Ta themi hapur

27

Nga Majlinda Qosja

Bashkëpunimi mësues – prindër

Që një fëmijë të ketë sukses në shkollë, është e rëndësishme të mbani mend se takimet prind-mësues mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin dhe suksesin akademik të fëmijës suaj. Për fat të keq, kjo marrëdhënie shpesh neglizhohet, injorohet ose nënvlerësohet nga disa prindër.

E vërteta është që mësuesit dhe prindërit shpesh shohin aspekte të ndryshme të personalitetit të një nxënësi. Vetëm duke mbajtur një dialog të hapur dhe duke krahasuar shënimet mbi arritjet ose sjelljet e nxënësve, këto perspektiva mund të jenë të dobishme për të dyja palët. Marrëdhëniet mësues- prindër  duhet të jenë të hapura dhe të shërbejnë  për të  realizuar një bashkëpunim konstruktiv. Në këtë mes shumë i  rëndësishëm është respekti dhe ndihma e ndërsjelltë.  

207

Nga Fitore Haziri
Imazhi rikujtues i saj është sikur i një guri të çmueshëm që shkëlqen duke përthyer rrezet e dritës, mirëpo vërtetësinë e origjinalitetit të tij e vëren vetëm njohësi i asaj fushe. Nëse shamia shërben si rikujtues i mesazhit të rrugës që ndjekin muslimanët, kureshtarët do ta zbulojnë thesarin e kësaj rruge kur do të nxiten ta hulumtojnë dhe njohin atë!
Si qenie komplekse që jemi, perceptimin e botës përreth e bëjmë përmes shqisave që i përcjellin informacionet në tru, ku përpunohen, depozitohen, kthehen prapa përgjigjet e nevojshme, të cilat manifestohen në forma të ndryshme reagimi e ndjesie prej nesh. Rrjedhë e vazhdueshme imazhesh na përcillen që nga dita kur aktivizohet shqisa e të parit, duke luajtur rol të jashtëzakonshëm në njoftimin, kuptimin, mbajtjen mend, kujtimin e rikujtimin e gjithçkaje që na rrethon. Shqisë kjo që është një ndërmjetës shumë i rëndësishëm e që na përcakton në shumë dimensione si qenie, duke qenë prej prurësve të asaj që vjen nga jashtë, për të ndihmuar më pas ndërtimin e brendshëm.

36

Nga Driton Arifi
Të ngazëllehet njeriu nga dashuria e pashterrur për atdheun nuk është e çuditshme, po të ndodhë e kundërta ka vend për habi. Dashuria për vendin është e mpiksur në shpirtin njerëzor dhe është e ngjizur në karakterin e secilit. Shkulja e kësaj ndjenje nga shpirti mbetet një mision tejet i vështirë, por megjithatë, gjatë gjithë historisë kanë arritur “ta kryejnë me sukses” një shtresë e ulët e njerëzve.
Nga e kaluara e afërt e vendit tonë, u kuptua se edhe sakrifica për tokën ku ka rënë koka, llogaritet ndër sakrificat më sublime që njeriun e lartësojnë në altarin e denjë të lirisë. Ata që u dashuruan me dheun e kësaj toke, qenë të gatshëm që të flijonin më të shtrenjtën, jetën e tyre, edhe pse ndoshta vetë ata nuk ishin të sigurtë nëse gjaku i tyre do të arrinte që t’i freskonte ndonjëherë lulet e lirisë së atdheut.

105

Nga Fjona Çela

Ekzistojnë mënyra të ndryshme, përmes të cilave njerëzit, në mbarë botën, komunikojnë dhe dallojnë nga njëri – tjetri. Çdo individ ka prirje të zgjedhë mënyrën, që e vlerëson më të mirë, për të përcjellë një mesazh të caktuar te njerëzit e tjerë. Janë të njohura lloje të ndryshme komunikimi, ndër të cilët më të rëndësishëm renditen e quhen: komunikimi ose e folura në publik dhe e folura ndërmjet miqësh. Por, cilët janë elementët kryesorë, që bëjnë dallimin ndërmjet të folurit mes miqësh dhe të folurit në publik? Njihen disa faktorë thelbësorë, që bëjnë diferencën ndërmjet të folurit në publik dhe të folurit ndërmjet miqësh. Ndër ta, kryesisht përmenden: formulimi i mesazhit, mënyra e interpretimit të tij, niveli i strukturimit, formalizmi i gjuhës së përdorur, komunikimi gojor e jo gojor etj. 

51

Nga Driton Arifi

Njeriu në rrugëtimin e tij për të njohur realisht vetveten, shpeshherë mbetet i shtangur nga rezultatet e çuditshme që ka arritur. Ai, me gjithë dëshirën e tij të flaktë që epilogu i këtij rrugëtimi njohës të jetë dobiprurës për të, gjen befasisht se ka realizuar të kundërtën e dëshirës së tij.

Njeriu është krijesë sociale, e rrjedhimisht ai s’mund të jetojë jetë normale pa shoqërimin e tjetrit. Mirëpo, dilema që është ngjallur fuqishëm në kokën e shumë njerëzve kohëve të fundit është se kush duhet të jetë ai “tjetri” me të cilin njeriu duhet të shoqërohet e ta kalojë shumicën e kohës së tij. Kush është ai që duhet t’ia falim kohën, kujdesin, preokupimin, edhe dashurinë tonë si njerëz.

Marketing

Vitrina e librit

28
Së fundmi vërehet një rikthim në traditat e hershme të vjershërimit dhe një nga këto botime është ai i autorit Roald Hysa me titullin...