Sociale

30

Nga Majlinda Qosja

Bashkëpunimi mësues – prindër

Që një fëmijë të ketë sukses në shkollë, është e rëndësishme të mbani mend se takimet prind-mësues mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin dhe suksesin akademik të fëmijës suaj. Për fat të keq, kjo marrëdhënie shpesh neglizhohet, injorohet ose nënvlerësohet nga disa prindër.

E vërteta është që mësuesit dhe prindërit shpesh shohin aspekte të ndryshme të personalitetit të një nxënësi. Vetëm duke mbajtur një dialog të hapur dhe duke krahasuar shënimet mbi arritjet ose sjelljet e nxënësve, këto perspektiva mund të jenë të dobishme për të dyja palët. Marrëdhëniet mësues- prindër  duhet të jenë të hapura dhe të shërbejnë  për të  realizuar një bashkëpunim konstruktiv. Në këtë mes shumë i  rëndësishëm është respekti dhe ndihma e ndërsjelltë.  

208

Nga Fitore Haziri
Imazhi rikujtues i saj është sikur i një guri të çmueshëm që shkëlqen duke përthyer rrezet e dritës, mirëpo vërtetësinë e origjinalitetit të tij e vëren vetëm njohësi i asaj fushe. Nëse shamia shërben si rikujtues i mesazhit të rrugës që ndjekin muslimanët, kureshtarët do ta zbulojnë thesarin e kësaj rruge kur do të nxiten ta hulumtojnë dhe njohin atë!
Si qenie komplekse që jemi, perceptimin e botës përreth e bëjmë përmes shqisave që i përcjellin informacionet në tru, ku përpunohen, depozitohen, kthehen prapa përgjigjet e nevojshme, të cilat manifestohen në forma të ndryshme reagimi e ndjesie prej nesh. Rrjedhë e vazhdueshme imazhesh na përcillen që nga dita kur aktivizohet shqisa e të parit, duke luajtur rol të jashtëzakonshëm në njoftimin, kuptimin, mbajtjen mend, kujtimin e rikujtimin e gjithçkaje që na rrethon. Shqisë kjo që është një ndërmjetës shumë i rëndësishëm e që na përcakton në shumë dimensione si qenie, duke qenë prej prurësve të asaj që vjen nga jashtë, për të ndihmuar më pas ndërtimin e brendshëm.

255

Nga Marsida Simo

Një çantë në dorë, e mbushur me libra, me hapa të vegjël dhe të shpejtë perfytyrohej dikur një mësues. Dekada më përpara ky profesion ishte shumë i preferuar. Së pari i jepte prestigj në shoqëri, pasi mësuesit konsideroheshin dhënës të dijes, edukuesit kryesor, si dhe ata që do përgatitnin të ardhmen. Në klasë mësuesi kishte pushtet, ku nxënësi e shihte atë me admirim, dëshirë por edhe frikë. Nuk ishte e pakët për vendin tonë që pas shkallës së lartë të analfabetizmit të merrte rrugë dija. Megjithatë, problemet më të mëdha ishte krijimi i disiplinës më forcë, dënime jo të duhura në rast gabimi si dhe mangësia e lirisë tek nxënësit. Deri vonë në shoqërinë shqiptare edukimi dhe disiplina zgjidhej me rrugën më të shkurtër, atë të dhunës. Në vijim të ndryshimeve politike, sociale patëm mundësi të zhvilloheshim por jo gradualisht.

112

Dr. Jolanda Lila

Botëkuptimi i ri shoqëror kërkon edhe një gjedhe të re në mënyrën e pasqyrimeve mediatike. Duhet pranuar se, gjatë dy dekadave të fundit, modeli i paraqitjes së shtypit të shkruar ka fituar disa cilësi, kryesisht në pikëpamje të zgjerimit tematik dhe në anën teknike e fizike (dizajni, fotot me ngjyra, faqosja moderne etj.) por nga ana tjetër, ka shpërfaqur edhe një sërë problematikash që lidhen me aspekte, të tilla si: mungesa e etikës dhe e profesionalizmit, e mbi të gjitha trajtat e varfra gjuhësore. Këtë tipar problemor të gazetave në Shqipëri, pra varfërinë gjuhësore, do ta shqyrtojmë përmes dy rrafsheve kryesore: Në anën kompozicionale e shkrimore dhe në aspektin e mjeteve gjuhësore tekstuale, në planin leksikor e sintaksor.

89

Nga Shqipe Palloshi

Cila është nevoja më e madhe e njeriut, pushteti apo dashuria?

Këto dy gjëra janë çfarë njeriu kërkon më së shumti në këtë botë: të jetë i pushtetshëm dhe i dashur. Por, a munden këto ta zëvendësojnë njëra-tjetrën në spektrin e nevojave emocionale të njeriut? A mund nevoja e plotësuar për pushtet ta zhdukë nevojën për dashuri dhe a mund nevoja e plotësuar për dashuri ta zhdukë nevojën për pushtet? Unë dua të besoj që kjo e fundit është vërtetë.

Një pyetje thelbësore është: pse njeriut çdoherë i ka pëlqyer ta lartësojë veten, si individ por dhe si specie? Sipas Fromm-it, njeriu asnjëherë nuk është i kënaqur me natyrën e tij si krijesës dhe do që ta tejkalojë veten. Në fakt, kjo ndodh atëherë kur njeriu dështon ta gjejë e ta kuptojë vendin e tij në mozaikun e krijimit, me çka lindin të gjitha veset e tij. Apo ndoshta kjo buron nga fakti se njeriu është krijuar si qenie qiellore, rrjedhimisht shpirti nuk i gjen qetësi në Tokë, por mungesa e dijes së zemrës sjell për pasojë dëshira të sëmura, përpjekje të devijuara.

Marketing

Vitrina e librit

28
Së fundmi vërehet një rikthim në traditat e hershme të vjershërimit dhe një nga këto botime është ai i autorit Roald Hysa me titullin...