëkush e ka konsideruar si të pamundur një gjë të tillë, dhe në fakt, ky aksion interesant nuk është se ia ka vlejtur nga ana financiare, shkruan watson.ch. èp shefi i restorantit, shqiptari Gino Ramadani me të shoqen, Elvira, marrin diçka tjetër, më të vlefshme se kaq: mirënjohjen. Ndërkaq ata nuk kishin besuar se edhe pasi nga maji i vitit të kaluar ata i kanë bërë të lumtur më shumë se 1200 veta do të ketë edhe sot pothuajse çdo ditë ndonjë që kërkon pica pa pagesë.

68

Në Uashington është hapur ekspozita e parë më e madhe e artit të Kuranit. Në të paraqiten më shumë se 60 dorëshkrime të rëndësishme që lidhen me Kuranin, të realizuara më shumë se 1 mijë vite më parë në botën islame, prej Afrikës Veriore e deri në Turqi, Iran dhe Afganistan.

Ky dorëshkrim i krijuar me bojë, ngjyra e flori, mirëpret vizitorët në hyrje të eskpozitës.
“Është natyrisht një ndër më të mëdhenjtë dhe shumë i rëndë. Peshon 60 kilogram dhe është i jashtëzakonshëm. Shumë prej këtyre dorëshkrimeve u krijuan fillimisht për ekspozim, më pas ju dhuruan xhamive dhe muzeve”.- thotë Massumeh Farhad kuratore në galerinë Freer/Sackler.

Marketing

Vitrina e librit

28
Së fundmi vërehet një rikthim në traditat e hershme të vjershërimit dhe një nga këto botime është ai i autorit Roald Hysa me titullin...