Editorial

67

Nga Ulvi Fejzullahu
Me kalimin e ditëve dhe netëve imani (besimi) vjetërohet në zemër, ndryshken shtyllat e dashurisë, kështu që paraqitet nevoja për ripërtëritjen dhe gjallërimin e imanit në ditët dhe çastet e pritjes së muajit Ramazan. Robi i Allahut duhet të përpiqet me vullnet dhe dëshirë, duke vepruar vetëm e vetëm që të jetë sa më afër Allahut.
Në hadithin kudsij, Allahu thotë: “Unë jam te mendimi i mirë i robit Tim, Unë jam me të derisa ai më përmend Mua; nëse më përmend në vete, e përmend në Veten Time, nëse më përmend në ndonjë tubim, e përmend në tubim më të mirë se ai, nëse më afrohet një pëllëmbë, i afrohem një llërë, nëse më afrohet një llërë, i afrohem një pash, nëse më vjen duke ecur, i vij duke nxituar.” (Transmeton Buhariu)

27

Nga Orjola Sula

Kultura është e vetmja hapësirë pa kufij, ku mund të qarkullojmë lirisht pa patur nevojë për lejekalim e ku në vend që të kundërshtojmë, mund të dialogojmë, edhe nëse nuk jemi dakort. Por ne shpesh devijojmë nga konturet e këtij përkufizimi, duke e keqkuptuar nocionin “kulturë e dialogut”.

Komunikimi është dhunti që Zoti ia ka falur vetëm njeriut. Përmes tij popujt shkruajnë historinë e njerëzimit. Ajo qa na dallon nga qeniet e tjera apo objektet, është pikërisht aftësia për të folur individualisht e më pas për të ndërvepruar përmes komunikimit me të tjerët.

Para se të njohësh të tjerët, duhet fillimisht të njohësh dhe të respektosh veten, të përcaktosh kufijtë e tu, pa cënuar lirinë e mendimit të bashkëfolësve. Pas kësaj fillon “detyra e vështirë” e të pranuarit të mendimit të të tjerëve. Kultura e dialogut nënkupton pikërisht këtë, të respektosh dhe tolerosh bashkëfolësin, shokun, kolegun, familjarët me të cilët ti, me dëshirën tënde apo jo, je i detyruar të bashkëjetosh dhe bashkëveprosh çdo ditë.

820

Nga Oriola Sula

Roli i gruas në familje dhe shoqëri është vendimtar dhe i pazëvendësueshëm, pasi është ajo që ngjiz jetën, rrit dhe edukon individë të denjë, që kanë në dorë të ardhmen e një vendi. Edukimi i një fëmije nis që në bërthamën e shoqërisë, në familje, ku nëna, me dashurinë, butësinë, por edhe zgjuarsinë e saj krijon bazat për personalitetin që ky fëmijë do të ketë kur të dalë në jetë. Dikur gruaja ishte përgjegjëse vetëm për mirërritjen e fëmijëve dhe mirëmbajtjen e shtëpisë. Detyra e saj mbetej brenda kornizës së familjes, t’i shërbente bashkëshortit, si i vetmi burim i të ardhurave për familjen, të rriste fëmijët dhe të kujdesej për mbarëvajtjen e tyre. 

68

Nga Marsida Simo, sociologe
Në ditët e sotme ku rrjedha e jetës kërkon vendime të njëpasnjëshme dhe përgjegjësi të lartë, ankthi dhe pasiguria janë gjithmonë bashkë shoqëruese. Dikur njerëzit ecnin me moton “Një për të gjithë dhe të gjithë për një”. Në këtë mënyrë shumë ngjarje dhe vendime ishin po aq personale dhe njëkohësisht i përkisnin rrethit shoqëror ku njerëzit jetonin. Mjete të tilla ishin një formë e mbijetesës ndaj vështirësive që paraqiteshin gjatë jetës. Nëse dikush kishte probleme financiare apo familjare, shoqëria i vinte në ndihmë dhe e përkrahte pothuajse gjithmonë. Faktikisht, sociologu Emilie Durkheim e shihte evolucionin shoqëror si një lëvizje nga solidariteti mekanik i shoqërive fisnore, në solidaritetin organik karakteristik për shoqëritë industriale.

62

Nga Orjola Sula
Femra është një krijesë e brishtë, plot ndjenja të ndrydhura e ëndrra në sirtar. Gjatë jetës së saj kalon me qindra suksese e zhgënjime që e bëjnë më të fortë për të vazhduar përpara. Mbështetja e prindërve i jep krahë për të arritur shumë gjëra në jetë. Sa janë në shtëpinë e prindërve, këto vajza edukohen, arsimohen, bëjnë trajnime nga më të ndryshmet dhe më pas punësohen. E kështu nisin rrugën e karrierës dhe arritjeve duke u ndjerë disi të plotësuara. Por vjen një moment dhe të gjithë ëndrrat që kishin për jetën shuhen. Jo sepse ato nuk janë të afta për të arritur larg, por sepse vjen dikush në jetën e tyre që ndryshon gjithçka. Dikush që nuk pajtohet dot me faktin se një femër ka të drejtat e saj që të jetë e barabartë me burrin, të punojë e të bëjë karrierë…

Marketing

Vitrina e librit

28
Së fundmi vërehet një rikthim në traditat e hershme të vjershërimit dhe një nga këto botime është ai i autorit Roald Hysa me titullin...