Kulturë

24

Letërsia shqipe prezantohet në Panairi e Librit, Lajpcig 2018. Stenda e Shqipërisë atje është ideuar si një vend promovimi dhe bashkëbisedimi mbi krijimtarinë shqiptare bashkëkohore të fokusuar në trajtimin e temës së kujtesës, përshtatjen me ndryshimet rrënjësore historike, emigrimin, bashkëjetesën dhe integrimin.

Në datat 15 deri në 18 mars letërsia shqipe prezantohet në Panairin e Lajpcigut, nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës.

Ajo që ministria e quan prurja më e mirë e letrave shqipe në vitet e fundit, përfaqësohet nga shkrimtarët bashkëkohorë të vlerësuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare në tre vitet e fundit, si: Bashkim Shehu, fitues i Çmimit Balkanika 2015, Rudi Erebara, fitues i Çmimit Evropian për Letërsinë, Idlir Azizaj Autori i Vitit” 2017, Agron Tufa “Autori i Vitit i Panairit të Librit”, Parid Teferici, Virion Graçi, Luljeta Lleshanaku, Romeo Çollaku e të tjerë.

69

Nga Brunilda Basha

Jo pak qytete të Europës mund të emërtohen pa frikë si udhëkryqe. Qytete ku lindja dhe perëndimi, e vjetra dhe e reja nuk përplasen, por kryqëzohen në mënyrë të harmonishme duke krijuar një pasuri të larmishme. Sarajeva është nga ata vende unike në botë, ku vetëm për pak orë mund të përjetoni disa ndjesi, si zhurmën e qytetit, të bëni ski në male apo freskinë e një liqeni. Një destinacion të cilin turistët e kërkojnë çdo vit si një vend multikulturor, i cili mund të të ofrojë shumë. Qyteti përmban një numër të madh të qendrave të biznesit, institucione kulturore dhe arsimore. Në këtë qytet lehtësisht mund të ndalosh diku dhe teksa kthen sytë 360 gradë, do të përballesh me kulturën osmane të shekullit 16-të e pastaj më atë të shekullit 19-të të Austrisë; në njërën anë ezanin e minareve, e në tjetrën këmbanën e kishave, ose më mirë akoma jehona të përziera të cilat thërriten pa krijuar asnjë konflikt ndërmjet njëri-tjetrit. Një kulturë e pasur njerëzore ku ndërveprojnë; çifutë, muslimanë, krishterë e ortodoksë.

72

Dr. Jolanda LILA

Paragjykimet mbi artin e krijuar gjatë komunizmit janë bërë debat i mprehtë i qarqeve intelektuale e artistike në Shqipëri. Letërsia, por së fundmi edhe kinematografia e krijuar nën metodën e realizmit socialist shihen prej disave si elemente regresive, që duhen zhdukur nga qarkullimi, ndërsa disa të tjerë i shohin si elemente me vlerë dhe tepër të domosdoshme, sidomos në këtë kohë ku po reklamohen më shumë antivlerat sesa morali. Këto dy qëndrime ekstreme kanë gjeneruar jo vetëm debate me nota të forta në media, por janë shtrirë edhe në sfera të tjera të veprimtarisë njerëzore, madje sheh edhe njerëz të thjeshtë që debatojnë për çështjen e qarkullimit të artit komunist. Ky debat të përngjan edhe paradoksal, në një kohë që shqiptarët kanë ende probleme shumë të mëdha jetike pa zgjidhur dhe shfaqen krejt indiferent ndaj statistikave alarmante për rritjen e sëmundshmërisë (veçanërisht tek moshat e reja), për uljen e lindshmërisë si pasojë e problemeve ekonomiko-sociale, për cilësinë e ushqimeve që konsumojnë dhe ajrit që thithin çdo ditë.

142

Në qytetin Medine i cili është zgjedhur nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI) si “kryeqyteti turistik i botës islame 2017″, kanë filluar aktivitetet që mbahen në këtë kuadër, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aktivitetin e organizuar me pjesëmarrjen e presidentit dhe kryetarit të Bordit të Komisionit saudit për Turizmin dhe Trashëgiminë Kombëtare, Sultan bin Selman bin Abdulaziz, janë prezantuar aktivitetet që do të mbahen gjatë gjithë vitit.

Gjithashtu në hapjen e aktivitetit të mbajtur nën shoqërimin e ilahisë “Hëna ka lindur mbi ne” të cilën populli e ka kënduar gjatë momentit të mbërritjes në Medine të profetit Muhammed janë prezantuar vallet kombëtare.

109

Brunilda Basha, arkitekte

Në Islam, besimtarët dhe nocioni i xhamisë si qendër e komunitetit janë dy elementë të pandashëm. Xhamia është aq e vjetër sa dhe njeriu në tokë. Jeta e besimtarit nuk mund të paramendohet pa institucionin e xhamisë e cila si një qendër komunitare duhet gjithmonë, sa më shumë të jetë e mundur, të zërë vendodhjen qendrore dhe më strategjike në fshatra, lagje, qytete. Në çdo shtresore të ekzistencës së tyre konceptuale dhe fizike, xhamitë duhet të mishërojnë dinamizmin, pragmatizmin, universalizmin, dhe shkëlqimin e mesazhit islam pasiqë janë pasuria më e madhe e bashkësisë muslimane.

Marketing

Vitrina e librit

28
Së fundmi vërehet një rikthim në traditat e hershme të vjershërimit dhe një nga këto botime është ai i autorit Roald Hysa me titullin...